• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama viziton spitalin e traumës, nga sot protezat ortopedike për pacientët ofrohen falas

by Java News
24/08/2016 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ishte sot në Spitalin e Traumës në Tiranë, për të parë nga afër shërbimin më të ri për pacientët që kanë nevojë për pajisjet mjekësore të implantueshme.

Rama, zhvilloi një mbledhje pune me drejtues dhe mjekë të Spitalit të Traumës, gjatë së cilës u paraqitën dhe u diskutuan projektet e reja për rinovimin dhe rritjen e eficencës së spitalit.

I cili, në tre vitet e fundit, falë investimeve, ka pësuar një ndryshim radikal në infrastrukturën dhe funksionimin e tij, duke u shndërruar nga një institucion shëndetësor i harruar, në një qendër të rëndësishme që ofron shërbime moderne dhe bashkohore.

Për këto ndryshime shprehen vetë mjekët, puna e të cilëve është lehtësuar dhe përmirësuar ndjeshëm. “Për këto 3 vjet të paktën, nga 2013 e këtej është bërë një revolucion shumë i madh nga Ministria e Shëndetësisë.

Ky spital ka qenë mendoj unë në qendër të vëmendjes, që më përpara ka pas munguar kjo. Falë furnizimeve me medikamente, me mjete dhe kjo e fundit tashmë me këto  pllakat, vidat dhe protezat do të jetë gjë e paimagjinueshme për ne mjekët”, u shpreh një prej tyre.

Ndër projektet e reja të rëndësishme për të cilat u diskutuan në mbledhje ishin edhe projekti i recepsionit dhe hollit të ri të pritjes i cili do të ndihmojë në përmirësimin e komunikimit me qytetarët, pacientët dhe familjarët; projekti i i mjediseve të reja të fizioterapisë; kompletimi i sistemit të ajrit të kondicionuar të reanimacionit të përgjithshëm, etj.

Gjatë këtyre tre viteve në spitalin e traumës janë investuar rreth 300 milionë lekë të reja në projekte të ndryshme, pajisje dhe teknologji.

Një prej tyre është rezonanca magnetike, një risi që nuk ka ekzistuar më parë, në këtë spital, duke bërë që pacientët të kursejnë kohë dhe shpenzime, pa qenë e nevojshme të drejtohen në spitalet private apo në QSUT.

“Kjo është pajisja e rezonancës magnetike, e vënë në punë në spital para rreth 14 muajsh. Spitali, edhe pse ka qënë spital traume nuk ka patur rezonancë magnetike.

Nuk ka patur ekzaminime. Shpesh herë të sëmurët detyroheshin të lëviznin në spitale të tjera ose në klinika private.

Krijonte dhe probleme në komunikimin me familjarët. Sot, plotësojmë nevojat  që kemi këtu për trauma, por duke qenë se ka kapacitet, ky spital na mbulon dhe nevojat që kemi për rezonancë nga sistemi i referimit për disa qarqe të vendit, në mënyrë që radhën e pritjes ta mbajmë jo më shumë se një muaj në gjithë Shqipërinë dhe praktikisht nga korriku i vitit të kaluar, kemi arritur ta mbajmë.

Pra, rezonanca magnetike në gjithë Shqipërinë, kur është me planifikim nuk zgjat më shumë se 1 muaj për këdo.”, – shpjegoi ministri Beqaj.

Next Post
Sizmiologu shqiptar: Vendi mund të rrezikohet nga një tërmet 6 ballë në këto qytete

Sizmiologu shqiptar: Vendi mund të rrezikohet nga një tërmet 6 ballë në këto qytete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com