• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Epstein i dërgoi 75 mijë dollarë ish-ambasadorit britanik, dokumentet e reja i zbulojnë edhe foton intime

by E S
01/02/2026 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jeffrey Epstein ka bërë pagesa prej 75 mijë dollarësh në llogari të lidhura me ambasadorin britanik Lord Peter Mandelson, sipas deklaratave bankare të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-ve.

Midis viteve 2003 dhe 2004, Epstein duket se ka dërguar tre pagesa të ndara nga 25 mijë dollarë, duke përmendur Lord Mandelson.

BBC shkruan se këto pagesa janë pjesë e miliona dokumenteve të publikuara të premten, të lidhura me Epstein-in, i cili ishte një i dënuar për krime seksuale, dhe kjo është seria më e madhe e dokumenteve të ndara nga qeveria amerikane deri më tani.

Lord Mandelson tha se nuk kishte asnjë regjistër dhe nuk mbante mend t’i kishte marrë këto shuma parash nga Epstein dhe nuk dinte nëse dokumentet ishin autentike. Ai u kërkoi falje “pa rezervë grave dhe vajzave që vuajtën” nga Epstein dhe shprehu keqardhje që e kishte vazhduar miqësinë me të edhe pas dënimit të tij.

Në këtë seri dokumentesh janë zbuluar edhe fotografi të ish-ambasadorit britanik në SHBA të veshur vetëm me të brendshme. Në një fotografi të redaktuar, ai shihet pranë një gruaje, fytyra e së cilës nuk duket. Mandelson ka thënë se nuk e mban mend as vendndodhjen, as identitetin e gruas dhe nuk mund “të kujtojë rrethanat” e asaj fotoje. Nuk dihet se kur apo ku janë marrë këto imazhe.

Deklaratat bankare të publikuara së fundmi, të raportuara për herë të parë nga Financial Times, tregojnë tre pagesa të ndara që përmendin Lord Mandelson, i cili në atë kohë ishte deputet i Partisë Laburiste për Hartlepool, dhe dërgohen nga llogaritë bankare të Epstein-it në JP Morgan.

Pagesa e parë, e datës 14 maj 2003, tregon një transferim në një llogari Barclays ku Reinaldo Avila da Silva (partneri i Mandelson-it në atë kohë) figuron si “A/C”, zakonisht shkurtesë për llogarinë. Në atë pagesë, “Peter Mandelson” figuron si “BEN”, zakonisht shkurtesë për përfituesin.

Pagesat e dyta dhe të treta, nga 25 mijë dollarë secila, janë bërë në llogaritë HSBC vetëm disa ditë më vonë në qershor 2004, ku përsëri “Peter Mandelson” është i vetmi i përmendur si “BEN”. Nuk dihet nëse këto pagesa kanë arritur realisht në llogaritë e emëruara.

Da Silva, i cili u martua me Lord Mandelson në vitin 2023, përmendet edhe në pjesë të tjera të dokumenteve të Epstein. Email-et e vitit 2009 tregojnë se Epstein i kishte dërguar 10 mijë paund për një kurs osteopatie.

Lord Mandelson ka thënë se ka qenë “shumë i qartë” për marrëdhënien e tij me Epstein gjatë intervistave për BBC-në dhe nuk ka pasur asgjë më për të shtuar.

Sjellim ndërmend se Mandelson ishte i dërguar si ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në SHBA në vitin 2024, por u shkarkua një vit më vonë pas zbulimeve të reja mbi miqësinë e tij me Epstein. Dokumentet tregojnë gjithashtu se ai mbajti kontakte me Epstein edhe pas dënimit të tij në 2008 dhe i dërgonte mesazhe mbështetëse.

Epstein u dënua në vitin 2008 për shfrytëzim të vajzave të mitura për prostitucion dhe vdiq në vitin 2019 ndërsa priste gjyqin për trafik seksual.

Next Post
“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KE: Shqipërisë “po i ikën truri”, informaliteti ende i lartë në tregun e punës

Papunësia zbret në 8.4%, Shqipëria me inflacionin më të ulët në rajon, të ardhurat për frymë 12,200 euro në 2026

August 8, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Rregullorja Bani, defibrilatori që nuk i ritmon dot gjyqet e (pa)hapura

August 8, 2026
Rregulla të ashpra kundër detyrave të shtëpisë me Inteligjencë Artificiale

Rregulla të ashpra kundër detyrave të shtëpisë me Inteligjencë Artificiale

August 8, 2026
Shqiptarët e Kosovës zgjedhin Shëngjinin, turistët u rritën me 5 për qind këtë vit

Shqiptarët e Kosovës zgjedhin Shëngjinin, turistët u rritën me 5 për qind këtë vit

August 8, 2026
A është madhësia e bashkisë kriteri vendimtar? Çfarë na mëson përvoja evropiane dhe çfarë tregojnë të dhënat shqiptare

A është madhësia e bashkisë kriteri vendimtar? Çfarë na mëson përvoja evropiane dhe çfarë tregojnë të dhënat shqiptare

August 8, 2026
“Trend Hunter”: Ndryshimi i jashtëzakonshëm i Piramidës së Tiranës

“City AM”: Tirana, mes trashëgimisë dhe modernitetit, drejt një epoke të re turistike

August 8, 2026
Zelensky në Beograd, takimi me Vuçiç vjen në mes të tensioneve me Rusinë

Zelensky në Beograd, takimi me Vuçiç vjen në mes të tensioneve me Rusinë

August 8, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Dyshohet se vunë eksploziv në derën e banesës së një 72-vjeçari, shpallen në kërkim tre vëllezër

August 8, 2026
Rusia sulm me raketa pranë Kievit, të paktën 3 të vrarë

Rusia sulm me raketa pranë Kievit, të paktën 3 të vrarë

August 8, 2026
Eksploziv në dyert e dyqanit dhe lokalit të Noizy-t? Policia nis hetimet!

Eksploziv në dyert e dyqanit dhe lokalit të Noizy-t? Policia nis hetimet!

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com