• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Për drejtësinë është hapur ‘porta e re’! PS garanci për zhvillim, vota s’është biletë për stadium as çështje zemre

by Java News
13/03/2024 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryesocialisti Edi Rama vijon me takimet në terren në kuadër të rienergjizimit të Partisë Socialiste. Kësaj radhe, Rama u ndal në Pogradec ku në takimin me anëtarët e organizatave socialiste tha se është e rëndësishme që PS të hapet edhe më shumë dhe të kapërcehen kufijtë partiakë. Shembulli më i mirë është Shkodra, tha Rama, qytet i cili për herë të parë u fitua nga socialistët në zgjedhjet e 14 majit.

“Shqipëria është në një fazë tjetër të rrugëtimit të saj duke u mbështetur te një progres i vazhdueshëm. Ky progres kërkon rëndësi dhe fuqi për të vazhduar edhe më tutje, për të qenë edhe më i thellë, edhe më i shpejtë. Na udhët ta fuqizojmë PS, na duhet që ta hapim PS dhe që më shumë dhe më mirë se çdo herë tjetër të përpiqemi që hapja të jetë sa më funksionale duke synuar që përmes çdo organizate t’i kapërcejmë kufijtë partiakë që sot janë më të kapërcyeshëm që ishin deri para disa viteve si rezultat i kthjellimit të njerëzve mbi rëndësinë e interesit, të familjes, komunitet më shumë se sa mbi rëndësinë e besimit partiak”, tha Rama.

Për kryeministrin Edi Rama kjo fushatë anëtarësimesh nuk po bëhet për shkak të zgjedhjeve që po afrojnë, por sipas tij qëllimi është zhvillimi i mëtejshëm i Shqipërisë, për të cilën thotë se tashmë është futur në një fazë tjetër.

Kreu i qeverisë u ndal edhe tek drejtësia, koment ky që vjen pas zhvillimit më të fundit ku dosja e 21 janarit i kaloi SPAK. Për Ramën, ‘porta e re’ është hapur edhe për drejtësinë, por ai thekson se duhet punuar që kjo ‘portë; të mos mbyllet, pasi do e kthente vendin pas.

“Drejtësia është në një tjetër fazë, edhe për drejtësinë është hapur porta e re. Pas asaj porte të hapur ka një tjetër rrugë që duhet përshkuar dhe duhet garantuar që porta nuk mbyllet se na kthen mbrapa”, tha Rama.

Vota për Partinë Socialiste, Rama thotë se është një garanci për zhvillimin e vendit. Ai shigjetoi edhe kundërshtarët duke thënë se kur kanë pasur drejtimin e bashkive shumë gjëra kanë degraduar.

“Vota nuk është biletë për stadium për të bërë tifozllëk me skuadrën e zemrës, vota nuk është një çështje zemre me sy mbyllur ndaj realitetit dhe me mendjen të fjetur për të mos parë dhe kuptuar racionalisht se çfarë të vlen më shumë. Përtej kësaj, ky nuk është proces që po e bëjmë se kemi zgjedhjet nesër, janë vitin e ardhshëm, po e bëjmë se na duhet të krijojmë kushtet optimale që njerëzit të ndihen të respektuar, të dëgjuar, të angazhuar. Kjo na jep mundësi që t’i bëjmë gjërat me shumë më tepër fuqi.

Pogradeci është shembull i faktit që PS është larg së qenit e pagabueshme, por është një rëndësi për progresin. Në momentin që t’i i beson PS drejtimin e një komuniteti ke garancinë që do ketë ndryshime pozitive, ky është fakt. Sa herë që e kundërta ka ndodhur dhe faktet e komunitetit apo të vendit i janë lënë dikujt tjetër, komuniteti vetë ka parë që gjërat kanë ngecur, për ta thënë me një fjalë të butë. Se në shumë raste gjërat jo vetëm kanë ngecur, por edhe kanë degraduar”, tha Rama./m.j

Next Post
Veliaj: Keqardhje që kundërshtarët tanë janë katandisur në vetëm një dritare. Krenar që PS po i bashkohen të rinj të talentuar

Veliaj: Keqardhje që kundërshtarët tanë janë katandisur në vetëm një dritare. Krenar që PS po i bashkohen të rinj të talentuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com