• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama takon kryeparlamentarin grek: Marrëdhëniet mes dy vendeve, shumë të mira

by A R
21/03/2023 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka vijuar vizitën e tij të punës në Athinën zyrtare. Këtë të martë ai është takuar me kryeparlamentarin grek, Constantine Tassoulas. Rama u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira dhe në përmirësim të vazhdueshëm.

“Marrëdhëniet tona janë shumë të mira dhe në përmirësim të vazhdueshëm. Dëshira e dyanshme për t’iu forcuar këto marrëdhënie çdo ditë është shumë e madhe dhe baza e këtyre marrëdhënieve janë padyshim të dy popujt tanë dhe urat e forta mes nesh janë qoftë qytetarët grekë që jetojnë në Shqipëri dhe qytetarët shqiptarë që jetojnë në Greqi”, tha Rama.

Ndërkohë kryeparlamentari grek u shpreh se minoriteti grek në Shqipëri dhe komuniteti shqiptar në Greqi janë ura lidhëse mes dy vendeve.

“Po të diskutojmë sot anën politike të marrëdhënieve tona në kuadër në këtë nivel që janë marrëdhëniet tona, qoftë ana organizative, qoftë ana frymëzuese do të na çojnë në frymëzimin e këtyre marrëdhënieve duke pasur si urë të pakthyeshme minoritetin grek në Shqipëri, dhe komunitetin shqiptar në Greqi. Në vizitën e fundit të kryeministri grek në Dervician, që e shoqëruar zoti kryeministër, u dëgjuan fjalë shumë të sakta për progresin e Shqipërisë, për prosperitetin e minoritetit grek në Shqipëri dhe për perspektivën europiane të vendit tuaj. Të gjitha këto janë të identifikuara. Vetëm nga fondi i konferencës zoti kryeministër, nga programi në fushën e bujqësisë këto 40 vite Greqia përfitoi rreth 200 miliardë Euro. Pra me të drejtë vendi juaj synon ecjen drejt integrimit europian. Me të drejtë vendi ynë mbështet rrugëtimin europian të Shqipërisë. Me të drejtë të dyja vendet tona duke patur ura lidhëse po ecin përpara. Me këto mendime, me konfirmimin dhe duke qenë i sigurt për përmirësimin e marrëdhënieve tona, për përmirësimin e jetesës së minoritetit grek në Shqipëri dhe përmirësimin e nivelit të jetesës në përgjithësi në Shqipëri ju uroj mirëseardhjen në parlamentin helen”, tha Tassoulas.

Në fund mes të dyve u shkëmbyn disa dhurata ku nuk munguan as batutat.

“Kjo është pasi zihen deputetët në parlament dhe kur të shkoni në darkë në shtëpi, kjo është vera ime. Është shumë e mirë pas seancave”, tha Rama duke krijuar të qeshura mes të pranishmëve.

Rama shoqërohej në këtë takim nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

Kujtojmë që një natë më parë, kreu i qeverisë çeli një ekspozitë në Athinë. Pjesëmarrës në ceremoni ishin edhe Kryeministri grek, Kyriakos Mistotakis dhe ministri i Jashtëm, Nikos Dendias.

/a.r

Next Post
Rama pritet nga presidentja greke, Sakellaropoulou: Do t’i zgjidhim të gjitha çështjet e lëna pezull

Rama pritet nga presidentja greke, Sakellaropoulou: Do t’i zgjidhim të gjitha çështjet e lëna pezull

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Macron komenton aksionin e SHBA: Populli i Venezuelës është çliruar nga diktatura e Maduros

Macron komenton aksionin e SHBA: Populli i Venezuelës është çliruar nga diktatura e Maduros

January 3, 2026
Tavolina e festave lë pas 2-4 kg shtim në peshë! Dietologët: Tani konsumoni ujë dhe bëni ecje

Tavolina e festave lë pas 2-4 kg shtim në peshë! Dietologët: Tani konsumoni ujë dhe bëni ecje

January 3, 2026
Distancohet kryeministri britanik: Nuk ishim të përfshirë në sulmet amerikane ndaj Venezuelës

Distancohet kryeministri britanik: Nuk ishim të përfshirë në sulmet amerikane ndaj Venezuelës

January 3, 2026
Trafik i rënduar në Librazhd-Elbasan, radha kilometrike e makinave prek edhe rrugën për në Tiranë

Trafik i rënduar në Librazhd-Elbasan, radha kilometrike e makinave prek edhe rrugën për në Tiranë

January 3, 2026
Kapja e Maduros, diaspora venezueliane shpërthen në festime

Kapja e Maduros, diaspora venezueliane shpërthen në festime

January 3, 2026
Anëtarja republikane e Kongresit, kritika Trumpit: Operacioni në Venezuelë u bë për kontrollin e naftës!

Anëtarja republikane e Kongresit, kritika Trumpit: Operacioni në Venezuelë u bë për kontrollin e naftës!

January 3, 2026
Trump: Maduro do të mbajë përgjegjësi, venezuelianët tashmë janë të lirë dhe të pavarur

Trump: Maduro do të mbajë përgjegjësi, venezuelianët tashmë janë të lirë dhe të pavarur

January 3, 2026
Si e ndoqi Trumpi LIVE pengmarrjen e Maduros? Shtëpia e Bardhë publikon fotot

Si e ndoqi Trumpi LIVE pengmarrjen e Maduros? Shtëpia e Bardhë publikon fotot

January 3, 2026
Shqipëria në BE për 5 vite? Dritan Hila: Premtimi realist, është në dorë të Bashkimit Europian

Ëndrra e një nate venezueliane në bregun e Lanës!

January 3, 2026
Më shumë se sa me Ramën, Maduro ngjan me Berishën

Më shumë se sa me Ramën, Maduro ngjan me Berishën

January 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In