Kryeministri i i Shtetit të Lirë të Bavarisë, Markus Söder vizitoi dje Shqipërinë, ku u prit në takim nga Kryeministri Edi Rama, gjatë të cilit vlerësoi reformat që ka ndërmarrë vendi ynë në rrugën integrimit në Bashkimin Europian.
Kryeministri Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga vizita e Kryeministrit të Bavarisë Söder, ndërsa theksoi se “kjo vizitë hapi perspektiva të reja bashkëpunimi ekonomik e social”.
Në konferencën për shtyp pas takimit me Kryeministrin Rama, Söder vlerësoi gjithashtu punën e qeverisë shqiptare jo vetëm për ato që ka arritur, por edhe për marrëveshjen që u firmos për hapjen e një zyre kontaktesh që kanë të bëjnë me sektorë të ndryshëm, sektori i drejtësisë, i ekonomisë, i teknologjisë.
Kryeministri Edi Rama e nderoi kryeministrin e Shtetit të Lirë të Bavarisë, Markus Söder me “Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike” për “mbështetjen e veçantë të treguar ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, duke mos kursyer asnjë përpjekje për të konsoliduar proceset integruese; për kontributin dhe përkushtimin në forcimin e marrëdhënieve ekonomike e tregtare mes Bavarisë e Shqipërisë.”
/a.r