• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama mbledh “Emergjencat”: Lumenjtë nuk kthehen në shtrat me protesta! Aleatët e shiut na lanë një mal me borxhe

by A R
09/01/2026 08:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në orën 08:30 Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të diskutuar situatën e krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit, pas reshjeve intensive të shiut që kanë prekur disa zona të vendit.

Në një pjesë të deklaratës së tij, Kryeministri Rama theksoi se ky “Nuk është thjesht moti i keq. Shiu nuk ndalet me shpifje, si ato që nuk punojnë hidrovorët.”

“Lumenjtë nuk kthehen në shtrat me protesta, retë nuk shpërndahen me slogane. Në një situatë si kjo nuk kërkohen fajtorë imagjinarë, por zgjidhje reale, solidaritet dhe bashkim forcash.”, shtoi ai.

Rama nënvizoi se ndryshimi klimatik po rëndon pasojat, siç u duk në Shkozet për shkak të mbeturinave të hedhura në rrugë. Ai u ndal edhe tek kopmensimi i dëmeve teksa ironizoi opozitën.

“Aleatët e shiut na lanë një mal me borxhe sa i përket dëmshpërblimeve ndërsa ne jo vetëm që i shlyem të gjitha, por nuk krijuam borxhe te reja” – tha Rama.

Aktualisht, kryeministri tha se reshjet kanë shënuar deri në 300 milimetra në disa zona, ndërsa në Durrës janë regjistruar 42 mm shi. Rama tha se nga përmbytjet janë prekur 1 mijë e 587 banesa, janë evakuuar 339 persona dhe 51 familje, si dhe janë përmbytur disa institucione si qendra shëndetësore dhe arsimore.

Kryeministri bëri apel për bashkëpunim dhe reagim të koordinuar për të minimizuar dëmet dhe për të përballuar situatat emergjente që mund të vijojnë gjatë valës së motit të keq.

Gjatë mbledhjes së sotme do të shqyrtohen masat konkrete për mbështetjen e familjeve të prekura, si dhe koordinimi i strukturave shtetërore për të garantuar një reagim të shpejtë dhe efektiv ndaj emergjencave.

 

Next Post
Arben Ahmetaj: Një grup kriminal planifikoi rrëmbimin dhe eliminimin tim fizik

Arben Ahmetaj: Një grup kriminal planifikoi rrëmbimin dhe eliminimin tim fizik

Comments 2

  1. Anonymous says:
    2 days ago

    Mose i neglizho kullat,dhe invesitoret strategjike,kto jane objektivat primare,per banden tuaj te ps.Me qe sjeni marre,me kanalet kulluese ktu e 35 vjete,me mire ruani ato para,perseri per kullat,ngjite me kullat do ju bejne edhe varret,o i pa ngopur,ti dhe hajdutet tuaj.

    Reply
  2. O says:
    2 days ago

    Enveri fillonte pastrimin e kanaleve kulluese që në gusht. Guxonte njeri të mos bëheshin? Sot bëhen dëme me miliona çdo vit për neglizhence dhe nuk i hyn gjemb në këmbë njeriu. Administrata objektiv të parë ka nxjerrjen e mai leku me korrupsion, pa për punë thua ti? Kush punon?

    Reply

Leave a Reply to O Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, rrezik rritjeje deri në 9 metra

Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, rrezik rritjeje deri në 9 metra

January 11, 2026
Groenlanda, sfida e kryeministrit Nielsen/ Nga ish-kampion i badmintonit në përballje me SHBA

Groenlanda, sfida e kryeministrit Nielsen/ Nga ish-kampion i badmintonit në përballje me SHBA

January 11, 2026
Përmbytjet, Rama: Ndryshimi i klimës realitet! Po hodhëm plehrat në rrugë, pasojat rëndohen edhe më shumë

“Reflektim mbi politikën penale”/ Rama: Drejtësia e sotme është e pavarur, por jo e paanshme dhe cilësore

January 11, 2026
“Të shtëna direkte në kokë”, Trump gati të nis bombardimet në Iran, Izraeli ngre alarmin

“Të shtëna direkte në kokë”, Trump gati të nis bombardimet në Iran, Izraeli ngre alarmin

January 11, 2026
Përmbytjet, Rama: Situata apokaliptike në gjithë rajonin. Familjet e prekura do të dëmshpërblehen

Përmbytjet, Rama: Situata apokaliptike në gjithë rajonin. Familjet e prekura do të dëmshpërblehen

January 11, 2026
‘Digjet’ Irani/ Protestuesit sfidojnë autoritetet shtetërore, shënohen përplasje të dhunshme

‘Digjet’ Irani/ Protestuesit sfidojnë autoritetet shtetërore, shënohen përplasje të dhunshme

January 11, 2026
Valë e fortë acari përfshin Europën! Metereologu: Ka pak raste si ky në këtë shekull

Valë e fortë acari përfshin Europën! Metereologu: Ka pak raste si ky në këtë shekull

January 11, 2026

Ish-truproja e Nanos-Ahmetajt: Erdhe nga PD, njeri me vese. Sa euro le në kazino në Bukuresht?

January 11, 2026
“Nuk pati as kohë për CPR” | Mjekët iranianë përshkruajnë situatën dramatike në spitalet e mbingarkuara nga protestat

“Nuk pati as kohë për CPR” | Mjekët iranianë përshkruajnë situatën dramatike në spitalet e mbingarkuara nga protestat

January 11, 2026
Semani dhe Shkumbini dalin nga shtrati! Në Shkodër, rreth 525 ha tokë nën ujë. Rrugë të bllokuara në Gjirokastër

Semani dhe Shkumbini dalin nga shtrati! Në Shkodër, rreth 525 ha tokë nën ujë. Rrugë të bllokuara në Gjirokastër

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In