• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ramën nuk e largojnë dot protestat e Bathores, që të vijë Luli me Monikën

by Kreshnik Spahiu
07/03/2019 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu

 “O ethet e luftës për karrige, njërit si iket dhe tjetrit s’i pritet”.

Një muaj pas krizës politike mund të themi me bindje se kjo nuk është një krizë për Shqipërinë por një krizë për “parinë e fshatit”.

3 individ po shqyejnë njëri-tjetrin dhe nuk kanë asnjē alternativ tjetër pasi kanë prishur pazaret e 17 Majit.

Opozita thotë të ik Rama dhe të vij Monika & Basha.

Pozita thotë jo do rrijë Rama sepse “Juventusin vetëm Ronaldo e nxjerr kampion”.

E futur në një labirinth duket qartë që dy faktorët politik s’kanë vullnet as për dialog dhe as për marrveshje.

Në këto kushte ka një zgjidhje që të fitojë Shqipëria dhe jo partia:

1- Rama një ditë do të largohet dhe kjo është çështje kohe. Por rrugët për tu larguar janë vetëm tre:

– me luftë

– me votë

– me dorëheqje mbi një marrveshje…

2- Dy pikat e para bien sepse lufta në mes Europës nuk lejohet nga një vend antar i Natos dhe me votë Luli nuk e mund dot Ramëm as për 30 vjet (kjo sipas deklaratave të Sali Berishës)

Opozita e provoi me votë madje edhe duke dejtuar shtetin qoftë në 2013, 2015, 2017.

Dy vjet më parë opozita drejtoi policinë dhe drejtësinë në bashkqeverisje madje edhe Komisionet e zgjedhjeve.

3 numeruesit e saj nga LSI, PD dhe PR në 5000 qendra votimi firmosën humbjet historike në tre dekada pluralizëm.

3- Zgjidhja e krizës mund të vijë vetëm nga një dorëheqje e Edi Ramës me marrveshje mes pozitës dhe opozitës.

Kërkesa e opozitës është të iki Rama nga kryeministër, ndonese është votuar nga populli.

Kjo kërkesë argumentohet sepse largimi Ramës është garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

4- Cfarë është e gatshme opozita të jape në këmbim të kësaj marreveshje?

Asgjë…

Jo jo kështu, jo Edi Rama, por askush nuk do largohej sepse kësaj nuk i thonë as marerveshje, dhe as zgjidhje krize.

Shqipëria s’ka nevojë për ndërrim pushteti në tavolinë por për zgjedhje të lira.

5- Basha dhe Monika nuk janë garant të zgjedhjeve të lira pasi ashtu si Rama ata kanë kryer krimin e vjedhjes se votave në 2009, 2011, 2013, 2017 etj.

Mos harrojmë që votat e Lulit për Bashkinë e Tiranës u numëruan nga ambasadorët, por ai e vodhi mandatin publikisht.

LSI krijoi fenomenin e 50 eurove në çdo shtepi dhe ndarjes së Iphone 8 celular kinez në çdo fshat.

Në këto kushte zgjedhjet pa Ramën por me Monikën dhe Lulin nuk janë as të drejta dhe as të barabarta.

6- Sistemin elektoral e ndryshuan PD-PS dhe shpikēn listat e mbyllura ku çdo deputet duhet te paguaje nga 200 – 500 mijë euro që të hyjë në lista.

7- Basha është mësuar që ditën e parë në politikë të marre dhurata dhe ta marr pushtetin pa vota.

Një kryetar partie që vodhi dy herë votat e për kryetar brenda partisë dhe më pas eleminoi rivalët Olldashi dhe Selami (njëri në varr dhe tjetri në pension) nuk mund të jetë garant për zgjedhje të lira.

Edi Rama duhet largohet por jo që të marre pushtet Basha në tavolinë, siç ja ka dhuruar Berisha partinë.

Edi Rama duhet largohet, por atë nuk e largojnē dot protestat e Bathores, sepse Shqipëria është 3 milion dhe jo 30.000 protestues nga veriu.

Edi Rama duhet largohet, por atë nuk e rrëzon dot me vota Luli as sot dhe as mot.

Edi Rama duhet largohet por jo me pazar në tavolinë që të amnistojnë vjedhjet e njëri-tjetrit.

Edi Rama duhet largohet, por jo duke rikthyer xhaketat e vjetra.

Edi Rama duhet largohet sepse Shqipëria po varfërohet.

Rama duhet largohet se mijera shqiptarë po e braktisin Shqipërinë, por jo se do Monika dhe Luli.

Edi Rama duhet të largohet kur të kuptoje se është kryetar i Shqipërisë dhe jo i partisë.

Nëse Rama ikën nga Bashën dhe Monikën: “Hajde vidhni ju edhe 8 vjet”, atëhere Shqipëria shkon në luftë.

Nëse një herë të vetme do të tregohet burrë shteti ai ka 3 mundësi:

1- Të fuse në burg disa ministra të tij për aferat e denoncuara nga shërbimet e huaja.

2- Të ndryshojë me referendum popullor sistemin elektoral jo si i pëlqen atij dhe Sali Berishës, por si i intereson popullit.

3- Të largohet me një marrveshje popullore jo vetëm ai si kryeministër, por së bashku me Lulin dhe Monikën si 3 bashkepuntorë në krimin e vjedhjes së votës. Le të qëndrojnë të 3 bashkë me Doktorin një mandat 4 vjeçar jashtë parlamentit. Të rrinë në shtëpi dhe të lejojnë garën për alternativat e reja.

Kjo është zgjidhje: “Rama ik por bashkë me Lulin dhe Monikën”

Next Post
Prishja e ndërtesave në Dhërmi, Greqia kërcënon me ‘kartën’ e integrimit

Presidenti grek vijon sulmet: Çamët, nazistë të pamëshirshëm!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përdorues i Sky Ecc dhe trafikant droge, SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes

Përplasja me armë në Bushat në 2024-ën, SPAK merr të pandehur tre anëtarë të grupit “Bajri”

May 15, 2026
“Hapni Ngushticën e Hormuzit”, Kina: Lufta me Iranin nuk duhej të kishte ndodhur

“Hapni Ngushticën e Hormuzit”, Kina: Lufta me Iranin nuk duhej të kishte ndodhur

May 15, 2026
Finalja e madhe e Eurovision, zbulohet renditja e pjesëmarrësve, ja kur do të performojë Alis

Finalja e madhe e Eurovision, zbulohet renditja e pjesëmarrësve, ja kur do të performojë Alis

May 15, 2026
Ilaç që ngjall të vdekurit? Kjo është e vërteta e deklaratës së Donald Trump

Ilaç që ngjall të vdekurit? Kjo është e vërteta e deklaratës së Donald Trump

May 15, 2026
Përvjetor i dhimbshëm në Gaza, nga dëbimi i 1948-ës te katastrofa e sotme

Përvjetor i dhimbshëm në Gaza, nga dëbimi i 1948-ës te katastrofa e sotme

May 15, 2026
Skandal në Gjermani, pediatri akuzohet për 130 raste abuzimi seksual ndaj fëmijëve

Skandal në Gjermani, pediatri akuzohet për 130 raste abuzimi seksual ndaj fëmijëve

May 15, 2026
Siguria e Europës në fokus, Rama në panelin kryesor ndërkombëtar në Estoni

Siguria e Europës në fokus, Rama në panelin kryesor ndërkombëtar në Estoni

May 15, 2026
Kuba në kolaps energjetik, Trump fut në lojë CIA-n dhe ofertën milionëshe

Kuba në kolaps energjetik, Trump fut në lojë CIA-n dhe ofertën milionëshe

May 15, 2026
Fillimet në SHBA, Harry Bajraktari: Pronën e parë e bleva në ’97-ën, ishin 60 banesa në Bronx

Fillimet në SHBA, Harry Bajraktari: Pronën e parë e bleva në ’97-ën, ishin 60 banesa në Bronx

May 15, 2026
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë: Më 4 prill përfundojnë dëshmitë ndaj ish-krerëve të UÇK

“Egoja në politikë të fundos”, Mesazhi i Thaçit nga Haga për politikanët

May 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In