• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rama nuk e kontrollon SPAK”/ Zogaj: Përjashtimi i Veliajt nga hetimi, e cënon SPAK-un, por janë hetime komplekse!

by A R
12/12/2024 21:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për hetimet e SPAK ndaj Erion Veliajt.

Zogaj tha se hetimet janë komplekse ndaj SPAK nuk duhet kritikuar që po merr kohë, por shtoi se nëse Veliaj përjashtohet nga hetimi, kjo do të cënonte vetë SPAK-un.

“Krimi dhe korrupsioni është sofistikuar shumë, duke ndjerë rrezikun kanë sofistikuar mënyrën e fsheshjes dhe sofistikimit të abuzimit, duke krijuar ishuj gjithandej. Nuk është e kollajtë, të vëmë nota, të bëjmë analiza. Hetimi dhe prova janë të vështira. SPAK po i përgjigjet sofistikimit të korrupsionit në sferat e larta dhe krimit, me rritjen e cilësisë së hetimit.

Kjo e ka marrë përgjigjen, Rama nuk kontrollon gjë në tërësinë e SPAK. Mund të ketë aty prokurorë që kanë lidhje me PS dhe lloj lloj lidhjesh, por ai është i ndrtuar si një korporatë, ku kushdo që mund ti shpëtojë rrjetës së parë, apo edhe të dytës, nuk shpëton në fund të herës. Mund te jetë edhe rasti i fundit. Edhe ata që janë brenda dhe nuk e kanë kuptuar, kanë filluar ta kuptojnë. I vetmi subjekt që posedon mbi SPAK asistencë dhe inkurajim, janë SHBA-të.

Të gjithë bëjnë përpjekje se janë të trembur. Edhe Rama bën perpjekje. I gjithë lidershipi politik, natë dhe ditë përpiqet dhe vret mendjen se si të ndalohet SPAK, si të orientohen hetimet.

Vijmë te rasti Veliaj. Rasti i kompanisë 5D dhe korrupsionit në Bashki, është i tillë që përjashtimi i Erion Velisë nga ky hetim kompleks e cënon SPAK-un, për të mos thënë ndonjë gjë më të rëndë. Kam qenë optimist.

Krerët kanë gjetur një mënyrë, të emëruarit e tyre, janë zhytur në korrupsion, por në korrupsion masiv. Këta të Bashkisë, duke qenë se kanë ardhur nga OJQ, kanë përshtatur këto parime edhe në punët publike.

Në OJQ administronin vetë ata fondet, kanë menduar po administrojmë edhe këto këtu.

Në qeveri po kështu. Këta që i emërojnë ose janë syleshë ose marrin pjesën. Logjika më çon që këta marrin pjesën kudo. SPAK në dallim nga ne, ka detyrë dhe mision të gjejë provën. Prova gjendet nga e vogla te e madhja”, tha Zogaj.

Next Post
Kush janë aktorët e huaj që duan ta minojnë demokracinë e Kosovës? REL: Po shfrytëzojnë përçarjet etnike

Kush janë aktorët e huaj që duan ta minojnë demokracinë e Kosovës? REL: Po shfrytëzojnë përçarjet etnike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detajet/ Kush përfiton kredi të buta në Tiranë? Të ardhurat minimale dhe maksimale që duhet të kenë aplikantët

1500 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja, Bashkia Tiranë hap mundësitë për vitin 2026

March 16, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

Përdhunoi punonjësen 21-vjeçare në Tiranë, arrestohet 48-vjeçar i huaj

March 16, 2026
Rishikimi i Statutit të PD, ja kush janë 10 anëtarët e grupit të punës (EMRAT)

Rishikimi i Statutit të PD, ja kush janë 10 anëtarët e grupit të punës (EMRAT)

March 16, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

A jemi të mbrojtur nga lufta?

March 16, 2026
Berisha sulmon Gonzaton: Përpiqet të mjegullojë qëndrimin e PD për integrimin, sillet në Bruksel si ambasador i Ramës

Berisha sulmon Gonzaton: Përpiqet të mjegullojë qëndrimin e PD për integrimin, sillet në Bruksel si ambasador i Ramës

March 16, 2026
Mbrojtja e Veliajt depoziton në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet ndaj prapësimeve të prokurorisë

Mbrojtja e Veliajt depoziton në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet ndaj prapësimeve të prokurorisë

March 16, 2026
Protesta e PD, Berisha: Do jetë kryengritja më e madhe që ka njohur vendi!

Protesta e PD, Berisha: Do jetë kryengritja më e madhe që ka njohur vendi!

March 16, 2026
Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

March 16, 2026
Lutje Mbesës Ani Ypi

Lutje Mbesës Ani Ypi

March 16, 2026
Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In