• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Në Shqipëri ka dy qeveri, PD s’e kuptuar ende që është në opozitë

by Java News
26/02/2016 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama  thotë se Partia Demokratike fatkeqëissht kujton dhe sillet sikur të ishte një qeveri, duke “harruar” se ajo tashmë është në opozitë prej dy vitesh e gjysmë.

“Ti thuash PD partia Demokratike është eufemizëm.Shqipëria ka një problem madhor se nuk ka opozitë, por dy qeveri, njëra e votuar nga vendi dhe tjetra e rrëzuar nga ajo. Qeveria tjetër nuk ka cfarë të bëjë për sa kohë se ajo nuk është zgjuar dhe nuk ka kuptuar se ajo nuk është më qeveri… për sa kohë ajo nuk është ngritur nga disfata e fundit… dhe e ka të pamundur të ngrihet, por kjo është një bisedë tjetër.”- tha Rama.

Në një eveniment për anëtarësimet e reja në Tiranë, mbajtur në Kishën Ortodokse, Rama tha se shifrat e dala nga sondazhet e bëra nga PS, tregojnë se 11% e shqiptarëve është e gatshme ti bashkohet PS-së, ndërsa PD-së vetëm 6 %.

“Pas një ankete që kemi bërë, jemi suprizuar që pyetjes, a jeni i gatshëm të anëtarësoheni në PS, i përgjigjen po 11%… a e dini cdo të thotë 11% e një kampioni që përfaqëson të gjithë Shqipërinë? Ndërkohë që për po të njëjtën pyetje për PD-në, i përgjigjen po vetëm 6%.”- tha Rama.

Në lidhje me reformat e ndërmarra Rama tha se ishte një gabim nisja e reformës së energjisë me vonesë.

“Bëmë një gabim që e vonuam fillimin e reformës së energjisëpër shkak të një ngurrimi të madh të pjesës dërrmuese të njerëzve që e përgatitën… se mos kjo reformë do na dëmtonte. Do duhej ta kishim filluar menjëherë dhe i mbetur në minorancë për këtë vendim, unë ngurrova për të nisur betejën.”- theksoi Kryeministri.

Ai deklaroi më tej se ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri mund të futet në librin e rekordeve ‘Guiness’ për shkak të numrit të madh të deklaratave të bëra nga PD-ja dhe se aksioni në Lazarat ka prekur mjaft interesa.

“Lazarati nuk ishte ajo fusha me barë dhe ca ordinerë me automatik që i rezistuan policisë nja 5 ditë, pro ishte një fushë me bar që nxirrte para të zeza. Lazarati ishte një bankë parash të zeza që qarkullonte miliarda… dhe këto para diku shkonin dhe tanimë nuk shkojnë më. Tani ata që ishin aksionerë të kësaj banke, cfarë mund të bëjnë tjetër përvecse të investojnë para dhe fuqi politike e mediatike për të inkriminuar Ministrin e Brendshëm…? Nuk është teori konspirative kjo, por është fakt… Thërret në ndihmë pularinë për të sulmuar qeverinë në detyrë,… kjo është një rezistencë kundër reformave, jo ndaj Sajmir Tahiri, Ilir Beqjës apo mua.”- tha Rama.

Next Post

Komisioni i Disiplinës, dënime të ashpra për javën e kaluar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO / Përleshje në Torino, dhjetëra të plagosur dhe arrestime, Meloni mbledh Qeverinë

FOTO / Përleshje në Torino, dhjetëra të plagosur dhe arrestime, Meloni mbledh Qeverinë

February 1, 2026
Kievi në terr në mes të ftohtit: Paraliza energjetike godet Ukrainën para negociatave në Abu Dhabi

Kievi në terr në mes të ftohtit: Paraliza energjetike godet Ukrainën para negociatave në Abu Dhabi

February 1, 2026
VIDEO / Deti rrit nivelin mbi 1 metër në Radhimë, peshqit dalin në tokë

VIDEO / Deti rrit nivelin mbi 1 metër në Radhimë, peshqit dalin në tokë

February 1, 2026
Bllokohet rruga në Librazhd, policia apel qytetarëve: Shmangni udhëtimin drejt Korçës ose anasjelltas

Bllokohet rruga në Librazhd, policia apel qytetarëve: Shmangni udhëtimin drejt Korçës ose anasjelltas

February 1, 2026
Veliaj lihet në paraburgim, avokati: Nuk ka rrezik për prishjen e provave, por gjykata nuk mendon kështu

Veliaj lihet në paraburgim, avokati: Nuk ka rrezik për prishjen e provave, por gjykata nuk mendon kështu

February 1, 2026
“Ma morën hundën në dorë dhe ma bënë copash”, Rama kujton dhunën në 1997: Ca skluptorë m’u futën me shufra hekuri

“Ma morën hundën në dorë dhe ma bënë copash”, Rama kujton dhunën në 1997: Ca skluptorë m’u futën me shufra hekuri

February 1, 2026

Veliaj refuzon avokaten e caktuar nga gjykata: Nuk e njeh dosjen! Si mund të flasë në emrin tim?

February 1, 2026
“El Pais” – Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të preferuara të Ballkanit për turistët ndërkombëtarë

“El Pais” – Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të preferuara të Ballkanit për turistët ndërkombëtarë

February 1, 2026
Ulen të punësuarit në industrinë nxjerrëse dhe përpunimit, por shtohen tek ndërtimi! INSTAT: Rritje edhe tek indeksi i fondit të pagave

Sektori i ndërtimit, Rama: Nuk do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm

February 1, 2026
Studimi: Oqeanet dikur ishin të gjelbra, në të ardhmen mund të bëhen vjollcë

Studimi: Oqeanet dikur ishin të gjelbra, në të ardhmen mund të bëhen vjollcë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In