(E përditësuar) – Kreu i qeverisë ka shkruar në Facebook fill pas fjalës së tij para Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Përmes një postimi Rama shkruan se i është mirënjohës kujtdo që i ka dhënë besimin të përfaqësojë Shqipërinë.
“U krye dhe detyra e larte per t’i dhene ze atdheut ne Kombet e Bashkuara#Mirenjohes gjithkujt qe ma ka dhene besimin” – shkruan kreu i ekzekutivit.
***
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur një fjalim në samitin e OKB-së ku ka bërë thirrje që Serbia dhe shtete të tjera ta njohin pavarësinë e Kosovës.
“Serbia dhe Kosova bien dakort për shumë çështje, megjithëse nuk bien dakord për disa të tjera. Njohja e Kosovës i bën mirë Serbisë, por edhe stabilitetit në rajon” – tha kryeministri Rama.
Ai gjithashtu theksoi se shtetet e Ballkanit duhet të mësojnë nga e kaluara dhe jo të jetojnë me të.
“Duhet të bashkohemi për një proces zhvillimi” – bëri thirrje kryeministri i Shqipërisë.









