• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama përgjigjet nëse Meta kërkoi shkarkimin e Tahirit e një paralajmërim për Lefter Kokën

by Java News
01/02/2017 21:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama në intervistën me gazetaren Ilva Tare në emisionin “Tonight”, ka folur edhe për atë që i ka kërkuar LSI-ja në lidhje me ministrinë e Brendshme dhe drejtimin e saj.

“Asnjëherë në asnjë rast në asnjë bisedë në s’kemi diskutuar për ministrin e Brendshëm, kemi diskutuar për përmirësimin e mëtejshëm të punës edhe në MB edhe në Policinë e Shtetit edhe në betejën për kultivimin e kanabisit..Jam i bindur që rezultatet do duken në vijimësi…Po të ishte për burrat me kostum që flasin e ç’flasin sa herë shikojnë një kamera, mikrofon, unë s’do isha këtë duke bërë këtë punë dhe s’do harxhoja asnjë orë që ia kam detyrim Zahos, Lindës, të tjerët as me shqetësojnë dhe më besoni s’do i kushtoja një sekondë të jetës sime”, tha Rama.

Kryeministri, Edi Rama ka bërë një paralajmërim për ministrin e Mjedisit, Lefter Koka pas shkarkimit të Ylli Manjanit. Rama duke komentuar deklaratën e Kokës për kanabizimin e vendit, tha se uronte që gabimi i bërë të mos përsëritej, por nuk foli për falje.

“Nuk i marr seriozisht burrat me kostum që flasin pas pilafit apo edhe gjatë pilafit nëse doni në këtë politikën tonë. Unë sigurisht që di të bëj edhe dallim e qarë mes një ministri që në mënyrë të përsëritur ka shkelur kodin etik të qeverisë, dhe një ministri që ka të drejtën edhe ai të bëjë një gabim”, u shpreh Rama.

“Është një gabim, jam i bindur që nuk do të përsëritet dhe patjetër uroj që bindja ime të provohet në realitet pasi në rastin e ministrit tjetër, mendoj që bëhet fjalë për një anëtar i kabinetit që ka qenë një pjesëtar i kabinetit që ka respektuar skuadrën dhe porcionin e tij në raport me detyrën. Nuk fola për falje, por për të drejtën që çdo njeri ka për të gabuar njëherë.”

Pjesë nga intervista

Nuk ka qenë vetëm Manjani që ka bërë akuza të ashpra për hashashin, implikimin e policisë dhe rrezikun që mund të kenë zgjedhjet nga policia. E kam fjalën për Ministrin Koka, deputetin Vangjel Tavo që ka shprehur këtë shqetësim në mediat shqiptare dhe greke.

Rama: Nuk marr seriozisht burrat me kostum që flasin pas pilafit, por dhe gjatë pilafit në politikën tonë. Di dhe të bëj dallimin mes një Ministri që në mënyrë të përsëritur ka shkelur kodin etik të qeverisë dhe ka shkelur kontratën tonë me publikun dhe të një Ministri që ka të drejtën dhe ai të bëjë një gabim, jam i bindur që nuk do përsëritet dhe uroj që bindja ime të provohet në realitet pasi në rastin e Ministrit tjetër mendoj se bëhet fjalë për një anëtar kabineti që ka qenë gjatë gjithë kryerjes së detyrës një pjestar skuadre që ka respektuar skuadrën, pozicionin e tij në raport me detyrën dhe publikun.

Ministrin Koka e keni falur, keni komunikuar me të pas intervistës në Ora News?

Rama: Nuk fola për falje, fola për drejtën që çdo njeri ka për të gabuar njëherë.

Po deklaratat e Tavos?

Rama: Deputetët janë të lirë të bëjnë deklaratat e tyre, mos kërkoni nga unë që të mbaj qëndrim dhe për deklarata deputetësh. Nuk kanë një kontratë me publikun si anëtarë të kabinetit të kësaj qeveri.

Po një përgjigje për shqetësimet dhe akuzat që ata ngrenë është e nevojshme.

Rama: Publiku kupton shumë mirë se çfarë është politika e konsumit të ditës për ata që merren gjithë ditën me politikë dhe çfarë është politika që punon për publikun, qytetarët, vendin, reformat.

ma.me

 

Next Post
Rex Tillerson konfirmohet si sekretar i shtetit amerikan

Rex Tillerson konfirmohet si sekretar i shtetit amerikan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

September 25, 2026
Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

September 25, 2026
“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

September 25, 2026
“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

September 25, 2026
Sa naftë po kalon nëpër Hormuz? Pse të dhënat nuk përputhen me pretendimet e SHBA-së -

Irani i propozon SHBA-ve një plan 7-ditor për hapjen e ngushticës së Hormuzit

September 25, 2026
Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

September 25, 2026
Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

September 25, 2026
Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

September 25, 2026
Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

September 25, 2026
Paralajmërimi polak: Rusia mund të jetë duke përgatitur “diçka të madhe” -

Putin kërcënon Ukrainën dhe zbulon nëse do sulmojë Evropën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com