• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Kushtetuesja nuk dha vendim për heqjen e mandatit të Xhaçkës, po ta bënte s’do diskutohej!

by Java News
24/04/2024 18:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama në intervistën e dhënë për “Studio Live” në Report Tv ka argumentuar qëndrimin e PS kundër dërgimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka në Gjykatë Kushtetuese. Në gjykimin e saj në themel, Rama tha se Gjykata nuk dha vendim për heqjen e mandatit, duke bërë që vendimi i saj sipas tij të ishte i pazbatueshëm.

“Nuk ka të bëjë votimi në parlament me personin. Ka të bëjë me faktin që siç e na e kanë thënë shumë ekspertë që ai vendim i gjykatës kushtetuese ishte praktikisht i pazbatueshëm sepse gjykata kushtetuese është rojtare e kushtetutës dhe ka të drejtën të ndërhyjë dhe të përcaktojë pozicionin në raport me kushtetutën të çdo nisme të kthyer në ligj që cenon kushtetutën. Por gjykata kushtetuese nuk e ka as detyrë as të drejtë e as mundësi që ti thotë parlamentit sesi duhet të veprojë për një rast apo një tjetër. Nuk ia thotë dot këtë sepse parlamenti është sovran.

Nuk funksionon kështu, është kaq e thjeshtë kaq e qartë, nuk ka asnjë lidhje fare. Gjykata Kushtetuese e kishte aty çështjen, bëri një gjykim në themel të gjerë dhe të gjatë dhe nuk dha vendim për heqjen e mandatit. Nëse do kishte dhënë vendim do ishte e padiskutueshme. E kërkuan dhe nuk e dha. E kishte aty. Gjithë ky konfuzion ishte produkt i konfuzionit mes opozitave që çuan dy kërkesa. Ata janë në luftë kush është i vërteti dhe kush i gënjeshtërti. Ata janë të gjithë bashkë dhe kanë thënë ne jemi të gjithë të vërtetë. Fakti që janë në luftë tregon se janë të gjithë të gënjeshtërt”, tha Rama./m.j

Next Post
VIDEO: Tym e flakë te Bashkia e Tiranës, militantët e Berishës dhe Metës hedhin molotovë

Rithemelimi protesta para bashkisë, Rama: Janë me sakëlldi të mëdha! E kanë futur veten në batak, nuk ia ka fajin kush

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com