• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A ka vërtet Edi Rama kontratë me 800 mijë shqiptarë?

by Thoma Gëllçi
27/07/2026 08:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Thoma Gëllçi

“Kam kontratë me 800 mijë shqiptarë, s’ka dorëheqje.” Kështu iu përgjigj kryeministri Edi Rama protestuesve që prej 57 ditësh kërkojnë largimin e tij nga detyra.
Por Edi Rama nuk ka lidhur ndonjë kontratë personale me 800 mijë shqiptarë. Nuk ka shkuar derë më derë, nuk ka marrë firma dhe nuk ka dalë në zgjedhje si kandidat i pavarur. Në Shqipëri, qytetarët votojnë partitë politike dhe kandidatët për deputetë. Kryeministri del nga shumica parlamentare që krijon partia fituese.

Mandati që ka sot Edi Rama është mandati i Partisë Socialiste. Ai ka kandiduar nën siglën e saj dhe ka përdorur strukturat, historinë dhe elektoratin e kësaj partie.
Nuk e di saktësisht sa vota personale ka marrë Edi Rama në zonën ku kandidoi, sepse ai u vendos i pari në listën e mbyllur të Tiranës, por dihet se kandidatë si Taulant Balla dhe Sara Mila kanë marrë më shumë vota se ai, nëse i krahasojmë votat e tyre me rezultatin që ai arriti në listë të hapur në dy zona zgjedhore në vitin 2021. Edhe Fatmir Xhafa dhe Blendi Gonxhe kanë marrë më tepër vota se ai. Kjo e bën edhe më të çuditshëm pretendimin se të gjitha votat e Partisë Socialiste qenkan një kontratë personale e kryeministrit.

Shqiptarët kanë votuar Partinë Socialiste. Është një fakt interesant se në protestat e 57 ditëve të fundit nuk janë dëgjuar thirrje kundër Partisë Socialiste si parti dhe as kundër Partisë Demokratike si organizatë. Thirrjet janë drejtuar kundër Edi Ramës dhe Sali Berishës. Kritika është për dy drejtuesit që prej vitesh i kanë lidhur partitë e tyre me emrat personalë dhe për mënyrën se si është qeverisur vendi, si merren vendimet, si zgjidhen deputetët, si vendoset për pronat e shqiptarëve dhe se si Parlamenti është vënë nën urdhrat e ekzekutivit.

Qëndrimi për shumë vite i të njëjtit drejtues në krye të qeverisë nuk është diçka e zakonshme në demokracitë parlamentare. Në vende të tjera, kryeministrat largohen, zëvendësohen dhe partitë vazhdojnë të qeverisin. Nuk shpërbëhet shteti dhe nuk mbyllen ambasadat.

Në Britaninë e Madhe, Partia Laburiste fitoi zgjedhjet dhe formoi qeverinë. Kur kryeministri dha dorëheqjen, nuk u zhvilluan zgjedhje të reja. Partia zgjodhi një kryeministër tjetër dhe vazhdoi mandatin. Votuesit kishin votuar Partinë Laburiste, jo një njeri të vetëm.

E njëjta gjë ka ndodhur me Partinë Konservatore. Që nga viti 2013, kur Edi Rama u bë kryeministër i Shqipërisë, konservatorët britanikë kanë ndërruar pesë kryeministra: David Cameron, Theresa May, Boris Johnson, Liz Truss dhe Rishi Sunak. Partia vazhdoi qeverisjen deri në zgjedhjet e radhës.

Në të njëjtën periudhë, Shtetet e Bashkuara kanë pasur tre presidentë. Italia ka pasur shtatë kryeministra, Rumania nëntë, Greqia pesë, Maqedonia e Veriut shtatë dhe Bullgaria mbi njëmbëdhjetë kryeministra. Shqipëria ka pasur vetëm një: Edi Ramën.

Në Partinë Socialiste, prej shumë vitesh nuk zhvillohen zgjedhje të brendshme me garë për kryetarin. Kandidatët për deputetë zgjidhen nga drejtuesi i partisë dhe jeta politike e PS-së është përqendruar pothuajse e gjitha te Edi Rama. Slogani “Me Edin” e thotë qartë. Nuk thuhet “Me programin socialist”, “Me Partinë Socialiste” apo “Me ekipin”. Thuhet thjesht “Me Edin”. Zhdukja e demokracisë së brendshme të partisë dhe lidhja e çdo gjëje me pushtetin e ka futur edhe partinë, edhe pushtetin, në një cikël të mbyllur.

Programi i partisë është zëvendësuar nga emri i kryetarit. Deputetët falënderojnë kryetarin që i ka vendosur në listë, ministrat e dinë se detyrën ia kanë atij dhe strukturat presin vendimet nga lart. Pas gjithë kësaj, nuk është e habitshme që edhe votat e partisë paraqiten si pronë personale e Edi Ramës.

Përsëritet gjithashtu ideja se pa Edi Ramën Shqipëria mbetet pa përfaqësues në Evropë. Me sa duket, Bashkimi Evropian paska nevojë për atletet e bardha të kryeministrit shqiptar që të zhvillojë normalisht një samit. Edhe ekspozitat e tij të pikturës duhet të jenë pjesë e rëndësishme e procesit të integrimit.

Rumania dhe Bullgaria, që janë edhe anëtare të Bashkimit Evropian, kanë ndërruar shumë kryeministra dhe vazhdojnë të përfaqësohen në Evropë. Asnjë mbledhje nuk është anuluar sepse një kryeministër dha dorëheqjen dhe u zëvendësua nga një tjetër.

Në një sistem parlamentar, mandati i përket partisë dhe shumicës parlamentare. Kryeministri është drejtuesi i qeverisë, jo pronari i votave të partisë. Edhe 800 mijë votat që përmend Edi Rama nuk janë shkruar në emrin e tij.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe disa ndryshime të rëndësishme në Kodin Zgjedhor, që të garantohet një garë e drejtë dhe e barabartë. Dhe kjo kërkesë s’ka asgjë të përbashkët me kontratën e 800 mijë votave. E jep apo jo dorëheqjen Edi Rama përcaktohet nga ndërgjegjja e atij vetë, por edhe nga presioni publik dhe pamundësia për qeverisje. Percaktohet ne radhe te pare nga Partia Socialiste qe ne ditet e sotme paraqitet si nje parti nen diktat.

Socialistët duhet ta dinë se dorëheqja e një kryeministri nuk është ndonjë hata e madhe. Një kryeministër tjetër socialist mund ta vazhdonte mandatin pa asnjë problem kushtetues. Shqipëria do të vazhdonte të përfaqësohej në Evropë me dinjitet, samitet të zhvilloheshin në orar dhe Partia Socialiste mund të kujtohej se dikur kishte debat të brendshëm, program dhe më shumë se një emër.

Next Post
Analiza e REL: Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut?

Analiza e REL: Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut?

Comments 4

  1. Na ruajt zoti says:
    3 months ago

    Po edhe me tjetrin kete gje bejne
    Pastaj SOCIALISTET shohin e ndjejne ecje pozitive
    E nuhatin dhe dine te bejne me te miren per vendin

    Reply
  2. leka says:
    3 months ago

    Nuk eshte priblemi i kontrates se Rames me 800 mije votues por votimi i PS nga nje shumice standarte qe me ikjen e Rames mund te shkoje dhe 1 milion votues . RMa duhet te dije qe nuk mund re beje cfar i don qefi pir te tregoget morrekt me programin ekonomiko social dhe politik qe i ka shtruar socialisteve para votuesve

    Reply
  3. Lefkothe says:
    3 months ago

    Kaq ndyrësirë je mo Gëllç ?
    Kisha degjuar, por e kisha të pamundur ta besoja që je kaq i ndyrë.
    Zoti të ruajtë, themi ne kolonjarët, se ti qënke nga ata tipat që thonin qëmoti, që e rruan mjekrën me shurrë… deri këtu ke mbërritur.
    Urrejtja pa aresye, do të të hajë kokën.

    Reply
  4. Lexuesi says:
    3 months ago

    Ore gëlliç,pse bën sikur harron,që këta dashnoret e tu protestuesit,rrethuan selinë e PS,me atë fillim ,dhe e qëlluan me gurë.Ti thua që votat janë të PS dhe jo të Ramës,por si shejtan budalla që po bën rolin,nuk e thua se cili është kryetar i ksaj partie.Ti përmend disa kryeministra në botë që jan larguar,por si shejtan budalla që je,nuk thua që ata janë larguar me votë,në mënyrë demokratike pra.Ndaj ti dhe dashnoret e tu protestues,prisni votimet,qoftë para kohe,qoftë në kohë,fitoni dhe largoni Ramën,bile edhe un do ju përshëndes.Asnjë kryeministër apo president në botë nuk është larguar, ik ti se kështu duam ne protestuesit,o gëlliç

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In