• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama: Mohimi i lëvizjes së lirë për Kosovën, ngjan si tradhti nga Europa

by Java News
23/01/2016 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas kryeministrit të Spanjës Marioano Rajoy, presidentit të Italisë Sergio Mattarela dhe presidentit të Kinës Xi Jinping, ishte radha e kryeministrit Edi Rama në rolin e lektorit në Kolegjin e Europës në Bryzh, Belgjikë. I ftuar t’i drejtohet auditorit me temë “Të mbajmë gjallë Ëndrrën e Europës së Hapur”, Kryeministri Rama foli mbi kuptimin e Bashkimit Europian dhe procesin e zgjerimit në pikëpamjen shqiptare dhe rajonale.

Fusha e studimit në Kolegjin e Europës janë ato pasuniversitare, me fokus në çështjet politike, ligjore dhe ekonomike, europiane dhe ndërkombëtare. Ndër vite, në këtë Kolegj janë formuar personalitete që kanë mbajtur e mbajnë detyra të rëndësishme në Europë. Në traditën e Kolegjit, ndër kolegjet elitare në fushën e studimeve europiane, shënohen si lektorë emra të rëndësishëm të strukturave europiane, por ftesa të veçanta i drejtohen edhe liderëve politikë.

Fjala e kryeministri, por sidomos sesioni i pyetje-përgjigjeve u prit me interes të gjerë. Pikëpamjet e kryeministrit u shtrinë nga domethënia e procesit të zgjerimit për rajonin e Ballkanit Perëndimor, reformat integruese dhe modernizuese të Shqipërisë, tek sfidat e Bashkimit. Procesi i zgjerimit, për Kryeministrin Rama, ka qenë një nga mjetet më të suksesshme transformuese të BE-së, ku 22 nga 28 shtetet anëtare u bashkuan përmes raundeve të ndryshme të zgjerimit.

“BE është fuqia transformuese e jetës politike, ekonomike dhe shoqërore në vendet e rajonit tonë, edhe pse ne nuk jemi ende pjesë e Bashkimit. Standardet e kriteret e BE-së janë katalizatori kryesor i reformave, të cilat udhëhiqen natyrisht, edhe nga vendosmëria jonë për t’iu bashkuar familjes europiane. Pa mekanizmit të integrimit në BE do të ishte absolutisht e pamundur të mbaheshin të gjitha këto vende në rrugën ku ata janë duke u mbajtur dhe për të nxitur reformat për modernizimin.”

Procesi i integrimit është një mjet unik për një vend si Shqipëria dhe për ish- vendet komuniste në përgjithësi, për t’u demokratizuar dhe modernizuar. Për këtë, u shpreh kryeministri, nuk është çështja se kur do të mundemi të gjithë të vijmë në Bruksel, por se kur do të mundemi të jemi pjesë normale e familjes europiane, ndaj hapja e bisedimeve nuk përbën anëtarësi, nuk ka detyrime shtesë për BE, teksa për ne është thelbësore, bën të mundur mbajtjen e vendit dhe shoqërisë në rrugën e duhur.

Në kontekstin e reformave integruese, kryeministri veçoi reformën në drejtësi.

“Tani jemi në fazën e parë të finalizimit të reformës në drejtësi. Komisioni i Venecias është i pranuar nga të gjithë si një këshilltar mbi palët, ndaj jam besimplotë që do të kalojmë pengesat.”

Sot, në BE haset fenomeni i “lodhjes nga zgjerimi”. Fenomen që, në nënvizimin e kryeministrit, mbart edhe rrezikun:

“Kjo “lodhje nga zgjerimi” vë në rrezik fuqinë transformuese të BE-së mbi “europianizimin” e vendeve të rajonit. “Lodhja nga zgjerimit”, gjithashtu, i jep hapësirë politikanëve nacionalistë dhe islamizmit radikal në Ballkanin Perëndimor, që përdor neglizhencën e BE-së në drejtim të Ballkanit Perëndimor për axhendën e tyre.”

I pyetur sa ndikon atmosfera rreth myslimanëve sot në Europë në procesin e integrimit, kryeministri theksoi se të tilla qëndrime lidhen më shumë me mosdijen dhe mungesën e njohurive mbi besimin fetar.

“Ne përballemi me një problem të madh, që lidhet me injorancën e brezit të ri apo të gjithëve ne bashkë, në lidhje me besimin fetar. Duhet të kuptojmë se rritja e partive anti-europiane bazohet shumë në këtë luftë dhe në injorancën e njerëzve që nuk dinë asgjë rreth islamit, kulturës, historisë së këtij besimi, ashtu si besimeve të tjera. Në Shqipëri, ne punojmë së bashku me disa partnerë dhe miq, për të ndërtuar një paketë të laicitetit dhe kulturës së besimeve dhe ta fusim këtë në shkollë, për t’i dhënë fëmijëve dhe të rinjve, mjetet për të kuptuar dhe për të pasur opinionin e tyre”.

Kryeministri u ndal edhe në atë që e quan paradoks, mosdhënien ende të së drejtës për lëvizjen e lirë të qytetarëve në Kosovë.

“Qytetarët në Kosovë, sot nuk mund të lëvizin të lirë, ndërsa ironikisht, në kohën kur ishin një komunitet i margjinalizuar në Jugosllavi, mund të lëviznin pa probleme. Ata janë shteti i vetëm në Europë që kanë ende nevojë për viza. Ky është një paradoks i tmerrshëm për ta. Kjo i bën të ndihen në kurth në shtetin e tyre të pavarur dhe kjo ngjan si një tradhti nga ana e Europës, në këndvështrimin e njerëzve të thjeshtë.”

Nëse para 10 vitesh, përfundoi Kryeministri, Ballkani ishte për Europën një pjesë e vogël e një tabloje shumë më të madhe, sot është në interesin e ndërsjellë që Ballkani të integrohet së më shpejt të jetë e mundur.

Next Post

Ujëvara e Sotirës, tjetër atraksion turistik i kësaj stine

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In