• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Rama, piktori që është bërë një burrë shteti”, L’Unione sarda: Shqipëria si shembull për Italinë

by A M
22/08/2023 21:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bumi turistik që po përjeton Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e mediave, jo vetëm në Italinë kontinentale, por edhe atë ishullore. Dhe bëhet fjalë për një nga vitrinat e turizmit italian dhe botëror, siç është Sardenja.

Është “L’Unione sarda”, gazeta më e madhe e Sardenjës ajo që ka publikuar një koment të opinionistit të saj Luca Telese dhe ku flitet për rikthimin e Shqipërisë në imagjinatën e italianëve, por tashmë jo më për atë për të cilën flet filmi “Amerika” e Gianni Amelio-s me anijet plot me shqiptarë që kërkonin shpresën në Itali, por të asaj ku italianët shkojnë si sipërmarrës dhe turistë.

“Ajo Shqipëri që dukej nga Italia si një Eldorado, ishte një vend ku varfëria të shtynte të largoheshe dhe hesapet politike u lanë si në Far Ëest, me të shtëna pistolete dhe kallashnikov. Epo, kanë kaluar vetëm njëzet vjet, sot që Shqipëria nuk ekziston më. Tashmë italianët shkojnë në Shqipëri, shumë prej tyre, sipërmarrës dhe turistë.”

Kontributin kryesor për këtë transformim Telese ia njeh kryeministrit Edi Rama, për të cilin nuk i kursen superlativat.

“Sot, pak minuta me traget nga Pulia, është një vend që e ka rindërtuar veten nga e para, i qeverisur nga një kryeministër socialist me përmasat e një gjiganti, i stërvitur në Paris, i cili ka qenë piktor dhe është bërë një burrë shteti. Kryeministri shqiptar është në mënyrën e tij një personazh i jashtëzakonshëm. Intelektual, krijues, kryebashkiak i Tiranës, kryeqytetit të cilit i ndryshoi fytyrën në pak vite, duke thyer çdo pengesë. Dhe kur e pyet: “Po si e bëre?”. Ai qesh dhe përgjigjet: “E thjeshtë! I thashë arkitektëve: Ejani këtu dhe bëni atë që nuk do të mund ta bëni kurrë në Itali”.

Më tej ai thekson se historia ka kthyer rrotën dhe tashmë Shqipëria është bërë një shembull edhe për italinë.

“Një vend sa një rajon italian ka mundur të bëhet “konkurrent” i yni. Ajo që Italia duhet të mësojë nga Shqipëria e Edi Ramës është shumë më e rëndësishme dhe duhet të mësojë: mbizotërimin absolut të interesit kolektiv për projektim dhe investim dhe shembja e të gjitha pengesave burokratike.”

Më tej autori thekson se nuk mund të pranohet më që pjesë të tëra të territorit Italian në jugu nga ishuj – të bëhen një vend i dorës së dytë ku infrastruktura nuk zhvillohet dhe tarifat rriten për shkak të interesave të biznesit. Ndaj ai nënvizon se italisë i duhet “modeli i Shqipërisë”.

Next Post
Në garë rreth 400 kandidatë për 155 kuota pranimi tek arkitektura, korrigjimi i testit elektronik

Në garë rreth 400 kandidatë për 155 kuota pranimi tek arkitektura, korrigjimi i testit elektronik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hyjnë në fuqi tarifat e reja globale të Trump prej 10%, Kina paralajmëron kundërpërgjigjje

Hyjnë në fuqi tarifat e reja globale të Trump prej 10%, Kina paralajmëron kundërpërgjigjje

February 24, 2026
A do ta marrë drejtimin “Shefja”? Si ndahet Perandoria e përgjakshme e “El Mencho” pas vdekjes

A do ta marrë drejtimin “Shefja”? Si ndahet Perandoria e përgjakshme e “El Mencho” pas vdekjes

February 24, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

Shqiptarët ortodoksë në Maqedoninë e Veriut: Një pjesë e heshtur e mozaikut shqiptar

February 24, 2026
Bolivia pezullon njohjen e “Republikës Sahrawi”

Bolivia pezullon njohjen e “Republikës Sahrawi”

February 24, 2026
Pse disa individë kanë frikë për të qënë të lumtur?

Pse lidhemi shpejt e ndahemi më shpejt?

February 24, 2026
Irani armatoset me raketa supersonike nga Kina

Irani armatoset me raketa supersonike nga Kina

February 24, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Shkurt 2026

February 24, 2026
Londra i “pret” rrugën naftës ruse, 175 kompani dhe gjiganti Transneft nën sanksione

Londra i “pret” rrugën naftës ruse, 175 kompani dhe gjiganti Transneft nën sanksione

February 24, 2026

Shtyhet me disa orë gjyqi ndaj Veliajt, kryebashkiaku kërkon lirinë kundrejt garancisë pasurore

February 24, 2026
Aksident në Shkozet, përplasen 4 makina, shoferët grushtohen me njëri-tjetrin

Tragjike në Tiranë! Makina përplas për vdekje një 7-vjeçar

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In