• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama replikon me Dumën dhe sqaron faturën e re: Mbi 800 KW energji paguhet me çmimin 42 lekë me TVSH

by A R
08/09/2022 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama është përfshirë në një replikë me deputeten demokrate Grida Duma sa i përket vendimit të qeverisë për të rritur çmimin e energjisë për ata që harxhojnë 800 KW energji.

Sipas deputetes kush shpenzon mbi 7600 Lekë në muaj për energjinë, fatura shtesë do të jetë 4.4 herë më e lartë. “Të gjithë ata që normalisht në dimër shpenzojnë më shumë se 800 KË energji, që i korrespondon një fature prej 7,600 lekësh në muaj, do ta paguajnë energjinë shtesë shumë më shtrenjtë. Ky është vendimi i qeverisë, e cila pretendon që kjo prek vetëm 3 % të qytetarëve”, shkruante Duma.

Ndërkohë menjëherë ka ardhur reagimi i kreut të qeverisë. Sipas tij, 800 KW nuk prodhojnë një faturë mujore 7.600 lekë, por një faturë 9120 Lekë. Për ata që duan të harxhojnë më shumë, Rama thotë se do ta paguajnë çdo KW me çmimin real, 42 Lekë me TVSH.

“Komenti im është ky: 7X7 nuk bëjnë 42 dhe 800 kwh energji nuk prodhojnë një faturë mujore 7.600 lekë, por një faturë 9.120 lekë! Kush do të harxhojë më shumë, për çdo KW mbi 800-ën nuk do të paguajë çmimin e mbrojtur 9.5 lekë me TVSh, po çmimin real 42 lekë me TVSh”, shkruan Rama.

Sipas kreut të qeverisë sot vetëm 4% e konsumatorëve shpenzojnë mbi 800 KW/h. Ai shtoi se qeveria beson se kjo masë do të nxisë kursimin dh nga ana tjetër do të detyrojë më të pasurit që të paguajnë më shumë.

“Sot janë vetëm 4% e konsumatorëve që shpenzojnë mbi 800 KW/h dhe marrin 19% të konsumit energjetik të familjeve! Ne besojmë se kjo masë do të nxisë kursimin e nga ana tjetër do t’i detyrojë më të pasurit të paguajnë më shumë, në këtë kohë krize kur ata janë edhe më pak të prekurit”, shkruan Rama.

/a.r

Next Post
Horoskopi 5 Shtator, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 9 Shtator 2022

Comments 1

  1. Populli says:
    3 years ago

    Berisha,Meta,Rama po keni 32 vite qe po talleni me ne,po faji eshte i joni qe nuk cohemi dhe tiu hedhim ne kazanin e mbeturinave,e na flisni per Popullin ju,qe nuk late gje pa i bere ketij vendi.Mos u dini deri neser ne mengjes se po na i beni jeten te veshtire,harram kush ju vjen juve te treve nga pas

    Reply

Leave a Reply to Populli Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj mesazh deputetëve me rinisjen e Kuvendit: S’kemi kohë për të humbur, as energji për të shpërdoruar!

Begaj mesazh deputetëve me rinisjen e Kuvendit: S’kemi kohë për të humbur, as energji për të shpërdoruar!

January 19, 2026
Moti bën kthesën e fortë nga nesër, pas ditëve me diell rikthehen reshjet e shiut dhe dëbora

Javë e ftohtë në vend, temperaturat minimale -5 °C! Prej të enjtes shtohen…

January 19, 2026
Mamaja e Santiago Malkos dhe Leonard Duka përballen në gjyq: Më tha që s’kam gjë me të, por ma vrau në mes të rrugës

Mamaja e Santiago Malkos dhe Leonard Duka përballen në gjyq: Më tha që s’kam gjë me të, por ma vrau në mes të rrugës

January 19, 2026
Reforma Zgjedhore dhe ajo Territoriale, zbulohet propozimi i PS për dy komisionet e posaçme

Konferenca e Kryetarëve, Balla: Vijojmë punët për “Territorialen” dhe “Zgjedhoren” edhe pa praninë e opozitës

January 19, 2026
Tragjedia hekurudhore, Tirana në kontakt me Madridin nëse ka shqiptarë të prekur: Strukturat në gatishmëri

Tragjedia hekurudhore, Tirana në kontakt me Madridin nëse ka shqiptarë të prekur: Strukturat në gatishmëri

January 19, 2026
Spiropali në Universitetin e Kopenhagenit: Integrimi në BE, jo arratisje nga vendi, por ndërtimi i një Shqipërie të drejtë

Ministria e Jashtme “e dështuar”? Spiropali: Jam dakord me Ramën, 2026 viti kur…

January 19, 2026
Akuzat e PD për pezullimin e vizave amerikane, Spiropali: Përgjigjen e morën përmes ftesës së Trump

Akuzat e PD për pezullimin e vizave amerikane, Spiropali: Përgjigjen e morën përmes ftesës së Trump

January 19, 2026
Trump po bën që bota të bjerë në dashuri me Kinën

Trump po bën që bota të bjerë në dashuri me Kinën

January 19, 2026
INSTAT nxjerr shifrat: Punësimi i të rinjve u rrit me 2,3%

Nga kartoni i diplomës tek zanatet që “s’të lënë pa bukë”, si po ndryshon tregu i punësimit në Shqipëri

January 19, 2026
Shtoi sanksionet ndaj Rusisë, Trump: Ishte koha, bisedimet me Putinin nuk po shkojnë askund!

E konfirmon Kremlini: Putin është ftuar nga Trump që të bëhet pjesë e Këshillit për Paqen në Gaza

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In