• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kosova: Do të shtojmë destinacionet turistike për Tiranën

by
03/05/2015 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Turizmi duhet ti sjellë të ardhura qytetit dhe të krijojë vende pune. Kjo është ideja që ka kandidati për kryebashkiak në Tiranë, Halim Kosova, i cili shprehet se ka shumë për të bërë që nga linjat e dedikuara pë vendet turistike të Tiranës e deri tek paisja me informacionin e duhur për destinacionet atraktive dhe të trashëgimisë kulturore. Këto shqetësime janë diskutuar në një takim të z. Kosova me njohës të fushës dhe me operatorë turistikë.

“Turizmi kulturor në kryeqytetet e botës dhe qytetet e botës që kanë vlera autentike të aspektit arkeologjik, kulturor, historik, ka disa politika të themi kulturore dhe strategji të mira afatshkurtër dhe afatmesëm dhe ne sot jemi të gjithë bashkë për ti diskutuar me specialistë, me njerëz të fushës dhe ky është një shkak i mirë që Dr. Halimi t’u dëgjojë”, u shpreh Ardian Isufi, kordinatori i këtij takimi.

Kandidati për kryebashkiak u ndal tek rëndësia e informacionit.

“Informacioni për turizmin nuk është i rëndësishëm vetëm për turistët por është i rëndësishëm dhe për ne vetë që jemi këtu, që edhe ne ta dimë se çfarë kemi përreth, sa kala kemi, sa shpella kemi, sa vende të bukura piktoreske kemi që duhet të shkojmë . Unë do të mirëprisja çdo lloj gjëje sepse sa më shumë ide të ketë, aq më e pjekur del edhe strategjia e qytetit të Tiranës për të vizituar veprat e rëndësishme që Tirana ka dhe të përcaktojmë guida, dhe pika informacioni në të gjitha anët e qytetit ku edhe turisti ta dijë cilat janë qendrat që s’duhen lënë pa parë, cilat janë vlerat tradicionale”, u shpreh Kosova.

“Tirana ka një mbret dhe ai është Mali i Dajtit të cilin do ta respektojmë të gjithë. Çfarë do të bëni ju në të ardhmen për masivizimin e sporteve që kanë lidhje me natyrën?”, u shpreh një alipnist i pranishëm në takim.

Halim Kosova e ftoi që të punojnë sëbashku për ide e projekte konkrete për te rritur numrin e vizitorëve në Malin e Dajtit.

“Industria turistike është një nga industritë kryesore që siguron punësim sepse sa më shumë që rritet teknologjia aq më tepër punonjës duhen. Ndërkohë që ndodh e kundërta me teknologjitë e tjera. Është e rëndësishme që të ndërmerren masa, të planifikohen masa që janë stimuluese për turizmin”, tha përfaqësuesi i një operatori tursitik.

Kandidati për kryebashkiak shprehu gadishmërinë për të punuar në këtë drejtim.

“Numër një do ishte çfarë kemi gati. Ato që kemi gati t’ia ofrojmë turistëve. E dyta, në një plan shumë të afërt, çfarë mund të bëjmë për të ofruar ato gjëra që ne i kemi por që duan edhe ndonjë rikonstruksion që ta futësh turistin, por edhe neve vetë kur të shkojmë ta shohim. Dhe e treta, për gjërat tradicionale të Tiranës dhe komunave përreth, të gërmojmë ku ka gjëra që janë tradicionale dhe atraktive, por që i ka mbuluar koha”, u shpreh Kosova.

Teksa bisedonte me të ftuarit në këtë takim për turizmin, një grup vizitorësh nga Çekia u ndalën dhe u takuan me kandidatin për Kryetar Bashkie. Z.Kosova u foli atyre për mundësitë që ofron kryeqyteti ynë, dhe u dhuroi një guidë mbi atraksionin turistik dhe vlerat e tradhëgimisë.

Next Post

Rama në Kukës: Industria e kromit jo më në duart e "të fortëve"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Itali, shoku i futet në shtëpi dhe vret me thikë prindërit dhe motrën e mitur të 20-vjeçarit

E rëndë në Itali, shoku i futet në shtëpi dhe vret me thikë prindërit dhe motrën e mitur të 20-vjeçarit

June 27, 2026
Helmimi i kadetëve, Krimi Ekonomik zbarkon në AKU, sekuestrohet dosja e “Sori-Al”

Helmimi i kadetëve, Krimi Ekonomik zbarkon në AKU, sekuestrohet dosja e “Sori-Al”

June 27, 2026
Tregimet e Biblës si lexim i detyrueshëm në shkolla, shpërthejnë debatet

Tregimet e Biblës si lexim i detyrueshëm në shkolla, shpërthejnë debatet

June 27, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 28 Qershor 2026

June 27, 2026
Politika shqiptare dhe teoria e “lojës”

Ligji për financimin e partive, projektohen kufizime për afatet dhe masën e dhurimit

June 27, 2026
Berisha takime në CDU dhe Bundestag: Denoncova diktaturën autokratike të Ramës

Berisha takime në CDU dhe Bundestag: Denoncova diktaturën autokratike të Ramës

June 27, 2026
Ikballe Huduti “non grata”! Ministri: Kishte kohë që kishim mbledhur informacion për të. Ndihmuan edhe partnerët!

Ikballe Huduti “non grata”! Ministri: Kishte kohë që kishim mbledhur informacion për të. Ndihmuan edhe partnerët!

June 27, 2026
…sepse në fund mbetet gjurma vetjake në qiell!

…sepse në fund mbetet gjurma vetjake në qiell!

June 27, 2026
Përplasje e re në horizont mes SHBA-ve dhe BE-së, Trump kërcënon me tarifa 100%

Përplasje e re në horizont mes SHBA-ve dhe BE-së, Trump kërcënon me tarifa 100%

June 27, 2026
Pranga dy personave në Fier, policia u gjen drogë dhe kallashnikov në banesë

Të shtënat me armë ndaj servisit të celularëve në Babrru, zbardhet ngjarja

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In