Kryeministri Edi Rama do të mbledh drejtuesit politikë në selinë e Partisë Socialiste.
Mbledhja do të nisë në orën 8:30.
Burime nga PS-ja thanë për A2 se mund të ketë edhe një seancë tjetër sot pasdite, në orën 15:00.
Planet janë që ta kalojnë sot në komision marrëveshjen me SHBA në fushën e mbrojtjes dhe më pas ta kalojnë në Parlament pasdite.











