• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Vite më parë mësuesit futeshin në punë duke dhënë para ose nga partitë, sot zgjidhen me meritokraci

by
21/12/2022 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama thotë se mësuesit zgjidhen sot për t’u bërë pjesë e sistemit me meritokraci përmes portalit. I pranishëm në ceremoninë “Mësuesi i Vitit 2022”, Rama tha se sistemi arsimor ka përparuar krahasuar me vite më parë kur mësuesit futeshin në punë nga partitë politike apo duke blerë vendin e punës me para.

“Sot ne kemi të gjithë arsyet që të ndihemi më mirë se disa vite më parë situatën e arsimit parauniversitar se sot masat dhe reformat e bëra kanë filluar të japin rezultate. Atmosfera e përgjithshme dhe hapësira në të cilën punojnë të gjithë arsimtarët është ndjeshëm e përmirësuar.

Nuk ka më diskutim për paprekshmërinë e figurës së mësuesit nga orekset e politikës, partive, sepse tanimë i gjithë procesi i rekrutimit të mësuesve është proces i konsoliduar dhe dihet fare mirë që ripërtëritje natyrale e trupës së mësuesve kalojnë përmes portalit mësues për Shqipërinë që na ka dhënë provën e vazhdueshme të konkurrencës duke na lehtësuar nga barra e ndjenjës së përgjegjësisë dhe fajit për shkak të padrejtësive  të vazhdueshme që ishin kthyer në sistem.

Sistemi nuk kishte asnjë logjikë tjetër përveç asaj të klientelës politike, korrupsionit, klientelës së krijuar nga lidhjet farefsinore. Kur mendon që këto kanë marrë fund, mund të ketë raste sporadike, është arsye për të marrë frymë lirisht”, tha Rama.

/e.d

Next Post
Deputetja Açka ‘shigjeton’ deputetët e PS: Seksizëm i pastër! Po flasim për verën, nuk po pimë

Deputetja Açka 'shigjeton' deputetët e PS: Seksizëm i pastër! Po flasim për verën, nuk po pimë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com