Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa foto në rrjetet sociale teksa njofton projektin e rilindjes urbane në qytetin e Vlorës.
Rama shkruan se për të bërë rivitalizimin e qytetit të Vlorës do të ndiqet shembulli i Korçës.
“Gati projekti tjetër i Rilindjes Urbane për Vlorën. Do të përsëritet shembulli i shkëlqyer i restaurimit dhe rilindjes së Pazarit të Korçës.
Qendra e vjetër dhe krejt e degraduar historike e qytetit të pavarësisë, do të restaurohet dhe kthehet në një pol të ri ekonomik e turistik të Vlorës. Përsëri partneri ynë do të jetë njësoj si në Korçë, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit”, shkruan Rama. R