• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama, Meloni e Sunak takim në Romë, diskutuan për emigracionin e paligjshëm dhe BE: Ja për çfarë u ra dakord

by Java News
16/12/2023 17:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni janë takuar sot në Romë të Italisë

Takimi u zhvillua në rezidencën e kryeministres italiane, Palazzo Chigi, dhe në fokus të diskutimeve ishte lufta e emigracionit të paligjshëm.

Pasi ranë dakord mbi nevojën për të trajtuar imigracionin e paligjshëm në Evropë në një mënyrë gjithnjë e më të strukturuar, udhëheqësit ranë dakord të intensifikojnë më tej bashkëpunimin midis tre vendeve për të luftuar trafikantët e qenieve njerëzore.

Në të njëjtën kohë, u ritheksua rëndësia e arritjes së një stabiliteti përfundimtar të Ballkanit Perëndimor, edhe në bazë të progresit të bërë së fundmi në procesin e zgjerimit në rajonin e Bashkimit Evropian” thuhet në njoftimin e qeverisë italiane.

Edhe dje Zyra e Sunak tha se takimi do të “përqendrohet në përpjekjet e përbashkëta për të trajtuar emigracionin e paligjshëm dhe krimin e organizuar”.

Ndërsa muajin e kaluar më 6 nëntor, Meloni dhe Rama njoftuan një marrëveshje për strehimin e emigrantëve në Shqipëri përmes dy qendrave; ajo e pritjes në Shëngjin dhe ajo e akomodimit në Gjadër të Lezhës,  Sipas marrëveshjes në Shqipëri do të vendosen vetëm ata emigrantë që do të shpëtohen jashtë ujrave territorialë italianë dhe europianë. E gjithë kjo për të parandaluar përplasjen me të drejtën europiane që padyshim zbatohet vetëm në territorin apo detin europian.

Marrëveshja u kritikua nga partitë opozitare në të dy vendet, ndërsa Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë pezulloi përkohësisht ratifikimin e marrëveshjes nga parlamenti derisa të shqyrtojë kërkesën e opozitës./m.j

Next Post
VIDEO/ Ramadani gol nga 35 metra në Serie A, i jep fitoren 2-1 Leçes kundër Frosinones

VIDEO/ Ramadani gol nga 35 metra në Serie A, i jep fitoren 2-1 Leçes kundër Frosinones

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In