• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama i përgjigjet ashpër LSI: Janë çmendur, bërtasin e çirren, po mbajnë peng hipotekat

by Java News
18/06/2017 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë mitingut elektoral në Vorë paraditen e sotme, Kryeministri Edi Rama ka sulmuar LSI-në dhe i është përgjigjur akuzave të saj.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se nuk ka luftë dhe asgjë personale me asnjë parti politike. Sipas tij, gara e Partisë Socialiste është për të reformuar administratën shtetërore.

Duke folur për koalicionet, Rama nënkuptoi LSI-në kur tha se duhet të krenohen me punët që ka bërë kjo qeveri, pavarësisht se ata vetëm kanë votuar në Parlament dhe s’kanë bërë asnjë reformë.

“Unë nuk kam dalë në këtë fushatë për luftë, kam dalë për garë po jo garë me të tjerët. Unë nuk e di çfarë kanë, janë çmendur, bërtasin, çirren, as po ju thotë njeri gjysëm llafi. Pse i shqetëson kaq shumë vetëm një gjë, duam të bëjmë shtet, duam të bëjmë administratë. Pastaj vijnë në Tiranë thonë ku është tepsia. Ore jemi këtu për njerëzit, duhet të regjistrojmë tokat, ata na kanë votuar për këtë punë.

Jo, unë dua hipotekën, patentat, midhjet, oktapodin, burgun, vjen tjetri thotë dua pastruesen. Ai ka pastrueset e veta. Si mund të bëhet shtet kështu, dhe kjo s’është personale. Unë nuk them që e ka fajin ajo parti apo kjo parti. Dhe ne me koalicionin kemi bërë punë shumë të mira. Pavarësisht se punët i kemi bërë vetëm ne, ata na kanë dhënë votën se mendjen tek tepsia. Por të dalin të krenohen me punët që kemi bërë”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Sipas Ramës, qeveria ka legalizuar falas objektet pa leje të qytetarëve, por ata nuk e regjistrojnë dot pronën pasi Hipoteka, e drejtuar nga një parti tjetër, siç tha ai, i mban peng.

Pronat e paregjistruara në Hipoteka, premtoi Rama, qeveria do t’i kthejë në titull pronësie brenda vitit.

“Me votat tuaja vijnë në Tiranë dhe thonë tepsia, ku është tepsia. Nëse ne do kishim fuqinë nga njerëzitm, nuk do kishim sot këtu në Vorë, 3 mijë njerëz, familje, që kanë marrë lejen e elgalizimit dhe nuk marrin dot hipotekën. S’do kishim këtu një zonë kadastrale të paregjistruar. Ju shisni toka dhe ato nuk janë të regjistruara. Nëse do na jepni besimin, do kemi një sistem tjetër, të përqendruar në agjenci të pronës së patundshme, ku do jenë bashkë komisioni i kthimit të pronave, hipoteka dhe ALUIZNI dhe nuk do ketë më histori ta jep njëri, s’ta lëshon tjetri, ta mban peng një tjetër. Se e kanë ndarë votën në tre pjesë, jepja njërit hipotekën, e mban partia e tij, jepja ALUIZNI-n, e mban partia e tij. Na ka qëlluar që Lame është pa parti dhe ua ka dhënë të gjithëve. Ta ndajmë këtë.

Ne u japim legalizimet dhe nuk e regjistrojnë dot pronën në Hipotekë, sepse hipotekën e ka dikush tjetër. Ne do ua bëjmë titull pronësie, 40 mijë legalizimet që nuk i regjistroni në hipoteka, brenda vitit. Votoni PS-në dhe do marrë fund historia e regjistrimit të pronës. Çdo pronë do regjistrohet dhe çdo titull pronësie do i dorëzohet pronarit”, tha Rama./a.ç

Next Post
Policia nis monitorimin e fushatës elektorale, 7047 efektivë në terren

Zgjedhjet, policia vëzhgim personave të dyshimtë, kontrolle me qen pranë QV

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet projektligji i plotë, Policisë bashkiake i shtohen kompetencat

Zbardhet projektligji i plotë, Policisë bashkiake i shtohen kompetencat

January 23, 2026
SHBA tërhiqet zyrtarisht nga OBSH: Keqmenaxhim i Covid-19 dhe mungesë transparence

SHBA tërhiqet zyrtarisht nga OBSH: Keqmenaxhim i Covid-19 dhe mungesë transparence

January 23, 2026
FOTO / Ivanka Trump ndan bukuritë shqiptare me ndjekësit e saj në rrjetet sociale

FOTO / Ivanka Trump ndan bukuritë shqiptare me ndjekësit e saj në rrjetet sociale

January 23, 2026
BE: Marrëdhëniet me SHBA-të kanë pësuar një goditje të madhe

BE: Marrëdhëniet me SHBA-të kanë pësuar një goditje të madhe

January 23, 2026
“Shumë gjëra mund të zgjidhen para”, Zelensky jep detaje para takimit me presidentin Trump

Zelensky nxjerr ‘sekretin’, Rusia prodhon raketa me materiale nga SHBA, Kina dhe Tajvani

January 23, 2026
Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

Ftesa e Trump/ Haxhiu: Frymëmarrje e jashtëzakonshme për qeverinë, SPAK nuk do të ketë mbështetjen amerikane sepse…

January 23, 2026
Nisma e Ruttes irriton aleatët e NATO-s: Nuk kishte mandat për të negociuar me Trumpin

Nisma e Ruttes irriton aleatët e NATO-s: Nuk kishte mandat për të negociuar me Trumpin

January 23, 2026
Veliaj padit Presidencën dhe Ols Dadon: Noteri u emëruar prokuror pa arsimin përkatës

Veliaj padit Presidencën dhe Ols Dadon: Noteri u emëruar prokuror pa arsimin përkatës

January 23, 2026
Plani sekret amerikan, si do rrëzohet regjimi kuban deri në fund të vitit

Plani sekret amerikan, si do rrëzohet regjimi kuban deri në fund të vitit

January 23, 2026
Reuters: Shqipëria i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

Reuters: Shqipëria i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In