• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Raporti i PISA-s tregoi efektet pozitive të reformës në arsim! Mos u hidhni përpjetë kur bëj autokritikë

by Java News
11/12/2016 17:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Komunikimi i javës” i kryeministrit Edi Rama i është kushtuar reformës në arsim dhe raportit të fundit të PISA-s për performancën e nxënësve të sistemit parauniversitar në Shqipëri. Kryeministri ka thënë se raporti në fjalë është një indikator mjaft i mirë që tregon se reforma në arsim ka sjellë rezultatet e saj të para në praktikën dhe nxënien e fëmijëve të sistemit parauniversitar.

Sipas Ramës rradhitja e Shqipërisë është ndër të parat për rritjen e pikëve në këtë sistem vlerësimi, pas dështimeve të njëpasnjëshme që kishte pësuar në vitet 2000, 2009 dhe 2012.

“Këtë javë morëm një lajm shumë ë mirë. Programi ndërkombëtar i vlerësimit të nxënësve PISA është një program i mirënjohur global…

Shqipëria kishte marrë pjesë në 3 edicione të viteve 2000, 2009 dhe 2012 dhe rezultatet ishin shumë të dobëta, sepse sistemi ynë arsimor parauniversitar nuk iu nënshtrua asnjë reforme serioze. Politizimi dhe korrupsioni goditën rëndë karrierën e mësuesit, tekstet shkollore degraduan dhe demotivimi i nxënësve u kthye në sistem. Sistemi parauniversitar u bë pre e ndryshimeve strukturore pa vizion. Të gjitha këto ngulmonin në një maturë shtetërore sa për të kaluar rradhën.

Këtë javë u shpall renditja, dhe vendi ynë u rendit jo në një pozicion të mirë, por duke lënë pas edhe plot 20 vende, që janë në shumë aspekte më të përparuara sesa i yni.

Nëse do të llogariteshin vetëm rezultatet e vajzave, Shqipëria do të rradhitej akoma më mirë… dihet, lum kush ka vajza! Në përdorimin e kompetencave shkencore kemi një rritje me 18 pikë. Këto kanë qenë fokusi i këtij edicioni dhe shqipëria është e katërta me rritjen më të madhe të pikëve. Në kompetencat matematikore, jemi në vendin e 3 për nga vendet me rritjen më të madhe të pikëve.“- tha Rama.

Kryeministri Rama i është referuar dhe postimit të javës së kaluar në “komunikimin e javës”, ku deklaronte se nuk është i kënaqur me arritjet, pavarësisht se shumëçka është bërë. Rama i është drejtuar disa mediave dhe opozitës, duke thënë se kur dikush në krye të qeverisë kritikon punën e tij, nuk duhet marrë për dobësi.

“Disa u hodhën përpjetë dhe e komentuan shprehjen time të pakënaqësisë së qeverisë, si një dobësi apo një dorëzim… por në fakt e kundërta është e vërtetë. Unë do jem dhe do të mbeten në detyre i pakënaqur, sepse pika ku unë dua të arrij kërkon akoma më shumë punë dhe mundime!

Askush të mos mendojë se kur unë rreshtoj arritjet, dua të nënkuptpj se jam ai kryeministri i kënaqur, por nuk është ashtu!”– tha Rama./java/a.k

Next Post
Dieta e Universitetit të Kalifornisë/ Rrini 2-4 ditë pa ngrënë bukë 1 herë në 6 muaj… efekti i pabesueshëm

Dieta e Universitetit të Kalifornisë/ Rrini 2-4 ditë pa ngrënë bukë 1 herë në 6 muaj... efekti i pabesueshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E shtuna komuniste e Berishës pasi bëri lanet Qorin e Shehajn

E shtuna komuniste e Berishës pasi bëri lanet Qorin e Shehajn

October 29, 2026
Kosovë/ Arrestohen dy persona të dyshuar për krime lufte në Istog

Kosovë/ Arrestohen dy persona të dyshuar për krime lufte në Istog

October 29, 2026
Detaji/ Protestat e dhunshme në Itali, shumica dërrmuese e të arrestuarve janë të mitur!

Grevë e përgjithshme më 30 tetor në Itali, kush e ndalon punën dhe cilat janë arsyet e protestës?

October 29, 2026
Skenarët e mundshëm pas zgjedhjeve në Izrael

Skenarët e mundshëm pas zgjedhjeve në Izrael

October 29, 2026
Trump kritikon zgjedhjet në Brazil: Një turp i madh për popullin brazilian

Trump kritikon zgjedhjet në Brazil: Një turp i madh për popullin brazilian

October 29, 2026
Protestat, Zhupa akuza kryeministrit: Rama shton 630 punonjës në Policinë e Shtetit, nga frika e protestës studentore!

Protestat, Zhupa akuza kryeministrit: Rama shton 630 punonjës në Policinë e Shtetit, nga frika e protestës studentore!

October 29, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt, Gjykata në Pejë lë në qeli ish-bashkëshortin! Kunati autor ende në arrati

Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë, pezullohen nga detyra edhe 11 zyrtarë në Policinë e Kosovës!

October 29, 2026
Samiti i BE-së në nëntor, në fokus ndihma financiare prej 70 miliardë eurosh të Ukrainës

Lufta/ Bashkimi Evropian hap një fond prej 23,7 miliardë dollarësh për mbrojtjen dhe mbështetjen e Ukrainës!

October 29, 2026
“Kushte më të mira për turistët”- Rama njofton se kur do përfundojë “Rruga e Gjashtë” në Sarandë: Më pak trafik, më shumë lehtësi për banorët!

“Kushte më të mira për turistët”- Rama njofton se kur do përfundojë “Rruga e Gjashtë” në Sarandë: Më pak trafik, më shumë lehtësi për banorët!

October 29, 2026
Çmontohet grupi i drogës në Malësinë e Madhe, 4 persona bien në pranga, 3 të tjerë në kërkim! Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe…

Çmontohet grupi i drogës në Malësinë e Madhe, 4 persona bien në pranga, 3 të tjerë në kërkim! Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe…

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In