• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Rama-Meta, pa qetësi dhe dashuri, por me llogari…drejt zgjedhjeve

by Aalison Pearse Stevens
31/08/2016 16:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

“Ka shumë mundësi që ti të mos jesh më kryeministër qysh në shtator”. Me këto fjalë e sulmoi ish-kryeministri Berisha pasardhësin e vet të martën në Kuvend. Acarimi i lexueshëm i Berishës u komentua gjatë si një pasqyrim i situatës që u krijua me Vetingun, por mesa duket ishte  diçka më shumë se kaq. Ato fjalë kërcënuese të tij, më shumë se për Ramën, ishin një mesazh për Ilir Metën që qendronte i ulur një shkallë më lart se kryeministri.

Dhe Ilir Meta nuk e vonoi përgjigjen në mënyrën e tij. Duke marrë fjalën në emër të LSI, ai u shpreh se i gjen jobindëse kërkesat e opozitës për vetingun. Edhe më qartë se kaq ai duket se ka folur një ditë më pas, kur është ulur për drekë publikisht me Ramën, pas javësh ftohjeje dhe mesazhesh ndarjeje. Paralelisht me këtë afrim gradual, mediat kanë nisur të përmendin planet e të majtës për të gjetur qysh herët një marrëveshje të brendshme, në lidhje me zgjedhjet e ardhshme. Dhe kreun e shtetit, kuptohet. Edi Rama e ka lënë këtë të kuptohet, në një dalje të martën, kur ka folur për nisje të afërt të negociatave me LSI, në optikën e zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.

Megjithëse nuk thuhet hapur, ky konfigurim i papritur i forcave në fushën e shahut, duket se po influencohet gjithnjë e më tepër nga reforma në drejtësi. Një faktor që ka marrë peshë përcaktuese në politikën shqiptare në muajt e fundit. Afrimi i 21 korrikut dhe acarimi që ky moment prodhoi tek Basha dhe sidomos Meta, duket se tashmë janë larg. Falë rrjedhës që morën ngjarjet atë natë, por edhe më pas. Gjatë kohës që politika ishte me pushime, komisioni i posaçëm dhe partitë kanë punuar me draftet e ligjeve. Dhe këtu duket se qëndrimi obstruksionist i opozitës, dëshira e saj konstante për të ngadalësuar e mundësisht sabotuar gjërat, kanë dalë edhe një herë në pah qartë. Duke e vënë në pozitë të vështirë “aleatin” e përkohshëm Meta, i cili kësaj rradhe kishte shumë pak hapësirë që të pretendonte edhe një herë “konsensusin patriotik” të 21 korrikut.

Kjo thyerje mes Bashës e Metës ka qenë rrjedhojë e thjeshtë logjike e interesave kryekëput të ndryshme që e majta dhe e djathta kanë në raport me reformën në drejtësi. Vetingu shpërbën një kastë tek e cila PD ka vendosur një investim historik dhe afatgjatë. E që do të ketë si pasojë indirekte edhe ndryshime esenciale në sjelljen e organeve të drejtësisë ndaj klasës politike. Dalja publike dhe personale e Metës të martën në Kuvend pro vetingut, ishte mesazhi zyrtar i shkëputjes së LSI nga pista e përbashkët, ku shkeli për disa javë me opozitën. Një shkëputje e cila mund të kthehet tashmë në diçka më shumë sesa një përplasje për shkak të reformës. Pasi Ilir Meta e di mirë se në një ambjent të dominuar këtej e tutje gjithnjë e më shumë nga ndërkombëtarët (SPAK dhe faktorë të tjerë në mes), qëndrimi në një varkë me ata që u përpoqën ta pengojnë rregullisht procesin, nuk është një gjë politikisht dhe taktikisht e mençur.

Në këtë mënyrë, mund të rezultojë se sherri për reformën, mund t’i ketë dhënë një herë e mirë një rrugë të caktuar edhe aleancave të ardhshme elektorale. Duke ditur se me kodin zgjedhor që kemi, LSI do të jetë e detyruar të bëjë medoemos një aleancë paraelektorale. Për pasojë, dy aleatët që tashmë kanë pak qetësi dhe dashuri mes tyre, mund të jenë të destinuar të gjejnë së shpejti një akord tjetër politik si ai i vitit 2013. Edhe për shkak të përmbysjes së madhe që ka nisur në natën mes 21 dhe 22 korrikut 2016.

Next Post
Hidhet shorti për fletën e votimit, Muharrem Rama me numër 1

KQZ miraton komisionerët dhe sekretarin e KZAZ për zgjedhjet e Dibrës

Comments 1

  1. Milena says:
    10 years ago

    Zoti Skender,Zaloshnja ta kalon per falle.Se fallet e tija I lidh edhe me statistikat (se me kete pune merret).Prandaj me mire mos u merr me falle,e te tjerat lerja Llorencit,se ai I kombinon me humorin per femijet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com