Nga Ylli Dylgjeri/
Rama- Meta, lamtumire akoma s’ka…
Mu kujtuan sonte ca vargje qefi, të nje kenge korçare, tek ndiqja Ilir Meten ne plazhin e Jales, duke dhene nje interviste serioze politike mes te rinjve te ulur për dekor.
Vargjet:
Dashuria e pare nuk harrohet
E dyta të le një kujtim
E treta as që të kujtohet
E katërta të çon në perfundim…
U ndamë në erresirë
Jeta ndarje ka
Por se zemra lamtumirë
Zemrës nuk i thaaaa …
Pra, lamtumire akoma s’ka…
Paçka se vargjet i perkasin dashurise dhe erosit te nje çifti korçar në vite. Morali i mardhenies, edhe pse çalon ndopak në krahasim, perqaset edhe tek Çifti yne politik tiranas. Me tej Meta, më shumë me levizje duarsh se me mendim pozitiv, do të shprehej se ‘jemi larë në një det”…ku mund të nënkuptohej edhe si jemi “ngrohur në një diell” paçka se na ndan “nje mal” me konteste në mes Jales e Dhermiut. Më tej intervista u fokusua në ekonominë pa ekonomi, që pritet të taksohet pas pushimeve verore.
Kënga vazhdon…por unë, si di me vargjet…
Mirupafshim ne shtator!