• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet, policia vëzhgim personave të dyshimtë, kontrolle me qen pranë QV

by Java News
18/06/2017 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur ka ngelur një javë nga zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, Policia e Shtetit ka nisur zbatimin e planit të masave për të kontrolluar territorin.

Burime të Report TV nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se ka filluar patrullimi në çdo lagje të Tiranës, por edhe në qytete të tjera.

Policia ka filluar të jetë e pranishme në vendet ku shqiptarët do të votojnë në 25 qershor, por edhe në qendrat e numërimit.

Synimi i këtyre kontrolleve paraprake, sipas burimeve, është që të mos lejohen incidentet pranë qendrave të votimit.

Përveç patrullimit po bëhen edhe kontrollet me qen apo dokumentimi me video i ambienteve të votimit.

Gjithashtu Policia do të mbajë në vëzhgim personat me precedent penal.

Me urdhër të Drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako është kërkuar që gjatë kësaj jave, të 12 drejtoritë në qarqe, të vëzhgojnë personat që mund të shkaktojnë problem gjatë zhvillimit të zgjedhjeve.

Nëse policët marrin informacion për persona me precedent penal pranë qendrave të votimit, atëherë do të raportojnë direkt në qendrën e monitorimit në Policinë e Shtetit, e cila do të vendosë se çfarë duhet të bëjnë.

Në të gjitha qendrat e votimit, përveç policëve me uniform do të ketë edhe civil. Burimet sqarojnë se policët civil do të jenë të pranishëm për të identifikuar personat që mund të shkaktojnë incidentet.

Ndërkohë Policëve u është dhënë urdhër që të mos përfshihen në tubime apo të mbshtesin partitë politike, në të kundër do të përjashtohen nga Policia e Shtetit.

Pak ditë më parë Policia e Shtetit ka ngritur edhe një qendër monitorimi për zgjedhjet, e cila do të kontrollojë të gjitha qendrat e votimit në 25 qershor dhe më pas qendrat e numërimit.

Policia pritet të kalojë me shërbim të përforcuar përgjatë gjithë javës që do zhvillohen zgjedhjet, ku pritet të angazhohen rreth 7 mijë policë në të gjithë vendin.

a.ç

Next Post
Luan Rama refuzon ftesën: Ditëlindjen e PS do e festoj me disa themelues të vjetër

LSI sulmon ashpër Ramën: E ke mbyllur përfundimisht raportin me ne, humbem bashkitë nga pazaret tuaja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In