• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama në Kukës: Industria e kromit jo më në duart e “të fortëve”

by
03/05/2015 11:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Industria e kromit në Kukës, pothuaj e shuar prej shumë vitesh, po rigjallërohet. Fabrika e pasurimit të kromit në Kalimash, me investimet e kryera nga investitorë seriozë në këtë fushë, po rrit kapacitet për përpunimin e kromit në vend. Në këtë fabrikë ishte Kryeministri Rama, i shoqëruar nga Ministri i Industrisë dhe Energjetikës Damian Gjiknuri.

Miniera e kromit në Kalimash, sipas studimeve, ka rezerva industriale prej 1.23 milionë tonë krom. Si rezultat i investimeve të kryer, fabrika e pasurimit të kromit do të përpunojë rreth 150 mijë tonë krom në vit.

Ministri Gjiknuri tha se investimet në sektorin minerar po rriten edhe si rrjedhim i lehtësirave të krijuara nga qeveria në legjislacionin e kësaj fushe, duke rigjallëruar një industri prej shumë vitesh të shuar.

Vlera e investimeve të realizuara aty, sipas drejtuesve të fabrikës, është 6.2 milionë dollarë dhe se gjatë operimit të fabrikës dhe të minierës, numri i të punësuarve do të shkojë do të shkojë në 500. “Deri tani janë investuar 6.2 milion dollarë. Ka një punësim prej 300 persona. Me përgatitjen e fabrikës së pasurimit do të arrijë në 350. Me tej do të shkohet me fabrikën e ferrokromit e cila do të kërkojmë 150 punonjës të tjerë. Vetëm gjatë muajit maj priten rreth 2 milion dollarë makineri-pajise që do të vijnë për të kompletuar fabrikën e pasurimit.”

Deri në mesin e vitin 2014, miniera e kromit në Kalimash është shfrytëzuar nga individë në mënyrë të jashtëligjshme. Nisur nga ky fakt, Kryeministri u shpreh se Kukësi dhe Shqipëria ka humbur shumë si pasojë e këtij fenomeni, duke shprehur bindjen se tashmë gjithçka është në rrugën e rimëkëmbjes. Kryeministri premtoi mbështetje maksimale ndaj kompanive investuese.

“Shqipëria ka humbur shumë dhe Kukësi ka humbur shumë. Sot realisht jemi ne kushtet kur kjo industri po rilind me te vërtetë dhe ne do t’i japim mbështetje maksimale kompanive, do t’i japim mbështetje maksimale edhe për faktin se faktikisht, ashtu siç e shprehen dhe vete minatorët, trajtimi është dinjitoz, paga është dinjitoze. 700 dollarë pagë është sot vërtetë dinjitoze.”

Kryeministri nënvizoi si domosdoshmëri përgatitjen e të rinjve në këtë fushë nëpërmjet arsimit profesional.

”Së bashku me kompaninë të bashkërendojmë forcat dhe financimin me bashkinë e re të Kukësit, me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, për të ndërtuar dhe një shkollë profesionale, që te kemi mundësi që të formësojmë të rinjtë. Shkollat profesionale siç e kemi bërë në Bulqizë, këtu apo kudo ku janë këto pika, do të ndihmojë që kompania me mbështetjen e  shtetit të ketë mundësi të rekrutojë të rinj, t’i kualifikojë, t’i përzgjedhë dhe pastaj menjëherë t’i fusin në punë.”

unnamedNë Kukës, Kryeministri Rama vizitoi pikën e grumbullimit të bimëve medicinale. Praktikisht, sot një magazinë e rrënuar, por që me mbështetjen financiare të qeverisë, sipërmarrësi synon ta kthejë në një pikë moderne të grumbullimit dhe përpunimit të këtyre bimëve. Sipërmarrësit iu dorëzua kontrata me Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, që e  bën përfitues nga fondi i mbështetjes.

Kryeministri Rama përgëzoi sipërmarrësin që ia ka dalë edhe në kushte të vështira të mbajë në këmbë biznesin jo vetëm për vete, por edhe për shumë familje të tjera. Me mbështetje financiare të AZHBR-së, sipërmarrësi planifikon shtimin e kapaciteteve dhe modernizimin e saj. Një investim, shprehu bindjen Kryeministri, që do ta shndërroi në një pikë grumbullimi model, që do t’i shërbejë të gjithë qarkut të Kukësit.

“Prej kaq vitesh një punëtor i palodhur, i cili ka privatizuar shumë vite m parë këtë magazinë të rrënuar, arrin të mbajë jo vetëm familjen, por edhe një numër të konsiderueshëm familjesh, pa asnjë mbështetje nga ai shtet dhe ai pushtet që sot derdh lot krokodili për Kukësin, për varfërinë, për ikjet e me radhë. Ndërkohë që ne sot i dorëzojmë këtë kontratë mikut tonë që do e bëjë që kjo skutë e errët ku bëhet një luftë e përditshme, me një vështirësi të jashtëzakonshme, për të jetuar me një punë të ndershme të kthehet në një magazinë grumbullimi model dhe t’i shërbejë të gjithë qarkut deri në grykë Çajë, duke bërë që të punësohen qindra e qindra familje që të mbledhin bimët medicianale, t’i sjellin këtu dhe të marrin shpërblimin e të jetojnë dhe ata me punë të ndershme, sepse sot nuk kanë ku t’i çojnë. Kapaciteti i kësaj magazine është minimal, por me modernizimin dhe transformimin e saj, me investimin në teknologji do të behet një pikë grumbulli, nga ku pastaj do të kemi përfitime të mëdha për zonat më të vështira,” – u shpreh Kryeministri, pasi u njoh nga afër me biznesin dhe planet e investimit të sipërmarrësit.

Next Post

Rama fermerëve në Shkodër: Investimi për ju strategjik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri në kodrat e Vlorës, flakët afrohen pranë banesave, detajet e para

Zjarri në kodrat e Vlorës, flakët afrohen pranë banesave, detajet e para

June 27, 2026
Bllokimi i rrugëve, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen një automjet dhe dy celularë

Bllokimi i rrugëve, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen një automjet dhe dy celularë

June 27, 2026
Berisha: Edhe Rama u takua me Ahmadinejad disa herë në Iran! Të japë dorëheqjen sepse durimi po soset

Berisha: Edhe Rama u takua me Ahmadinejad disa herë në Iran! Të japë dorëheqjen sepse durimi po soset

June 27, 2026
Temperaturat e larta sjellin fluks pushuesish, trafik në aksin Lezhë–Milot dhe Shëngjin

Temperaturat e larta sjellin fluks pushuesish, trafik në aksin Lezhë–Milot dhe Shëngjin

June 27, 2026
Uji i pishinave rrit shanset për infeksione të ndryshme, ja si të mbroheni

Kontrolle nëpër pishina, ISHSH: Në gatishmëri për çdo ankesë nga qytetarët apo referimi nga mjekët

June 27, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Hoxha në forumin e Dubrovnikut: Anëtarësimi në BE, i vetmi drejtim për të ardhmen e Shqipërisë

June 27, 2026
Berisha reagon pas deklaratave të Ramës për integrimin: Fshehu raportin që ‘nxin’ Shqipërinë

Thirrjet “Berisha në burg” në protesta, kreu i PD: Slogane mjerane të kundërshtarëve të opozitës. Mos u impresiononi!

June 27, 2026
E rëndë në Itali, shoku i futet në shtëpi dhe vret me thikë prindërit dhe motrën e mitur të 20-vjeçarit

E rëndë në Itali, shoku i futet në shtëpi dhe vret me thikë prindërit dhe motrën e mitur të 20-vjeçarit

June 27, 2026
Helmimi i kadetëve, Krimi Ekonomik zbarkon në AKU, sekuestrohet dosja e “Sori-Al”

Helmimi i kadetëve, Krimi Ekonomik zbarkon në AKU, sekuestrohet dosja e “Sori-Al”

June 27, 2026
Tregimet e Biblës si lexim i detyrueshëm në shkolla, shpërthejnë debatet

Tregimet e Biblës si lexim i detyrueshëm në shkolla, shpërthejnë debatet

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In