• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Kur erdhëm në pushtet nuk kishte flamingo! Askush s’mund të më japë leksione për mjedisin

by E B
09/06/2026 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, mbrojti tezën se flamingot u rikthyen në Shqipëri pas ardhjes së tij në pushtet. Gjatë një konference me gazetarët europianë, kreu i qeverisë  tha se këto specie nisën të riktheheshin disa vite pasi qeveria vendosi moratoriumin 10-vjeçar për gjuetinë.

“Kur unë erdha në qeveri, kur ne morëm qeverinë, nuk ishte atje flamingo. Pse? Sepse Shqipëria ishte vendi i nxehtë i gjuetisë së paligjshme. Ne humbëm shumë prej jetës tonë të egër për shkak të gjuetisë së paligjshme dhe ndërkohë flamingot bashkë me pelikanët e të tjerë nisën të ktheheshin pak vite pasi vendosëm moratorium në Shqipëri duke e shpallur gjuetinë të paligjshme për 10 vjet, ne miratuam një moratorium për prerjen e pyjeve, çka ishte e paligjshme për 10 vjet në Shqipëri. Nuk ishte më leje për prerjen e pyjeve për 10 vjet. Dhe shihni nga pamjet satelitore se ku ishte vendi dhe ku është sot. Shihni në regjistra se ku është po themi jeta e egër apo habitati ku ka qenë e ku është dhe këtu nuk janë gjëra që i them unë e që ju mund t’i verifikoni. E di unë nuk jam tërheqës, nuk jam një protestues”, tha Rama.

Ai theksoi se qeveria ka zgjeruar ndjeshëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në vend, duke pohuar se nga më pak se 15% në vitin 2013, sot Shqipëria ka rreth 25% të territorit të saj nën mbrojtje.

“Askush nuk mund të më japë leksione mua apo neve për mjedisin, sepse ne shpallëm, ne krijuam, hartuam ligjin e parë, hartën e parë të zonave të mbrojtura të Shqipërisë në 2017n dhe të parin regjistër e të parin inventar dhe sa për ta ditur ju, ne e gjetëm Shqipërinë me më pak se 15% të zonave të mbrojtura, ndërsa sot kemi rreth 25% zona të mbrojtura. Është një nga vendet me sipërfaqen më të madhur të zonave të mbrojtura. deklaroi se turizmi elitar përfaqëson një alternativë më të qëndrueshme se turizmi masiv, pasi sipas tij sjell më shumë të ardhura me më pak presion mbi mjedisin dhe infrastrukturën”, theksoi ai.

Ai hodhi poshtë gjithashtu akuzat se ndryshimet ligjore të vitit 2024 janë bërë për t’i hapur rrugë projekteve të investitorit amerikan Jared Kushner në bregdetin shqiptar.

“Është gënjeshtër që ligji u ndryshua për të shkatërruar bregdetin. Ndryshimet specifikuan se çfarë lejohet dhe çfarë nuk lejohet në kategori të ndryshme të zonave të mbrojtura. Zona për të cilën flasim ka qenë gjithmonë e kategorisë së pestë dhe nuk ka lidhje me zonat e paprekshme si delta e Vjosës”, u shpreh Rama.

Rama deklaroi se turizmi elitar përfaqëson një alternativë më të qëndrueshme se turizmi masiv, pasi sipas tij sjell më shumë të ardhura me më pak presion mbi mjedisin dhe infrastrukturën.

“Turizmi luksoz e mbron një vend nga ajo që mund t’i ndodhë nga turizmi masiv. Na duhet të ndryshojmë shkallën e të ardhurave dhe të ulim trysninë që turizmi masiv ka mbi mjedisin”, tha ai.

 

Next Post
“Kam njohur shijen e gjakut në protesta”, Rama kthehet pas në 2011, kujton para gazetarëve të BE  4 vrasjet në bulevard

“Kam njohur shijen e gjakut në protesta”, Rama kthehet pas në 2011, kujton para gazetarëve të BE 4 vrasjet në bulevard

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Evropa në protestë, revoltë e qytetarëve apo një krizë e demokracisë?

October 31, 2026
Aurela Gaçe bëhet “për ujë të ftohtë” në studio, surpriza e pakëndshme dhe momenti kur këngëtarja godet me shishen e ujit!

Aurela Gaçe bëhet “për ujë të ftohtë” në studio, surpriza e pakëndshme dhe momenti kur këngëtarja godet me shishen e ujit!

October 31, 2026
Trump voton në Florida për zgjedhjet e mesmandatit: Mbështes republikanët, ne fitojmë!

Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit në rritje, mediat zbulojnë planin e Trump: Pritet rifillimi i sulmeve një ditë pas zgjedhjeve të mesmandatit

October 31, 2026
“Rrezikon biznesin”- Edhe Dhoma Britanike e Tregtisë kundër paketës fiskale të Qeverisë, propozimi që bën: Shtyjeni me pesë vite!

“Rrezikon biznesin”- Edhe Dhoma Britanike e Tregtisë kundër paketës fiskale të Qeverisë, propozimi që bën: Shtyjeni me pesë vite!

October 31, 2026
Të shtëna me armë në një dyqan Halloween në Kaliforni, një i vdekur dhe 6 të plagosur

Të shtëna me armë në një dyqan Halloween në Kaliforni, një i vdekur dhe 6 të plagosur

October 31, 2026
Tymi i zi toksik mbulon Elbasanin, flakët përfshijnë mbetjet buzë lumit Shkumbin!

Mbetjet e rrezikshme u lanë në mjedis të hapur, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet ndaj kompanisë ‘AlbChrome’

October 31, 2026
EMRI/ Dhunoi me pasojë vdekjen bashkëshorten në vitin 2022, arrestohet 38-vjeçari në Durrës! Greqia e kishte deportuar, Gjykata…

EMRI/ Dhunoi me pasojë vdekjen bashkëshorten në vitin 2022, arrestohet 38-vjeçari në Durrës! Greqia e kishte deportuar, Gjykata…

October 31, 2026
Fundjavë me mot të paqëndrueshëm! Temperaturat ulen me 3 gradë celsius

Kushte të paqëndrueshme, reshje shiu dhe temperatura të ulëta! Parashikimi i motit për sot, në zonat malore…

October 31, 2026
Prokuroria gjermane: I dyshuari për sulmin ndaj Ambasadës izraelite në Beograd ishte hetuar në Gjermani!

Prokuroria gjermane: I dyshuari për sulmin ndaj Ambasadës izraelite në Beograd ishte hetuar në Gjermani!

October 31, 2026
Flakët përfshijnë për herë të dytë në pak kohë fabrikën e kafes në Pogradec! Nuk ka të lënduar, hetime për shkaqet (VIDEO)

Flakët përfshijnë për herë të dytë në pak kohë fabrikën e kafes në Pogradec! Nuk ka të lënduar, hetime për shkaqet (VIDEO)

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In