• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama sulmon opozitën: Keni mendje hajduti, akuzuat një investitor të respektuar botërisht

by A R
24/11/2022 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një fjalim të gjatë në Parlament, Kryeministri Edi Rama u ka kthyer përgjigje akuzave të opozitës për draft marrëveshjen për ndërtimin e Portit të ri të Durrësit nga kompania e investitorit nga Dubai, Muhamet Alabbar.

“Po kur thonë do na e lënë Shqipërinë pa port tradhtorët? E kanë thënë gjithmonë. Për portet ankohen më shumë ata që s’dinë not. Nuk e them unë. Kjo është gjuha e mësuesve të mi dhe sot kam ardhur t’ju përmes tyre, unë thjesht lexoj. Po si mor do e lëmë pa port? Është shkruar, puna nis me fazën e parë që është jashtë portit. Të gjitha spostimet nga porti i vjetër i aktiviteteve tregtare që janë aty të koncesionuar më parë do vazhdojnë të pandërprera deri kur të jetë gati porti i ri. Janë të shkruara në marrëveshje. I dinë dhe këta. Tani u duket të tërve me mufo e me çufo deri tek napoleoni i gjirizave.

Janë të njëjtët që m’u si pykë i rrinë Shqipërisë, aty rrinë që nga vitit 1912 katran me bojë. Ne tradhtorët po u falkemi sot një copë mëmëdheu që sipas llogarive të mëmëdhetarëve na qenka 600-700 milionë në këmbim të një investimi që na qenka 80 apo 120 meleonë. Në të vërtetë, ne s’po falim asgjë, asnjë metër tokë por i japm të drejta zhvillimi mbi një pronë shtetërore ku pikërisht se shteti është pronar dhe për herë të parë ortak me një investor të huaj, që do investojë 2.1 miliardë të paktën. Por mëmëdhetarëre, ortakut shtet ja numërojnë tërë vlerën e pronës, ndërsa investitorit ja zënë veç. Duke qenë se turpin këta të paudhë e kanë ngrenë, i çajnë daullet e veshit militet që dhe taksat na qenkan falur. Janë plot 1.069 miliardë Euro që shteti do fitojë. Ndërsa taksa e kontributit në infrastrukturë nuk falet. Ky ortaku shtet i futur në këtë investim nga ne për të qenë i pranishëm aty ka veto për të miratuar buxhetin në dispozicion të këtij projekti. Kur ka ndodhur që shteti shqiptar të hyjë në investim si ortak dinjitoz”.

Rama u ktheu përgjigje edhe akuzave të opozitës për sulmet që kanë bërë ndaj investitorit Muhamet Alabbar.

“Jeni ortak thonë në një kompani offshore. Kompania Eagle Hills është e regjistruar në Abu Dabi me përfitues fundor të ditur, të bërë publik. Po nuk është Emari, thonë, prandaj është mashtrim. Duke mos pasur asnjë lloj cipe që këtu nuk më akuzojnë mua, nuk na akuzojnë ne, se mirë mua më dinë si veten e tyre, po akuzojnë për mashtrim një personalitet të ekonomisë globale, themeluesin dhe drejtuesin e Emar Group i cili është në lirinë e tij të vijë në Shqipëri me një kompani fringo të re ta quajë Eagle Hills Albania. Ama boll që në ball dhe në shpinë të këtij operacioni masiv të jetë ai, Muhamet Alabbar, një investitor i njohur dhe i respektuar botërisht.

Çfarë mendje duhet të kesh për të ngritur akuza të tilla për një personalitet të ekonomisë globale? I cili kur i thonë llafit duhej pritur me lule këtu. Duhet të kesh mendje hajduti, duhet të jesh vetëm me një mendje hajduti si atyre që i jepnin copat e vendit me 1 Euro dhe nën dorë kërkonin gjysmat e shamisë të kërkimit nga beleja. Vetëm një mendje e tillë mund të prodhojë akuza llum i zi që të marri ujërat e të shkojë deri në Dubai”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

/a.r

Next Post
‘I rrinë Shqipërisë si pykë’, Rama akuza Metës e Berishës: Duke thirrur rroftë mëmëdheu, duan të lahen nga gjaku

'I rrinë Shqipërisë si pykë', Rama akuza Metës e Berishës: Duke thirrur rroftë mëmëdheu, duan të lahen nga gjaku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turqia mohon ndërhyrjen në zgjedhjet e Izraelit: Pretendimet janë të pabazuara!

Turqia mohon ndërhyrjen në zgjedhjet e Izraelit: Pretendimet janë të pabazuara!

October 29, 2026
VIDEO/ Protesta në Tiranë, Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane

Rama ul taksat e rrit pagat, avazi ‘hip se të vrava, zbrit se të vrava’ nuk ndalet!

October 29, 2026
Nga “Pasqyrë Albania” dhe fondet e IPARD, te marrëveshja me Francën për ujësjellësin e Durrësit! Zbardhen të gjitha vendimet e Qeverisë

Gara për fondet e buxhetit të shtetit, “ngrin” paga e Presidentit! Ja ministritë që marrin më shumë

October 29, 2026
Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar Lorik Abazi në Angli, shkak dyshohet komenti për partneren! Nga sherri te krimi fatal, detajet e ngjarjes tragjike

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar Lorik Abazi në Angli, shkak dyshohet komenti për partneren! Nga sherri te krimi fatal, detajet e ngjarjes tragjike

October 29, 2026
Pikëpyetjet e basteve online/ Ekspertët: Ata që luajnë fshehurazi, nuk do të duan të deklarohen

Bëhet gati hapja e lojërave të fatit online, Qeveria pret që të arkëtojë 2 miliardë lekë!

October 29, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Shkresa për Veliajn është një “sekret” publik që e dinë të gjithë

October 29, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Në mbledhjen e grupit nuk foli vetëm Çuçi”- Transferimi i Veliajt në Fier, avokati Ndreca zbardh detaje: Disa deputetë të PS më telefonuan të shqetësuar…

October 29, 2026
Sezoni 2024, Ministria e Turizmit: Kemi një rritje me 35% të netqëndrimeve të turistëve të huaj

Përafrimi me BE-në/ Qeveria prezanton ligjin e ri për turizmin, regjistrim i detyrueshëm i qirave afatshkurtra dhe krijim i zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit

October 29, 2026
Shuhet në moshën 101-vjeçare akademiku Luan Omari, themeluesi i Akademisë së Shkencave! Nesër mbahen homazhet dhe nderimet

Shuhet në moshën 101-vjeçare akademiku Luan Omari, themeluesi i Akademisë së Shkencave! Nesër mbahen homazhet dhe nderimet

October 29, 2026
Meloni u jep italianëve mundësinë të zgjedhin targa të personalizuara për makinat

Meloni u jep italianëve mundësinë të zgjedhin targa të personalizuara për makinat

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In