• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama pas mbledhjes me ministrat në Golem: Në Janar kalojmë aktin normativ kundër KÇK-së

by Java News
23/12/2019 18:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas tetë orësh mbledhje të qeverisë në Golem, kryeministri Edi Rama dha një prononcim për mediat.

“Ne në fund të cdo sesioni parlamentar në prag të pushimeve të verës dhe në prag të vitit të ri bëjmë një mbledhje të gjatë ku kalojmë të gjithë aktivitetin e ministrive duke u përqendruar te problemet dhe prioritetet. Kemipasur një pjesë të rëndësishme për rindërtimin, kemi një plan shumë solid për të nisur procesin. Objektivi është që brenda pranverës të jetë e nisur dhe brenda 6 mujorit të parë një pjesë e madhe e atyre që janë sot në banesa individuale të jenë sistemuar në një shtëpi të re. Për ata që do të hyjnë në lagjet e reja do të vijojnë të qëndrojnë me qira, deri kur të jenë gati pastaj kemi diskutuar ato që ju i keni parë, si 7 prioritetet e qeverisjes.

Në fillim të janarit do të kalojmë aktin që u pengua për shkak të gjendjes së emergjencës kundër krimit të organizuar dhe KCK dhe njëkohësisht do të vijojmë punën për Paktin për Universitetin, në pranverë fillon puna për Kampusin e madh, por edhe laboratori i ri shkencor, që do të jetë një risi për policinë e shtetit. Te Akademia e Arteve do të rindërtojmë nga e para pjesën e ndërtuar pas periudhës italiane. Energjinë dhe infrastrukturën kemi nisur procedurën për aeroportin e Vlorës, shumë shpejt procedura për portin e fotovoltaikëve. Shumë shpejt procedura për rrugën e re, Thumanë-Kashar-Rrogozhinë. Po punohet dhe besoj se shpejt do të shpallet edhe për tunelin e Llogarasë dhe pastaj një sërë veprash të tjera, Shëngjin-Velipojë dhe të tjera. Shumë shpejt kalojmë ligjin e ri për tokën në parlament, do u japim zgjidhje aty ku nuk ka funksionuar 7501”, u shpreh kryeministri Rama. /e.s/

Next Post
Kush e gëzon më gjatë pensionin? Rritet jetëgjatësia e shqiptarëve, diferencat fshat-qytet

Shpërblime për pensionistët për festat e Fundvitit? Rama: E vendosim nesër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com