• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Shqiptarët fituan luftën, serbët humbën! Duhet të sillemi si fitues!

by A R
21/10/2016 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Rama i kërkoi dje homologut të tij, Vuçiç, që të mos nxjerrë pengesa për zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën. I intervistuar nga Jeta Xharra për emisionin “Jeta në Kosovë” në RTK, Rama u bëri thirrje forcave politike shqiptare që të sillen si fitues dhe vizionarë, duke mos parë përfitimet politike të ditës.

Implementimi i marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë nuk po avancon. Mos duhet t’i shtyni ju më tej çështjet e Kosovës?

Unë nuk mendoj se kjo lidhet me ose…ose, por edhe…edhe. Patjetër që Kosova ka rolin e vet dhe e ka parësor në këtë proces, edhe Shqipëria duhet të bëjë rolin e vet, dhe që është një rol jo pak i rëndësishëm për dialogun, mbështetës dhe nxitës për përmirësimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve që janë interesi ynë i çdo pale. Ka një keqkuptim shumë të madh kur thuhet se përmirësimi i marrëdhënieve, paqja, zgjidhja e problemeve të së kaluarës janë diçka që ne na i kërkon Europa, SHBA, apo na e kushtëzon Brukseli. Kjo nuk është e vërtetë. Sigurisht që Europa dhe SHBA kanë interes që të nxisin një proces paqeje dhe një proces pajtimi, por në radhë të parë, ky është interesi i fëmijëve tanë në Shqipëri, Kosovë dhe i gjithë fëmijëve të rajonit.

Nga njëra anë, kemi përpjekje për normalizim të marrëdhënieve dhe fotografime e nga ana tjetër, kemi arrestime si ai i Nehat Thaçit për ngjarje të 1999, pse këto qëndrime?

Ky është një proces që sikur të ecte përpara pa probleme dhe sikur gjatë rrugës të mos rishfaqeshin hije të së kaluarës, s’do ishte një proces paqeje, por një proces teatral. Ky është një proces paqeje i vërtetë dhe si i tillë është i vështirë, është i ngatërruar dhe në momente të caktuara duket i pamundur e ndeshemi me të tilla gjëra që janë absolutisht të papranueshme në kornizën e dialogut dhe të principeve. Por prapë pyetja ime është: Cila është zgjidhja? Zgjidhja është të shkojmë prapa apo të shtyjmë përpara? Zgjidhja është të gjejmë arsye për ta stopuar procesin dhe për të filluar nga ushqimi i hijeve të së kaluarës dhe nga përkëdhelja e miteve që na kanë mbajtur peng kaq shumë kohë, apo zgjidhja është të gjejmë kokëfortësisht rrugëdalje?!

A kemi gjetur dalje për këtë situatë?

Unë nuk i kam fuqira të tilla, se po t’i kisha, nuk do të isha kryeministër i Shqipërisë, do isha magjistar dhe nuk jam. Na paraqitet një rast i tillë dhe pyetja është: Çfarë bëjmë ne? Ajo që unë mendoj e i thashë dhe kolegut Vuçiç është që secila nga palët, dhe në këtë rast pala serbe, nuk duhet të kapet pas gjetjes së arsyes për të mos bërë detyrat e veta, dhe nëse do të funksionojë kështu, gjërat do bëhen më të lehta. Nëse ne për çdo gjë pozicionohemi se ky është rasti për ta bllokuar procesin, ne vetëm u biem këmbëve tona. Aty ku ka një vullnet të mirë, ka dhe zgjidhje e kjo është për të dyja palët. Nëse do të shikonim zbatimin e marrëveshjes, Serbia ka kusure të mëdha, por nuk ka rrugë tjetër përveç dialogut dhe vullnetit të mirë. Të gjitha rrugët e tjera janë qerthuj viciozë në përpjekje të brendshme për pushtet, nuk janë rrugë që na çojnë drejt të ardhmes.

A mendoni se Serbia do të pranojë një Shqipëri të bashkuar, siç Franca njohu Gjermaninë e bashkuar?

Këto janë procese që kërkojnë jo vetëm kohën e tyre, por nga njerëzit varet se sa zgjat kjo kohë. Nëse ne do të hyjmë çdo javë nëpër cepa për të kërkuar merimanga, minj e hije të së kaluarës, ne do të vonojmë veten pafundësisht. Ne jemi ata që kemi avantazhin moral, serbët kanë humbur luftën, shqiptarët kanë fituar luftën dhe ne sillemi në këtë proces si fitimtarë dhe jo si humbës, dhe duhet të sillemi në këtë proces si vizionarë dhe jo si administratorë të së përditshmes dhe si patriotë dhe jo thjesht si politikanë. Të jesh patriot në këtë proces, do të thotë të vesh interesin e fëmijëve tanë mbi interesin e pushtetit të ditës.

A i koordinoni projektet rajonale ekonomike me qeverinë e Kosovës?

Është hapur një fjalë sikur Serbia ka marrë projekte dhe ne nuk kemi marrë projekte. Kjo është një idiotësi. Ne kemi marrë miratimin për Korridorin e Kaltër që lidh Jugun e Kroacisë me Malin e Zi, Shqipërinë me Greqinë dhe e fut bregdetin tonë në këtë unazë dhe ku është prioriteti numër një. Ky është projekti ku ka përfituar edhe Shqipëria. Kemi marrë edhe projektin e interkonjeksionit me Maqedoninë, ku kemi marrë miratim dhe financim. Për hekurudhën Tiranë-Durrës kemi marrë mbështetje. Ne kemi mbështetur dhe idenë e rrugës Nish-Prishtinë- Durrës pasi është një rrugë me shumë rëndësi ekonomike dhe rritjen e ndërveprimit. Nuk e di se ku dalin këto përralla dhe bëhen mite në mediat e Tiranës dhe Kosovës.

Next Post
Kapen 21 kg kokainë në Korinth, arrestohen dy shqiptarë e dy grekë

Kapen 21 kg kokainë në Korinth, arrestohen dy shqiptarë e dy grekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Mbreti Charles III do vizitojë SHBA-në, siç ishte planifikuar

Incidenti në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Mbreti Charles III do vizitojë SHBA-në, siç ishte planifikuar

April 26, 2026
Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë

Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë

April 26, 2026
Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

“110 milionë euro më shumë se parashikimi”, Malaj tregon arsyet e rritjes së të ardhurave në buxhet

April 26, 2026
Lufta diplomatike Moskë-Sofje/ Rusia dëbon diplomatin bullgar

Rusia konfirmon vizitën e ministrit të Jashtëm iranian në Moskë

April 26, 2026
“Hyra me disa armë dhe askush nuk dyshoi”/ Letra që agresori i dërgoi familjes 10 minuta para sulmit në Uashington

“Hyra me disa armë dhe askush nuk dyshoi”/ Letra që agresori i dërgoi familjes 10 minuta para sulmit në Uashington

April 26, 2026
Shqipëria, tjetër medalje argjendi në Europian! Abakarov shpallet nënkampion në mundje

Shqipëria, tjetër medalje argjendi në Europian! Abakarov shpallet nënkampion në mundje

April 26, 2026
Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së Bardhë përmes FOTOVE!

Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së Bardhë përmes FOTOVE!

April 26, 2026
“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë…

“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë…

April 26, 2026
Pushteti nuk është paçavure

Berisha: Rama na i shkatërroi marrëdhëniet me Greqinë

April 26, 2026
Dhuna politike, përbindshi që rrezikon edhe Shqipërinë!

Dhuna politike, përbindshi që rrezikon edhe Shqipërinë!

April 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In