• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama në Shkodër: Duhet vullnet jo frikë për të punuar

by
03/05/2015 10:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në qytetin e Shkodrës ku ka prezantuar Keti Bazhdarin, kandidaten e Alenacës për Shqipërinë Europiane për qytetin verior. Rama në fjalën e mes batutave Rama tha se qeveria do e mbështesë çdo projekt për shkodrën, por për këtë sipas Ramës duhet vullnet dhe jo frikë.

“Do ta filloj me nje episod që flet shumë për ata që egzistojë duhet ta votojnë apo jo Ketin. Me çon para pak kohësh një kryetar Bashkie i PD dhe më thotë se duhet të të takoj.

Dakord i thashë hajde në zyrë, jo më tha se kam frikë se më shohin. Si mund të bashkëpunojmë me këta njerëz që kanë frikë. Qeveria do mbështesë ata kryetarë bashkie që kanë projekte”, tha kryeministri Rama.

Rama gjithashtu duke folur edhe për kandidaten e PD tha :“por, si duhet të bëshkëpunoj qeveria me pushtetin lokal nëse ata kanë hall se i shohin? Prandaj për të hequr këtë mentalitet vota e 21 qershorit nuk duhet të jetë një votë për të shpresuar në ndryshimin e qeverisë, por për ndryshimin e bashkisë dhe modelit të qeverisjes lokale dhe tek Keti Bazhdari qytetarët e Shkodrës kanë zgjedhjen më të mirë. Une nuk e njoh kandidaten e PD, përvec faktit që ka qenë në Parlament, por nuk e mbaj mend që ajo të ketë bërë ndonjë gjë, që unë ta mbaj mend edhe si fytyrë, sikundër njoh Jozefinën.

Por kjo s’do të thotë që ajo mos jetë një zonjë, por puna e zgjedhjeve nuk është si puna e krushqive. Atëherë për cfarë ju duhet kjo kandidate”, iu drejtua Rama të pranishmëve.

“Unë nuk kam asnjë gjë me kundërshtaren e Keti Bazhdarit, por di të them që kandidatja e PD-së nuk mund të ndihmojë qytetin. Kemi kaq kohë që diskutojmë me Bashkinë për Stadiumin e Shkodrës dhe deri para pak kohësh bashkia nuk na jepte çelësat e tij, por tani që nuk do rikandidojë ai kryetar, na i dha çelësat. Pse duhet të vononte kaq shumë? Kemi projektuar rrugën e Velipojës, por kryetari Bashkisë nuk bashkëpunon, prandaj duhet të votoni Keti Bazhdarin. Nuk na duhet një kryetar që ka frikë se e shohin”, shtoi Rama.

“Qeveria nuk mund të punojë me kryetarë bashkie që refuzojnë të bashkëpunojnë me qeverinë, por kur duan të bashkëpunojnë kanë hall se i shohin. Ne kemi hartuar reformën territoriale, ku Bashkia e Shkodrës bëhet edhe më e madhe, por me cilindo bashkëpunojmë. Ne duam një kryetar bashkie i cili nuk ka frikë se e shohin, por që punon për qytetin. Kemi gati pr/ligjin që i jep bashkisë menaxhimin e kanaleve të ujitjes, por kush do e bëjë këtë ai që ka frikë që e shohin. Jo, mendojmë se duhet një tjetër frymë dhe për këtë është Keti Bazhdari”, tha Rama.

Në vijim ai u ndal në përplasjet e krijuara me Bashkinë e Shkodrës përsa i takon rikonstruksionit të stadiumit.

“Kryetari i Bashkisë nuk na jepte celësat, atëherë c’duhet të bënim ne? Të thyhenim derën? Punimet mund t’i kishim nisur 3 javë më parë por nuk gjetëm bashkëpunimin nga bashkia.

Por në momentin që doli emri i kandidates së PD-së për Shkodrën, Kryebashkiaku na tha bëni cfarë të doni, pasi sic duket ai nuk e ka qejf kandidaturën e zonjës që u propozua”, tha Rama.

Kreu i parlamentit Ilir Meta u shpreh se projekti që ka Keti bazhdari për këtë bashki është një projekt jo i mbështetur në ideologji por një projekt që është krijuar në Shkodër dhe për Shkodrën.

“Besoj se në 21 qershor qytetarët Shkodranë do të dinë ti japin dimensionin e duhur bashkisë së Shkodrës duke bashkuar të gjitha resurset. Kjo kërkon një drejtuese me ambicien për të bërë një ndryshim rrënjësor, unë besoj në projektet e Ketit.

Historia e saj dhe e familjes është e ngjashme me shumë familje të tjera që kanë vuajtur në sistemin komunist, por këto vuajtje e kanë ndihmuar të ecë përpara. Projekti i saj është një projekt shkodran i lindur në Shkodër dhe nuk është një projekt ideologjik“, tha Meta.

Meta tha se Keti Bazhdari ka një projekt gjithëpërfshirës dhe jo vetëm për të majtët.

“Unë besoj tek Keti Bazhdari. Ajo ka energjinë e duhur për transformuar këtë qytet. Unë, nënvizoi Meta, besoj tek projekti Bazhdari, pasi është një projekt jo për të majtën, por për të gjithë qytetin e Shkodrës dhe këtë e tregon dhe historia e familjes së saj, që ka vuajtur në sistemin e shkuar dhe që në këtë sistem kërkon të bëjë ndryshimin”, theksoi kreu i LSI-së.

Sipas tij, tek Bazhdari të gjithë shkodranët gjejnë veten.

“Tek Keti e gjejnë veten të gjithë, të majtët, të djathtët edhe ata pa parti. E gjejnë veten sportistët, e gjejnë veten artistët. Unë besoj tek Keti dhe energjia e saj dhe besoj tek forca dhe dëshira e Shkodrës për të ndryshuar”, tha Meta.

Ndërsa kandidatja e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” Keti Bazhdari, në fjalën e saj u shpreh se, është emocion i madh për të kandidimi për drejtimin e qytetit të Shkodrës.

“Pas këtyre fjalëve të bukura dua tu drejtohem të gjithëve dhe të përfitoj nga rasti tju flas për filozofinë që më solli këtu.

Jemi në fazën e dëgjesave për të hartuar projektet. Për mua qendra e botës është Shkodra dhe dua ti kthej dinjitetin e humbur.

Do punoj për banorët nga Thethi në Velipojë. Ajo që më ka mbajtur sfiduese është mbajtja e parimeve shkodrane që i kam marrë nga familja dhe vendi ku jam rrit. Ajo që dua të transmetoj sot është aspekti më i rëndësishëm i profilit tim politik që ju përfaqëson ju.

Dua t’ju flas thjeshtë dhe hapur sepse kështu do të jem për ju gjithmonë. Modeli i politikanëve që jemi mësuar të shohim deri më tani ka ndikuar në shkatërrimin e Shkodrës.  

Shkodranët kanë qenë ekspresiv në çdo fushë të jetës, por është fatale që sot duhet të pyesim u jemi e të kuptojmë se renditemi në qytetet më të varfra në vend.  

Ne nuk mund të flasim për projekte konkrete, por jemi në fazën e dëgjesave. Faktikisht të garosh në vendin tënd për kryetare bashkie është emocion shumë i madh.

Për mua, qendra e botës është Shkodra. Dua t’i përkushtohem këtij qyteti që deri diku ka humbur dinjitetin. Dua të përkushtohem për të gjithë bashkëqytetarët e mi, nga Thethi deri në Velipojë.

Angazhim maksimal, për të gjithë, artistë, sportistë e shkencëtarë”, tha Bazhdari

Next Post

Kosova: Do të shtojmë destinacionet turistike për Tiranën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In