• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama: PD ka nevojë për një paketë shpëtimi, kjo ka qenë fushata më e bukur

by Java News
17/06/2015 08:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Studio e hapur”, i cili kësaj here është realizuar në Himarë, ka theksuar se, qeveria shqiptare është e gatshme të diskutojë me Greqinë për çështjet e mbartura.

“Ne kemi qenë që në krye të herës të gatshëm që të diskutojmë për të gjitha çështjet e bartura dhe kemi adresuar nevojën për ta nisur që nga ligji i luftës që është një absurditet total dhe për ta çuar pastaj me radhë diskutimin në të gjitha çështjet e tjera. E nisëm këtë punë me qeverinë e kaluar, zgjidhëm çështjen e toponimeve që i rëndonte shumë shqiptarët, sidomos kur duhet të ktheheshin në Shqipëri dhe të kalonin kufirin dhe anasjelltas. Pastaj gjërat ndryshuan në Athinë dhe ne presim që qeveria e Athinës të jetë më e qetë, të zgjidhë problemin jetik që ka me kreditorët dhe pastaj të shikojmë mundësinë për të gjetur me qetësi zgjidhjet e duhura”, tha Rama.

Ndërsa për çështjen e detit Rama tha se, “nuk rezulton të ketë nisur konkretisht puna për kërkimin e naftës sepse do të ishte një shkelje e rëndë, e një kuadri gjërash. Jemi praktikisht para një situate shumë të brishtë, por padyshim për ne është një çështje e interesit kombëtar, e sovranitetit territorial të Shqipërisë dhe do diskutohet për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme dhe që në krye të herës ne kemi qenë të gatshëm të përfshijmë një palë të tretë të painteresuar drejtpërdrejt siç jemi ne dhe Greqia, dhe të bazuar në një ekspertizë të lartë ndërkombëtare”.

Duke folur për kandidatin e ASHE në Himarë, Rama u shpreh se Gjergj Goro e ka të sigurtë fitoren , ndërsa për PBDNJ theksoi se, “ata janë në garën e tyre kështu kanë qenë edhe herën e kaluar, siç janë pozicionuar herën e kaluar janë pozicionuar edhe këtë herë, siç humbën herën e kaluar, do humbasin edhe këtë herë”.

Duke folur për Partinë Demokratike, Rama u shpreh se, ajo po bën një fushatë sikur s’ka ndodhur asgjë ën 23 qershorin e 2013-ës. Rama u shpreh se, Basha gënjen kur thotë se qeveria bllokon projektet. PD ka nevojë për një paketë shpëtimi dhe pjesë e saj është edhe kryetari i saj”.

“Ne e kemi asistuar Bashkinë e Tiranës më shumë se një herë për ti mësuar se si duhen përpunuar dokumentacioni dhe shkresat përkatëse për buxhetin afatmesëm apo për të zhbllokuar financimet bazuar mbi pushtetin e aprovuar. Në më shumë se një rast i kemi dhënë asistencë teknike”, tha Rama.

Lidhur me projektin për bulevardin, për tramin, Rama tha se, “Shqipëria e humbi të drejtën për të firmosur garancinë sovrane përpara se sa të vinim ne në qeveri për shkak të daljes nga binarët të financave publike dhe të akumulimit të një borxhi që si jepte më mundësi Shqipërisë të merrte borxh, se nuk jepte njeri borxh. U desh ardhja jonë dhe u desh ndryshimi i plotë i pozicionit në raport me financat publike për të rifituar besimin e institucioneve financiare”.

Rama u shpreh se “për mua ka qenë fushata më e bukur që kam pasur fatin dhe privilegjin të marr pjesë, pasi si asnjëherë më parë ka pasur një prani të jashtëzakonshme grash dhe vajzash dhe besoj që ky është një moment për të mbajtur shënim, pasi në 21 qershor Shqipëria do votojë edhe për një vendimmarrje historike që iu ka hapur rrugën grave dhe vajzave për të qenë 50% në këshillat e rinj të bashkive”.
Duke folur për eksodin dhe azilkërkuesit Rama u shpreh se, “eksodin nuk e sollëm ne, ashtu siç varfërinë nuke sollëm ne, por po përpiqemi që ta luftojmë çdo ditë”.

Next Post

Basha: Ne kemi kandidat një vlonjat për Vlorën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

IGJEUM: Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

“Shtatori mbyllet me surpriza”, meteorologia: Temperaturat rikthehen mbi 30 gradë

September 25, 2026
Murrizi: Për ata qelbanikë dhe fundërrina që më kërkojnë llogari, pse nuk flisja kur PD ishte në pushtet

Murrizi: Dumani pinte kafe çdo të hënë me Vlorën, në qershor 2025 e përzuri nga zyra

September 25, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia ndalon burkën në shkolla, vendos kufizime edhe për përqindjen e nxënësve të huaj në klasa

September 25, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Çështja Vlora Hyseni/ Leka: SPAK u bë pjesë e një banaliteti, nxori në vitrinë mesazhe “rozë”

September 25, 2026

Vuçiç: Jap dorëheqjen si president të dielën, do bisedoj dhe me Putinin

September 25, 2026
Sot, Kosova proteston: UÇK na solli lirinë, çlirimtarët s’mund të dënohen

Sot, Kosova proteston: UÇK na solli lirinë, çlirimtarët s’mund të dënohen

September 25, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Paratë në bankë kanë ende gjini, gratë vetëm 44% e depozituesve

September 25, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 25 shtator 2026: Demi mund të marrë fitoren e parë të vjeshtës

September 25, 2026
Arrestohet Riccardo Bossi, djali i themeluesit të Lega-s do të vuajë 5 vjet e 9 muaj burg

Arrestohet Riccardo Bossi, djali i themeluesit të Lega-s do të vuajë 5 vjet e 9 muaj burg

September 25, 2026
Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com