• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Japim fonde për projektet, të rinjtë punë nga shtëpia për kompanitë e huaja

by
19/11/2021 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë takimit me fëmijë të shkollave të ndryshme se në buxhetin e vitit 2022 është parashikuar një fond i veçantë për grupe të caktuara nxënësish që ndërmarrin projekte të besuara. Ai deklaroi se një tjetër fond është parashikuar për bibliotekat në shkolla që i konsideroi të varfra për shkak të mungesës së librave.

“Bibliotekat e shkollave tona në shkollat të ndërtuara pas tërmetit janë fantastike. Por janë të varfra. Kemi vendosur një fond të veçantë për pasurimin e tyre. Elementi tjetër është hapësira për zhvillimin e talenteve artistike që nga kultura, vallëzimi, teatri dhe me radhë. Ne duam të organizojmë një sistem të ri duke krijuar një nivel të parë në shkolla, bazuar te dëshira dhe një nivel të dytë, bazuar te seleksionimi. Kemi vendosur një fond të dispozicionin tuaj për klube të caktuara të krijuar në shkolla për zeje apo kulturë. Me këtë fond këto klube mund të marrin mbështetje. Ata që bëjnë një projekt të besueshëm mund të marrin mbështetje”, tha Rama

Rama deklaroi se është menduar një ndryshim rrënjësor sa i takon laboratorëve duke nisur nga viti i ardhshëm.

“Sa i përket rinisë dhe fëmijëve buxheti fillon të adresojë specifikisht disa çështje që janë të përditshmërisë suaj, qoftë në shkollë, qoftë edhe pas shkolle. Dua të përsëris atë që tha Bora si një vlerë të shtuar të kontributit të atyre prej jush ë kanë marrë pjesë në takime dhe atyre që nuk janë këtu sot të pranishëm. Në kanë ndihmuar për të kuptuar se cilat janë pikat kyçe mbi të cilat mund të fillojmë të punojmë për angazhimet për kategorinë tuaj.

Ne do të bëjmë një ndryshim rrënjësor të laboratorëve. Do fillojmë në fillim të vitit të ardhshëm dhe do bëjmë ndryshim rrënjësor të mësimit të informatikës. Jemi duke punuar të bëjmë gati një sistem të ri në laboratorët e informatikës duke iu vënë në dispozicion mësuesit më të mirë”, deklaroi Rama.

Ai i vuri një theks të veçantë fushës së kodimit duke marrë shembullin e një të reje që jeton në zonat rurale të Durrësit dhe prej dy vitesh punon për kompanitë në Amerikë dhe Poloni pa lëvizur nga shtëpia.

“Nëse duam të kemi në Shqipëri një treg që të ofrojë punë të mirëpaguar për të rinjtë dhe një fuqi të re në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit duhet të investojmë në njohuritë kompjuterike të më të rinjve. Është fjala për një gjuhë që do bashkojë nesër gjithë botën ndërkohë që sot bashkon shumë njerëz që punojnë në një treg që nuk ka kufi. Këtu kemi një prej tyre. Kam pasur fatin ta njoh në Durrës. Banon në zonën rurale të Durrësit dhe prej dy vitesh punon në Amerikë dhe Poloni pa lëvizur nga shtëpia. Të jemi të bindur që paguhet më shumë se mësuesit që ka në shkollë. Për ta bërë të ardhmen të tashme na duhet të bëhemi aleatët dhe partnerët tuaj hap pas hapi që të keni hapësirat dhe aftësitë për ta përvetësuar këtë gjuhë.

Ka filluar një eksperiencë e parë që tregon që është e pafundme mundësia në këtë fushë por është edhe e destinuar të rritet. Qendra te arena kombëtare do zgjerohet te piramida. Ambicia është që brenda mandati të kemi qendra të tilla në çdo bashki. Këto qendra kryejnë një funksion të caktuar ndërsa pjesa tjetër janë kurse kodimi ku duam të angazhojmë aktorë të certifikuar në treg. Dihet që teknologjia, kompjuterat dhe mrrokullat që keni në duar janë pjesë e jetës së përditshme por nuk do harrojmë atë që është e pamundur të merret nga teknologjia që ka të bëjë me anët e tjera të qenies njerëzore, që ka të bëjë me shqisat, fizikun, duart dhe sytë. Ato punë që kompjuterat nuk mund t’i bëjnë kurrë”, u shpreh ai.

/b.h

Next Post
“Do na rrisësh ndonjë këlysh tjetër?”/ Berisha shpërthen në të qeshura nga barsaleta e militantit: Basha është i menderosur

“Do na rrisësh ndonjë këlysh tjetër?”/ Berisha shpërthen në të qeshura nga barsaleta e militantit: Basha është i menderosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Marrëveshja e fshehtë në tryezën Trump-Putin, miliardat e naftës ruse futen në negociatat për paqen në Ukrainë

Marrëveshja e fshehtë në tryezën Trump-Putin, miliardat e naftës ruse futen në negociatat për paqen në Ukrainë

October 3, 2026
VIDEO/ Shqipëria shpërthen që në minutën e 4-t, Manaj ndëshkon Finlandën!

VIDEO/ Shqipëria shpërthen që në minutën e 4-t, Manaj ndëshkon Finlandën!

October 3, 2026
Dosja hetimore/ Mesazhet e fundit dhe dëshmitë zbardhin çfarë ndodhi para vetëvrasjes së Xhuana Nikollajt, presioni i Eraldo Fizit dhe frika për familjen

Dosja hetimore/ Mesazhet e fundit dhe dëshmitë zbardhin çfarë ndodhi para vetëvrasjes së Xhuana Nikollajt, presioni i Eraldo Fizit dhe frika për familjen

October 3, 2026
Të pafatët e ditëve festive, ja tre shenjat e horoskopit që do të kenë një Krishtlindje të vështirë

Horoskopi i dashurisë për tetorin 2026/ Dalin sekretet e vjetra, disa shenja përballen me kthesa të forta në lidhje

October 3, 2026
Rusia kryen bombardime edhe në Odesa, hedh në erë anijen tregtare, të paktën një i vrarë dhe tre të plagosur!

Rusia kryen bombardime edhe në Odesa, hedh në erë anijen tregtare, të paktën një i vrarë dhe tre të plagosur!

October 3, 2026
“S’e di se si mund të bllokohet me 83 mandate!”- Berisha mati ‘pulsin’ e aleatëve, por ata ia thanë kritikat në sy! Replikat e forta në selinë blu për bojkotin, protestat e reformën

“S’e di se si mund të bllokohet me 83 mandate!”- Berisha mati ‘pulsin’ e aleatëve, por ata ia thanë kritikat në sy! Replikat e forta në selinë blu për bojkotin, protestat e reformën

October 3, 2026
Zjarr i përmasave të mëdha në kullotat e Karjanit në Gjirokastër, era favorizon flakët

Zjarr i përmasave të mëdha në kullotat e Karjanit në Gjirokastër, era favorizon flakët

October 3, 2026
Nga tërmetet te mjedisi, Shqipëria kërkon recetën japoneze të përballjes me fatkeqësitë natyrore

Nga tërmetet te mjedisi, Shqipëria kërkon recetën japoneze të përballjes me fatkeqësitë natyrore

October 3, 2026
Dodik ‘pa frena’ në gjuhë, deklarata në tubimin e fundit parazgjedhor: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

Dodik ‘pa frena’ në gjuhë, deklarata në tubimin e fundit parazgjedhor: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

October 3, 2026
200 familje kujdestare për fëmijët pa kujdes prindëror, ministrja Spahiu: Nga institucionet drejt kujdesit në familje!

200 familje kujdestare për fëmijët pa kujdes prindëror, ministrja Spahiu: Nga institucionet drejt kujdesit në familje!

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com