• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama fermerëve në Shkodër: Investimi për ju strategjik

by
03/05/2015 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skemat e mbështetjes në bujqësi po japin efektet e para pozitive, me rritjen e investimeve në infrastrukturën prodhuese. Dëshmi e kësaj ishte edhe vizita që Kryeministri Edi Rama bëri në një fermë të mbarështimit të gjësë së gjallë në Shkodër. Aveniri, një fermer që ka përfituar nga skemat e mbështetjes financiare nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, tha se me këtë mbështetjen ai po rrit kapacitetet e fermës së tij dhe si rrjedhojë, edhe numrin e nënkontraktorëve në procesin e prodhimit. “Kjo do na dyfishojë numrin e punëtorëve. Por me zinxhirin që krijohet, bëhen edhe nënkontrata dhe kjo shton rrethin e punësimit,” – tha ai.

Suela Popa, drejtoresha e AZHBR, tha se për qarkun e Shkodrës, AZHBR ka vënë në dispozicion 1.5 miliardë lekë për skemat e mbështetjes, shpërndarja e të cilave ka përparësi infrastrukturë prodhuese. “Ne sot jemi në Shkodër për të konfirmuar shpërndarjen e një fondi prej 1.5 miliardë lekë jo vetëm për subvencione dhe bimët medicinale, e cila që është një nga avantazhet konkurruese të zonës, por mbi të gjitha për krijimin e një infrastrukturë bashkëkohore për të afruar bujqësinë dhe zhvillimin rural në vend me parametrat e BE.”

Kjo qasje tërësisht inovative, për të mbështetur punësimin përmes zhvillimit të zinxhirit të prodhimit, për Kryeministrin Rama, është çelësi i transformimit nga bujqësia e mbijetesës në bujqësinë që gjeneron zhvillim për ekonominë familjare dhe ekonominë kombëtare.

“Qëllimi jonë me skemat e mbështetjes është të mbështesim investime prodhuese që krijojnë cikël të mbyllur dhe përfitojmë nga cikli i mbyllur jo vetëm punësimin që është brenda për brenda asaj mikro apo ndërmarrjeje të plotë bujqësore, por gjithë ciklin që krijohet nga të gjithë ata që janë përfshirë në zinxhirin e prodhimit. Prandaj ju kemi mbështetur me shumë dëshirë, pasi ky është investim strategjik për gjithë zonën dhe do krijojë një cikël ku do përfshihen shumë njerëz, pastaj, në punë. Duhet ta shohim procesin e prodhimit jo nëpërmjet tokës së copëzuar, por përmes bashkimit të njerëzve në një interes prodhimi. Pra, në qoftë 50 hektarë janë të copëzuar me nga 5 dynymë, është e rëndësishme që ata që i kanë këto 5 dynymë dhe që jetojnë këtu të përfshihen në këtë proces, të marrin edhe ata pjesën e tyre në këtë ndërmarrje, duke qenë edhe kontributorë të ndërmarrjes, por duke marrë edhe hakun për punën që bëjnë.”

Rritja e kapaciteteve teknologjike dhe të infrastrukturës në ciklin e prodhimit do të sjellë përfshirjen në proces të mijëra njerëzve në gjithë Shqipërinë.

Next Post

Arben Tafaj dorëzon firmat në KQZ, zyrtarisht kandidat i pavarur për Tiranën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

June 27, 2026
“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

June 27, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

June 27, 2026
AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

June 27, 2026
Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

June 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Jam shkarkuar padrejtësisht”, Spaho: Kam qenë kundër protestës që ditën e parë

June 27, 2026
“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

June 27, 2026
Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

June 27, 2026
Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

June 27, 2026
Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Tension tregtar SHBA–BE, Trump kërcënon me tarifa 100% për shërbimet dixhitale

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In