• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Opozita jonë thyente bojkotin për integrimin, kjo e sotmja angazhohet kundër negociatave

by A R
24/05/2018 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama akuzoi sërish opozitën se po bën të pamundurën për të luftuar çeljen e negociatave për Shqipërinë. Ai tha nga foltorja e Parlamentit se PD ka bërë atë që se ka bërë kurrë asnjë parti më parë, ka braktisur Parlamentin duke mos votuar rezolutën ku shprehet vullneti për çeljen e negociatave.

Rama bëri paralelizëm me kohën kur PS ishte në opozitë, duke lënë në mes bojkotin dhe duke u bashkuar në nismat për integrimin në NATO dhe BE.

Rama kujtoi edhe kohën kur u kritikua pas ngjarjes së Gërdecit kur si kryeopozitar u akuzua “se i rrahu shpatullat” Berishës.

“Unë personalisht u kritikova nga shumëkush, pikërisht sepse nuk e kthyem atë moment tragjik në një mjet politik, për të cënuar një proces që ishte drejt finalizimit, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO”, deklaroi Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Këtu në sallë ka jo pak deputetë të cilët kanë qenë pjesë e trupës parlamentare edhe kur u bë një rezolutë për liberalizimin e vizave dhe PS ishte në bojkot parlamentar. Nuk dua t’i kthehem arsyeve të atij bojkoti parlamentar, por e sjell në vëmendje të publikut këtë fakt për të nënvizuar se sot është e para herë në historinë e parlamentarizmit demokratik shqiptar, kur një parti braktis sallën e Kuvendit kur bëhet fjalë për një rezolutë me interes kombëtar të kësaj natyre.

Kujtoj se aso kohe grupi i PS erdhi në Kuvend, erdhi në Kuvend, kontribuoi në hartimin e asaj rezolote dhe votoi në unanimitet me PD në atë kohë në qeveri. Kujtoj po ashtu se, ndërkohë që Shiqpëria priste të merrte ftesën për tu anëtarësuar në NATO, ndodhi katastrofa e Gërdecit, me pasojë vdekjen e 26 njerëzve të pafajshëm, shkatërrimin e pronës dhe çative të një fshati të tërë, plagosjen e shumë burrave grave e fëmijëve.

Unë personalisht u kritikova nga shumëkush, pikërisht sepse nuk e kthyem atë moment tragjik në një mjet politik, për të cënuar një proces që ishte drejt finalizimit, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Dhe ja sot kur jemi në metrat e fundt të një rruge shumë të gjatë, e kur Parlamenti ka detyrë të bëjë përpjekjen e vetë për të votuar një rezolutëm, e cila është shprehje e vullnetit të gjithë qytetarëve, qoftë zgjedhës të PD e qoftë të PS.

Ndodh ajo që s’ka ndodhur kurrë, PD bën atë që as vetë se ka bërë më parë, e situata ka qenë shumë e ngarkuar politikisht, ikin nga salla, refuzojnë të votojnë një rezolutë që nuk është akt i të folurit me veten, por është akt vullneti i Parlamnetit për tu bërë me dije gjithë vendeve të BE se Parlamenti i Shqipërisë kërkon çeljen e negociatave.

/a.m.

Next Post
FOTOT/ “Jo qeveri e krimit”, shikoni reagimin e Ramës pas nxjerrjes së parrullës nga PD

"Negociatat nuk hapen", Basha: Mesazhi që mori Rama mbrëmë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Topi ironizon rizgjedhjen e Berishës: Më vjen keq që nuk e përjetova harenë e fishekzjarreve…

Topi ironizon rizgjedhjen e Berishës: Më vjen keq që nuk e përjetova harenë e fishekzjarreve…

May 25, 2026

Kushtetuesja e ktheu për gjykim në GJL, avokati: Veliaj duhet të hetohet me “detyrim paraqitjeje”

May 25, 2026
“Turizmi është motor për bujqësinë”, Malaj: Po vlerësojmë iniciativat në linjë me kërkesat e BE-së

“Turizmi është motor për bujqësinë”, Malaj: Po vlerësojmë iniciativat në linjë me kërkesat e BE-së

May 25, 2026
“Dendias nuk ka autorizim për të folur për detin”, Barka: Greqia, zyrtarisht pro Shqipërisë në BE

“Dendias nuk ka autorizim për të folur për detin”, Barka: Greqia, zyrtarisht pro Shqipërisë në BE

May 25, 2026
Gjejnë armë të ftohta, telefona, karikues dhe…/ “FBI-ja greke” bastisi qelitë e burgut ‘famëkeq’ të Korydallos

I dënuar për ‘vrasje me dashje’, ndërron jetë në QSUT i dënuari 73-vjeçar

May 25, 2026
Aksident i rëndë në Vaqarr, plagosen 6 fëmijë dhe shoferja

Aksident i rëndë në Vaqarr, plagosen 6 fëmijë dhe shoferja

May 25, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Kujdes nesër! Ditë të vështira për 4 shenja”, Meri Shehu paralajmëron: Ndikim i dhunshëm energjie

May 25, 2026
Nikos Dendias, arsyet e një vizite që s’ka lidhje me detin

Nikos Dendias, arsyet e një vizite që s’ka lidhje me detin

May 25, 2026
Berisha ‘dridh’ Enverin, gati t’ia thyejë rekordin si ‘Sekretar i Parë’

Berisha ‘dridh’ Enverin, gati t’ia thyejë rekordin si ‘Sekretar i Parë’

May 25, 2026
Nga xhamia në listë zgjedhore

Nga xhamia në listë zgjedhore

May 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In