• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama në shkollën profesionale “Beqir Çela”: Zanati të jep punë shpejt dhe të mirëpaguar

by A R
16/09/2024 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në shkollën profesionale “Beqir Çela” në Durrës, ku ka theksuar nevojën për të pasur profesionistë në zanatet e kërkuara.

Gjatë takimit me stafin e kësaj shkolle, kreu i qeverisë theksoi se zanati sot të krijon mundësi për më shumë punë të mirëpaguar.

“Të shkosh në arsim profesional nuk është të shkosh në kategorinë e dytë. Sepse edhe po të shkosh në arsimin profesional t’i mund të shkosh në universitet po të duash. Kur ke bërë arsimin profesional në të gjitha rastet ke zanat, jo vetëm punon por fiton edhe shqisat për të bërë sipërmarrjen tënde. Për shumicën ky është arsimi i të nesërmes, të jep punë më shpejt dhe punë të mirëpaguar sot. Sot i dëgjon bizneset që thonë nuk e kemi problemin t’i japim lekë, thonë a i kemi këta që duhet t’i paguajmë mjaftueshëm të kualifikuar”, u shpreh Rama.

Kryeministri solli në vëmendje atë që po ndodh me turizmin aktualisht, teksa tregu lyp nevojën për më shumë profesionistë në këtë sektor.

“Kemi parë se si zgjerimi hap pas hapi dhe rritja e investimeve private do të çonin në situatën kur do kërkohej cilësi jo sasi për shumë vende pune. Sot shembulli më dramatik është turizmi por kudo mund të thuhet e njëjta gjë. Kemi një kërkesë që është eksponencialisht më e lartë dhe kemi një sipërmarrje në turizëm që duhet të ketë jo vetëm punonjës por t’i ketë të kualifikuar se nuk ecet më dot, se edhe po të duan të ecin symbyllur, por tani duhet që ose kamarieri të dijë të sillet, recepsionisti të dijë të bëjë punën shpejt, të dinë t’i trajtojnë klientët si arsyen kryesore pse janë aty ose pastaj ata turistë që vijnë nuk kthehen më aty. Nuk diskutohet. Dhe kjo është kudo. Tani po na ndihmon edhe presioni i tregut, presioni i rritjes ekonomike që ta kemi më të lehtë me sipërmarrësit. Sfida tjetër që kemi ne është sistemi dual, duhet filluar të orientohen në kuptimin thelbësor që nuk është që e merr një nga shkolla në punë dhe e trajton. Ai edhe në punë duhet të jetë nxënës, t’i krijohen të gjitha kushtet si nxënës”, theksoi Kryeministri Edi Rama.

/a.r

Next Post
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare

September 28, 2026
Pas arrestimit të ish-kreut të SHISH, presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Pas arrestimit të ish-kreut të SHISH, presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

September 28, 2026
Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com