• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Meta gati të japë dorëheqje pas 25 prillit, LSI problemi më i madh i vendit

by Ardit Rada
15/03/2021 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka sulmuar nga Lezha LSI dhe Presidentin Ilir Meta.

Rama thotë se Basha nuk është problem për demokracinë dhe Shqipërinë, pasi është kukulla e Berishës dhe Metës, kurse LSI është problemi kryesor.

Sipas tij, kush zgjedh LSI-në, zgjedh Ilir Metën dhe jo drejtësinë. Madje Rama thotë se meqenëse Meta është gati të japë dorëheqjen pas 25 prillit nëse fiton PS, ky është rasti për të çliruar vendin nga imazhi që i jep Presidenti aktual që ka marrë peng Presidencën dhe Kushtetutën.

“Në këtë, skuadra e Monikës është problemi i madh i vendit tonë, problemi i madh i jetës sonë politike. I vetë politikës shqiptare.

Këto zgjedhje mes të ardhmes dhe të shkuarës. Mes taksës progresive, dhe të sheshtë që është armiku real. Zgjedhje mes rilindjes urbane që duhet të vazhdojë, dhe edhe më thellë në zonat rurale. Dhe anti-qytetarisë planifikim. Është zgjedhje mes shëndetësisë që duam, dhe kështu me radhë.

Troç fare, thjesht fare. Është zgjedhje mes drejtësisë së re dhe Ilir Metës. Kush zgjedh sidomos LSI-në, sidomos LSI-në zgjedh Metës dhe jo drejtësinë.

Duke qenë se Ilir Meta është gati të japë dorëheqjen pas 25 prillit, ky është rasti për të gjithë ata që duan të çlirojnë nga barra gjithmonë e më e rëndë e imazhit që krijon ky njeri që ka marrë peng Presidencën dhe ka marrë peng Kushtetutën duke e shpërfytyruar rolin e kryetarit të shtetit.

Të bëjnë zgjedhjen. Basha s’është rrezik për demokracinë. Nuk është problemi i këtij vendi. Është kukull në duart e Saliut dhe Metës, që e kanë rrethuar me një tabor krushqish, të uritur.

Një kukull që nuk argëton askënd. Përkundrazi nuk i duhet askujt. Besoj se është koha për të bërë një zgjedhje për familjen, qytetin, për fshatin, për vendin e punës, në sensin që secilin, për të rritur pagat, pagën minimale. Për të ulur tatimin mbi fitimin, si forcë e kualifikuar në ndërmarrjet e këtij vendi.

Në organizmat ekonomikë të këtij vendi. Për të fuqizuar mjekët dhe infermierët, mësuesit e policët. Për të shkuar përtej ndasisë politike pasi nuk kemi alternativë qeverisëse, përveç PS.

Nuk mundet dot ta hedhim poshtë këtë punë të mundimshme, duke i lënë shteg mbijetese në pushtet Ilir Metës. Kjo është më e thjeshta.”- tha Rama.

Next Post
“Iku një grua fisnike”/ Në mes të pandemisë Silva Bino humb nënën. Mesazhet e kolegëve

“Është efektive tek të gjithë mbi 18 vjeç”, Bino: Studimet faktojnë sigurinë e AstraZeneca

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prani ushtarake në Gjirin Persik deri në vitin 2027, Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

Prani ushtarake në Gjirin Persik deri në vitin 2027, Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

September 3, 2026

Tre plagët dhe dhimbshuria e administratës publike

September 3, 2026
Rama e zgjodhi si ministre Shëndetësie, Spahiu: Do çoj përpara çdo angazhim

Rama e zgjodhi si ministre Shëndetësie, Spahiu: Do çoj përpara çdo angazhim

September 3, 2026
VIDEO/ Përplasja në Orikum mes biznesmenëve, publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar

VIDEO/ Përplasja në Orikum mes biznesmenëve, publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar

September 3, 2026
Kapriçot e motit, gjysmë ore breshër në zonat e Devollit, dyshohet për dëme të mëdha në bujqësi

Kapriçot e motit, gjysmë ore breshër në zonat e Devollit, dyshohet për dëme të mëdha në bujqësi

September 3, 2026
Uashingtoni paralajmëron “ofensivën më të madhe financiare” ndaj Iranit, Teherani kërcënon mbylljen e eksporteve të naftës -

Trump i kërkon Evropës që të paguajë për armët që SHBA-të i dërguan Ukrainës: Iu dhanë miliarda dollarë falas, por…!

September 3, 2026
Burnham dhe Macron takohen në “Downing Street”, bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

Burnham dhe Macron takohen në “Downing Street”, bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

September 3, 2026
Deputetët në ndjekje penale? Po kush e përfaqëson komunitetin?

Deputetët në ndjekje penale? Po kush e përfaqëson komunitetin?

September 3, 2026
Tragjedi në Nigeri, të paktën 37 të vdekur nga gazi toksik, shumë të tjerë të zhdukur! Po tentonin të vidhnin në tubacionin e naftës

Tragjedi në Nigeri, të paktën 37 të vdekur nga gazi toksik, shumë të tjerë të zhdukur! Po tentonin të vidhnin në tubacionin e naftës

September 3, 2026
VIDEO/ Trupi i Ratko Mlladiç mbërrin në Beograd me avionin qeveritar serb! “Kasapi i Bosnjës” do prehet në varrezat pranë të bijës

VIDEO/ Trupi i Ratko Mlladiç mbërrin në Beograd me avionin qeveritar serb! “Kasapi i Bosnjës” do prehet në varrezat pranë të bijës

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com