• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LSI sulmon ashpër Ramën: E ke mbyllur përfundimisht raportin me ne, humbem bashkitë nga pazaret tuaja

by Java News
18/06/2017 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i LSI, Luan Rama ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se LSI ka bllokuar lejet e hipotekave. Sipas nënkryetarit të LSI, 80% e hipotekave janë në varësi të Ramës dhe ftoi qytetarët e Vorës që t’i drejtohen nesër hipotekës së Tiranës.

“Kryetari i rilindjes tha sot në Vore se janë 3 mijë familje që nuk kanë marrë dot hipotekat duke ia lënë fajin tepsisë. Hipotekat në Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan dhe në 80% të qarqeve e kanë njerëzit e Rilindjes të emëruar nga Rama. I ftoj të 3 mijë familjet e Vorës që të paraqiten pranë hipotekës së Tiranës që të marrin aktet e pronësisë meqë tani e ka Rama gjithë pjesën e tepsisë”, tha Luan Rama

Luan Rama e quajti kryeministrin ‘kryetarin gjunjëkëputur të rilindjes’ dhe deklaroi se fjalimet e tij janë demagogjike. Nënkryetari i LSI, deklaroi se është e vërtetë që LSI pengoi miratimin e reformës në drejtësi siç mendonte Rama.

“Edi Rama na del se ka ndihmuar kryetarin e Bashkisë së Vorës dhe kjo tregon se ai ka bërë pazar. Kryetari gjunjëkëputur i rilidjes po bën mashtrim dhe demagogji.  Po na del se rilindja paska bërë për këtë popull. Ka të drejtë kur thotë se nuk e lejuam ta bënte reformën siç dontë Rama, pasi synonte që ta kapte atë. Reforma në drejtësi u miratua me konsensus falë vendosmërisë së LSI dhe Ilir Metës. Edi Rama të mos marrë qytetarët për budallenj. Më 25 qershor qytetarët do ndëshkojnë këtë klloun të mashtrimit dhe është dita e vettingut politik për atë që mbushi parlamentin me kriminele dhe që u dha pushtet banditëve”, tha Luan Rama.

Luan Rama dënoi edhe deklaratën e Ramës për policinë, për të cilën kryeministri kërkoi ndjesë.

Luan Rama u shpreh se kryeministri e ka problemin në raportet me Rilindjen, pasi raportet me LSI i ka mbyllur përfundimisht.

“Ka një problem shumë të madh kreu i Rilindjes, problemin e raporteve me Rilindjen, sepse raportet me LSI i ka mbyllur përfundimisht. Qytetarët do ndëshkojnë këtë klloun të mashtrimit dhe të hipokrizisë. Po përdor një tufë banditësh për të manipuluar votat. Ashtu siç bëri deklaratën ndaj policisë. Nuk ka shqiptarë të kuptojë se cfare do të thotë fjala të marrësh dhe çfarë kuptimi do të thotë kur fton policet të mbledhin vota”- tha Luan Rama.

/a.ç/javanews.al/

Next Post
Vdes gjatë një garë me dema toreadori spanjoll Ivan Fandino (Foto)

Vdes gjatë një garë me dema toreadori spanjoll Ivan Fandino (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In