• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lutje Mbesës Ani Ypi

by Edison Ypi
16/03/2026 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

E dashur Mbesë, ma plotëso një dëshirë. Ulu, shkruaj një kryevepër. Një libër të madh. Të paparë e të padëgjuar. Një superlibër. Aq të bukur, të dashur, të dobishëm, sa të mos harrohet edhe pasi bota të shembet. Një mrekulli që do pëlqehet nga të gjithë, nga kalamajtë dhe qindvjeçarët, deri te ata që ende s’kanë lindur. Një Iliadë të kohëve moderne. Një libër të shenjtë, një Bibël, Kuran, për mëkatarët dhe të tjerët. Të vlefshëm për gjithkënd që mendjen e përdor. Secilin që në kraharor ka një zemër. Pranon me shpirt. Refuzon me arsye. Nuk ka dhjamë në qafë. Nuhat me hundë. Ha me lugë. Merr me pirun. Copton me thikë. Mahnitet me madhështinë e Zotit.
Ndërtoje atë tempull për çfarë të duash. Për shembull, për çudinë e çudirave, dukurinë e frikshme gjerësisht të përhapur të farkëtimit të prangave, zinxhirëve, zgjedhës, me duart e veta. Pra për komplicitetin e viktimave në ndërtimin dhe funksionimin e diktaturave, përsosjen e krimeve, hapjen e varrit të vetes. Pasojat dramatike. Tmerret rrënqethëse. Viktimat e panumërta.
Ose xhevahirin e ardhshëm letrar gdhende për koston aq të lartë të progresit që kalon përmes vështirësive të pafundme, shkatërrimeve, vonesave, sherreve, kufomave, dhe kërkon kohë dëshpërimisht të gjatë. Shkaqet, arsyet, pse-në e kësaj dukurie cfilitëse. Viktimat, dëmet, pasojat.
Në daç, Mbesë e dashur, kryeveprën në fjalë kushtoja njërit prej krimeve më të përhapura që përsëritet e përsëritet e s’ka të ndalur: gjykimit të kollajtë të të tjerëve, pa konsideruar mëkatet e vetes. Zbërtheje një herë e mirë këtë çbalancim të përbindshëm, këtë asimetri llaftarisëse që po torturon botën prej shekujsh.
Ose veprën monumentale bëje për çmimin e Jetës. Si varion ai çmim i çuditshëm që shpesh është aq i ulët, madje edhe zero, për veten. Ku dhe kur ulet e ngrihet. Cilat rrethana e favorizojnë apo e refuzojnë, e ulin apo e ngrenë, si dhe gjeografinë e këtij çmimi makabër.
Në mos, dyshimet, përpëlitjet e njeriut për të gjetur si është më mirë të jesh, rebel, antikonformist, i papërkulshëm, apo konvencional, konformist, i epshëm – mund të jetë lajtmotivi i atij kryelibri që e pres me padurim morboz. Se vetëm lepur ose vetëm ujk nuk mund të jetë askush. Sa i tillë e sa i atillë duhet me qenë?
Katedralja letrare që do ndërtosh mund të jetë gjithaq sa dhe për revolucionet që iniciohen nga idealistët në favor të turmës së ndërkryer, dhe gërryhen shpejt nga fukarenjtë e ngopur rishtas nën vështrimet qortuese të vizionarëve të zhgënjyer.
Një tjetër sugjerim i ethshëm: bëje në daç edhe për pangopësinë, pasurimin e pafundëm, egërsinë, meskinitetin, mediokritetin, paturpësinë, rrenën, hajdutërinë, veset, ligësitë, pabesitë, mosmirënjohjen, dhimbjen, vuajtjen, persekutimin. Veç mos rri pa e bërë atë skaner të thellë për të gjetur diagnozat, sëmundjet, huqet, veset e viktimave.
Njerëzit do mahniten dhe do dehen nga aroma e plumbit të shtypshkronjës ku do jetë shtypur Libri yt, o Mbesa ime. Do braktisin kompjuterët dhe djallëzitë e tjera që ua helmuan dhe shkatërruan jetët: modemat, email-et, rrjetet sociale; bashkë me to edhe zbrazëtinë e përsosmërisë kompjuterike, dhe do i vërsulen të babëzitur gjerdanit të perlave, kapitujve, fjalive, fjalëve, gërmave, tingujve të Librit tënd mahnitës.
Letra e bardhë e shkruar që zverdhet me kalimin e kohës, ky kthim lavdiplotë te Gutenbergu i shypshkrimit, do godasë si rrufe. Do udhëtojë bashkë me gjakun në çdo skutë të trurit të secilit lexues. Do jetë një mahnitje artistike dhe utilitare totale, integrale, mbarëplanetare, e pandodhur kurrë më parë.
Miliona njerëz do çjerrin me thonj e do përgjakin fytyrat duke u kërkuar pasardhësve falje me duar të ndera dhe sytë nga qielli.
S’ka rëndësi çfarë do jetë apo çfarë do quhet mrekullia që do erruptojë truri yt inkandeshent: roman, novelë, skenar filmi apo teatri. Veç ulu, shkruaje. Për një mijë arsye. Mes tjerash, edhe sepse dikur me plehrat e letërsisë nuk qeshëm kot sa lotë na dolën nga sytë dhe spasma nga goja.
Bëje. Po s’e bëre, do na mbulojë rrena, hajdutllëku, burracakëria dhe një mijë të zeza të tjera. Dhe do pllakosë errësira. Mesjeta që po troket te dera, do hyjë brenda.

Next Post
Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

Comments 2

  1. Sarandapori says:
    7 months ago

    Ke shumë të drejtë Yp.
    Kjo mbesa juaj, përveç që është me mënd, qënka edhe shumë e bukur duke rrezatuar fisnikëri.
    Por, nga të gjitha këto, ekziston një rrezik jo i pakonsiderueshëm, rreziku për ti u afrur ndonjë djalë, sepse nuk gjen dot sot, çuna me këtë intelekt. Prandaj, ta ulë njëçikë “pazarin” se “s’ka krohën që e kref” këtë punë dhe do të na mbetet mbesa singëll, se do ti shohë djemtë vezëm nga lart poshtë dhe nuk do ti mbushet mlndja oër asnjë.

    Reply
  2. Shok i Edisonit says:
    7 months ago

    Po më duken Ypët si Frashërllijtë modernë !!!?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, detajet e para

September 30, 2026
Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi. Çfarë thonë hetimet?

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi. Çfarë thonë hetimet?

September 30, 2026
Bylisi drejt një etape të re, 6.25 milionë euro për zhvillimin e Parkut Arkeologjik

Bylisi drejt një etape të re, 6.25 milionë euro për zhvillimin e Parkut Arkeologjik

September 30, 2026
Revista amerikane: Shqipëria mes 10 destinacioneve më të mira në botë për t’u vizituar

Revista amerikane: Shqipëria mes 10 destinacioneve më të mira në botë për t’u vizituar

September 30, 2026
Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga! Pronari shpallet në kërkim

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga! Pronari shpallet në kërkim

September 30, 2026
Rritet kreditimi në lekë/ Banka e Shqipërisë: Vjen si pasojë e uljes së normës bazë të interesit

Kredia për biznesin frenoi në gusht, por financimi i individëve e “shpejtoi hapin”

September 30, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e mërkurë 30 shtator 2026: Bricjapi kupton se kush janë njerëzit që i qëndrojnë vërtet pranë

September 30, 2026
Ishte zhdukur prej 30 gushtit, studenti shqiptar në Itali gjendet i pajetë

Ishte zhdukur prej 30 gushtit, studenti shqiptar në Itali gjendet i pajetë

September 30, 2026
Rriten tensionet? Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë të RMV-së lidhur me refuzimin e hyrjes në vend të një deputeti

Rriten tensionet? Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë të RMV-së lidhur me refuzimin e hyrjes në vend të një deputeti

September 30, 2026
Koreja e Jugut kërkon ndalimin e fortifikimeve kufitare nga Veriu pas plagosjes së ushtarëve nga minat -

Koreja e Jugut kërkon ndalimin e fortifikimeve kufitare nga Veriu pas plagosjes së ushtarëve nga minat –

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com