Kryeministri Rama nuk ndalet në përpjekjen për të vetëdijesuar elektoratin mbi presionet që partitë e vogla i kanë bërë qeverisë për të marrë poste. Nga takimi elektoral në Elbasan, Rama tha se qeveria është përballur me kushtëzime të shumta nga partitë e vogla në koalicion të cilat synonin drejtoritë.
“Ata thonin po nuk më le Hipotekën, të rrëzoj qeverinë, po nuk më dhe drejtorinë e pyllit unë të rrëzoj reformën”, është shprehur Rama.