Kryeministri nuk e ka kursyer Ben Blushin, në takimin e prezantimit të 61 kandidatëve të Aleancës për Shqipërinë Europiane. Pasi ka falenderuar Petro Koçin, Bamir Topin, por edhe Paskal Milon e Nard Ndokën, Rama ka thënë se “Nuk ka pse të lodhen shumë ata që bëjmë komentatorin mes shifrave tona dhe atyre të Saliut. Mjafton të pyesin një polic dhe një infermiere se sa paguan dhe ti nga rroga jote”.
Ka qenë i qartë nënteksti për deputetin e majtë, i cili ka nisur një fushatë sulmesh publike ndaj qeverisë prej disa javësh.