• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama të na i kishte kursyer këtë fake news me Trump-in

by Mustafa Nano
28/09/2019 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mustafa Nano

Kryeministri Rama ndodhet në New York, dhe prej andej ka dërguar disa foto, mes të cilave bie në sy fotoja ku ai, tok me të shoqen, ka dalë me çiftin Trump.

Një foto e tillë është pa asnjë domethënie, në fakt, s’ka gjë se është një dëshirë për t’u kuptuar për të pozuar me Trumpin. E kanë shumë kryeqeveritarë këtë dëshirë. Dhe Trumpi nuk ua prish. Sepse nuk i kushton asgjë. E shumta i duhet të bëjë një sforcim për të buzëqeshur. Dhe i duhet të harxhojë njëzet sekonda për një foto.

Thuhet edhe që paguhet për të bërë një foto me të. Kështu që nuk duhet ta përjashtojmë rastin që Rama të ketë paguar për atë foto. Herë të tjera kështu ka ndodhur.

Bashës, në foton e fundit që bëri me Trumpin, i është dashur të paguajë. Nuk është se paguhet Trumpi, të kuptohemi. Paguhen lobistët që e bëjnë të mundur këtë foto. Ata paguhen më shumë kur bëjnë të mundur takime. Por takim me Trumpin nuk ka patur.

Rama e shiti foton si një takim të tijin me Trumpin, megjithatë. Madje, e përshkruajti këtë takim. “Patëm një bisedë të shkurtër, por të këndshme e të mjaftueshme për të kuptuar se marrëdhëniet janë të shkëlqyera”, tha Rama. Po çfarë u bisedua në atë takim të shkurtër?

Rama nuk na dha detaje, por na tha sidoqoftë, se Trumpi i paska thënë, që Albania is doing pretty good. Po tjetër çfarë mund të jetë biseduar? Sepse në një bisedë të shkurtër duhet të jetë biseduar më shumë sesa kaq. Ndryshe, nuk i bie që të ketë qenë bisedë.

Përkundrazi, i bie të ketë qenë një njatjetim i thjeshtë. Nëse ne i themi njëri tjetrit në rrugë apo në një holl apo në një korridor “ç’kemi”, kjo nuk quhet bisedë. Kjo quhet njatjetim. Dhe është kjo që i ka ndodhur Ramës në New York. I ka thënë njatjeta Trumpit, teksa kanë qenë gati për të dalë në fotografi.

Dhe Trumpi ia ka kthyer. Njatjeta i ka thënë edhe ai. E ndërkohë, që fotografi mund të jetë vonuar ca sekonda, për të vrarë heshtjen, Trumpi mund t’i ketë thënë që Shqipëria po ecën mirë. Ka qenë një frazë mirësjelljeje. Kaq. Asgjë më shumë.

Prandaj, zhurma mbi një takim të Ramës me Trumpin është e rreme. Dhe burimi i kësaj zhurme është Rama vetë. Ai duhet të na i kishte kursyer këtë fakenews. Fotografia është e vërtetë, ndërsa takimi është gënjeshtër.

Por as fotografia nuk përbën lajm. Sepse të gjithë e dimë se si e për se bëhen fotografi të tilla. E prandaj, as atë fotografinë nuk ka pse të na i dërgojë si sukses të vizitës në OKB.

Është thjesht një fotografi. E cila do t’i vlejë Ramës për ta futur në një kornizë e për ta varur në shtëpi a në zyrë. Vlerë tjetër ajo fotografi nuk ka.

Next Post
A po e heton prokuroria Adriatik Llallën? Marku: Po bashkëpunojmë me DASH

Të 20 muajt e prokurores së përkohshme!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In