• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama në Fier: PS ka marrë rezultat historik falë mobilizimit tuaj. Falenderoj dhe demokratët që s’votuan…!

by Java News
05/06/2023 18:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste është ndalur në Fier për të falënderuar qytetarët për votëbesimin në zgjedhjet lokale. Kryeministri Edi Rama u shpreh se, rezultati i 14 majit është historik për Partinë Socialiste.

“Ky rezultat, i cili nuk është thjesht më i miri historik në numër bashkish, por është më i miri në numër votash dhe është si rezultat i një produkt, i një pune dhe i një organizmi të jashtëzakonshëm sa vetë rezultati”, tha kryeministri.

Ai tha se Partia Socialiste ka sjellë këtë rezultat falë mobilizimit që ka pasur prej vitesh.

“PS ka qenë e mobilizuar dhe ka sjellë në kutinë e votimit numrin më të madh të votave që ne kemi marrë ndonjëherë”, tha Rama.

Kryesocialisti falënderoi edhe ata demokratë, të cilët nuk dolën në zgjedhje për të votuar dyshen e koalicionit Meta-Berisha, të cilët i konsideroi si hije të së shkuarës dhe që nuk përfaqësojnë asgjë për interesin e vendit.

“Ka një faktor në zgjedhjet e 14 majit, që është mos ardhja në votim e demokratëve dhe ato që janë të pozicionuar ndryshe nga ne edhe e kanë të pamundur të kapërcejnë ylberin, por nuk dolën në zgjedhje se nuk deshën të ndyjnë dorën duke vendosur kryqin e votës aty ku nuk kishte asnjë të ardhme e ku hijet e së shkuarës paraqiteshin si koalicion që nuk i ofron asgjë vendit e qytetarëve.

Edhe ata dua t’i falenderoj që nuk votuan.

Rezultati nuk është një shprehje kënaqësie me qeverisjen tonë, por shëmbëlltyra e besimit se ne jemi ata që mund të plotësojmë ato që duhet.

Ne të mos bëjmë gabimin e madh të mos kuptimit të rezultatit si shprehje kënaqësie për punën tonë. Është ndryshe, është besim, por besim jo me kohë ë pakufizuar. Mendoj që për të marrë një shembull që ata që na kanë votuar s’mund të na presin edhe 10 vite për të mos pasur andralla”, tha Rama.

Ai u kërkoi kryebashkiakëve që besimin e qytetarëve ta kthejnë me punë dhe shërbime, dhe jo me premtime boshe.

“Besim po, por është një besim jo me kohë të pakufizuar se unë mendoj se ata që na kanë votuar nuk mund të presin edhe 10 vjet tjera për të mos pasur më tortura në marrjen e titujve të pronësisë, të pamundësie për regjistrimin e tokës së tyre, gjë që ndodh akoma. Kemi hequr radhët e njerëzve, kemi mbyllur zyrat, që për një kohë të gjatë thithën sa mundën nga të dyja xhepat e qytetareve. Përsëri kemi kadastrën që është, portreti i turpit tonë, kjo është e vërtetë, nëse nuk ia themi vetes këtë të vërtetë, duke sikur jemi të pajtuar, por ne nuk mund të pajtohemi me këtë dhe as me të vërteta të tjera, sepse janë pjesë e një procesi, sepse nuk mund të bëhen të gjitha përnjëherë”, tha ai./m.j

Next Post
Bie alibia e radhës e Berishës/ Përfundoi rinumërimi i votave për kryebashkiakun e Rrogozhinës: Memolla i PS mbetet fitues

Bie alibia e radhës e Berishës/ Përfundoi rinumërimi i votave për kryebashkiakun e Rrogozhinës: Memolla i PS mbetet fitues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tkurret protesta në ditën e 38-ë, pamjet me dron në orën 19:40 tregojnë prani më të lartë qytetarësh në FanZonë

Tkurret protesta në ditën e 38-ë, pamjet me dron në orën 19:40 tregojnë prani më të lartë qytetarësh në FanZonë

July 7, 2026
Spaho kritikon protestën: Pushteti ndërrohet me votë, jo dhunë! PD u tregua e dyzuar për investimin në Zvërnec

Spaho kritikon protestën: Pushteti ndërrohet me votë, jo dhunë! PD u tregua e dyzuar për investimin në Zvërnec

July 7, 2026
Flamingos, revolucion apo komplot? Anatomia e një proteste!

Flamingos, revolucion apo komplot? Anatomia e një proteste!

July 7, 2026
FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë

July 7, 2026
Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë (VIDEO)

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë (VIDEO)

July 7, 2026
U arrestuan për ‘shpërdorim detyre’ pas arratisjes së Hasan Ferracakut, lirohen 4 inspektorë në Shkodër

U arrestuan për ‘shpërdorim detyre’ pas arratisjes së Hasan Ferracakut, lirohen 4 inspektorë në Shkodër

July 7, 2026
Berisha bën thirrje për mobilizim për protestën e radhën: Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e saj

Berisha bën thirrje për mobilizim për protestën e radhën: Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e saj

July 7, 2026
Protesta e 38-të në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës dhe Berishës nga skena politike

Protesta e 38-të në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës dhe Berishës nga skena politike

July 7, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

“Bukë dhe cirk” si mënyrë qeverisjeje

July 7, 2026
NATO rrit shpenzimet ushtarake! Pesë vende pritet të kalojnë 3.5% të PBB-së për mbrojtjen në 2026

NATO rrit shpenzimet ushtarake! Pesë vende pritet të kalojnë 3.5% të PBB-së për mbrojtjen në 2026

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In