• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga kartoni i diplomës tek zanatet që “s’të lënë pa bukë”, si po ndryshon tregu i punësimit në Shqipëri

by A R
19/01/2026 11:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekspertja e edukimit dhe trajnimit, Gladiola Dona, ka theksuar se tregu i punës në Shqipëri po kalon një proces vetërregullimi, duke u orientuar gjithnjë e më shumë drejt profesioneve dhe zanateve praktike.

E ftuar në emisionin “Aldo Morning Show”, Dona u shpreh se mbingopja me diploma universitare, veçanërisht në juridik dhe ekonomi, si dhe emigrimi i teknikëve, kanë rritur kërkesën për profesionistë të kualifikuar, duke sjellë paga më të larta dhe mundësi më të shpejta punësimi në sektorët teknikë.

“Tregu po vetë rregullohet. Ne vijmë nga një sistem pak i prishur, i shformuar. Kemi prodhuar shumë juristë dhe shumë ekonomistë. Gjatë vitit 2010-2015 u hapën universitet pa fund, të cilat dhanë diploma jo shumë cilësore dhe po mendoj që tregu po vetë rregullohet tani drejt profesioneve. Ka disa vite që shkon drejt zanateve, sepse janë edhe zanate që japin rezultate më shpejt. Ti nuk ke nevojë që të nisësh si ndihmës jurist, të ngjitësh shkallët e karrierës për 10-15 vjet deri atje ku duhet dhe deri atje ku diploma ta premton.

Ndërkohë që elektricist, kamarier, banakier të fusin direkt në tregun e punës në nivelin më të lartë që ai treg ofron. Është një zgjidhje që e dikton tregu i punës, shumë teknikë kanë ikur jashtë për fat të keq, kështu që kërkesa është rritur dhe oferta është e ulët në treg. Kështu që detyrimisht edhe pagat janë rritur. Një elektricist që sapo ka filluar punën, nuk krahasohet me një jurist që sapo ka filluar punën, po të shikosh nivelin e pagës. Ka shumë profesione që po tjetërsohen dhe po ndryshohen nga teknologjia, kështu edhe një elektricist apo hidraulik mund të vazhdojë të mësojë dhe të bëhet mjeshtër i diçkaje tjetër”, tha ekspertja.

Next Post
Trump po bën që bota të bjerë në dashuri me Kinën

Trump po bën që bota të bjerë në dashuri me Kinën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In