• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

“Rama ik” në një ndeshje futbolli është shenjë dobësie

by Skënder Minxhozi
18/11/2019 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Në fund të ndeshjes së djeshme Shqipëri-Francë, u duk se të gjitha palët shqiptare ishin të mërzituar. Me përjashtim të një grupimi njerëzish që festuan gjatë në rrjetet sociale deri vonë. Një pjesë e popullit të opozitës i priti me entusiazëm thirrjet “Rama ik” që u dëgjuan para fillimit të ndeshjes nga sektorë të ndryshëm të tifozerisë. Nuk dihet nëse u gëzuan më shumë që u prish ceremonia e “stadiumit me kullë”, apo që u ngrys fytyra e kryeministrit të ulur në lozhën VIP të stadiumit. Me gjasë, të dyja bashkë.

E vërteta është se ndeshja inauguruese e “Air Albania Stadium” nuk i shpëtoi dozës së shëmtuar të politizimit. Sepse jetojmë në një shoqëri ku njerëzit “hanë” politikë, në vend që të hanë ushqim, të gëzojnë kohën e lirë apo të merren me punët e tyre. Me statistikën më të thjeshtë elektorale, i bie që rreth gjysma nga 22 mijë shikuesit e pranishëm mbrëmë në Arena Kombëtare, duhej të ishin përkrahës ose votues të opozitës. E pra mbrëmë nuk pamë që njëra gjysëm t’i bërtiste tjetrës në fytyrë. Ishte thjesht një gjetje e papërshtatshme e një grupi njerëzish që nuk tregoi asgjë, veç faktit se ne dimë të prishim edhe momente që i përkasin jetës normale, e jo interesit të ngushtë politik.

Të bërtasësh kundër qeverisë kur ke përpara kampionët e botës në futboll, është një gjë që vështirë se të vjen spontanisht në mend. Megjithëse ka pak gjasa që dikush nga opozita të dalë e ta marrë përsipër valën e thirrjeve “Rama ik” në Arenën Kombëtare, shumëkush që ka parë sesi ndeshja u tentua të kthehej në miting politik, me shumë gjasë do të ketë menduar se kjo punë e ka një regji nga prapa.

Cilido qoftë skenari dhe regjia, për qindra mijë shikuesit e ndeshjes së mbrëmshme, brenda dhe jashtë Shqipërisë, kjo puna e thirrjeve antiqeveritare ka qenë më shumë një krismë në mes të koncertit, një gjest i sforcuar e i pavend në një manifestim sportiv, sesa një tregim muskujsh kundër Edi Ramës. T’u kujtosh gërr-mërrin politik mijëra njerëzve në stadiumin e ri ku hyjnë për herë të parë, e shumë më tepër të tjerëve në shtëpira e lokale, të mbledhur për të shijuar një ndeshje futbolli, do të thotë të kesh shterruar me rrugët e tjera për t’i bërë dëm qeverisë. Kjo e thirrjeve “Rama ik” ishte një shenjë dobësie, e jo një provë force e përkrahësve të opozitës, sepse stadiumi i ri dhe Kombëtarja jonë e futbollit meritonin diçka më shumë se një protestim politik, në ndeshjen inauguruese.

Rama nuk rrëzohet nga shkallët e stadiumit të futbollit. Ai rrëzohet në parlament, në sheshe dhe kudo tjetër ku ka përballje mes pozitës dhe opozitës. Meqë këto rrugë duket se kanë dështuar, duket se gjetjet “origjinale” si kjo e stadiumit mbrëmë, po zëvendësojnë aksionin e premtuar por të parealizuar opozitar.

Ka një vendim ende të pashfuqizuar të Partisë Demokratike për të vijuar me protesta derisa të rrëzohet qeveria. I përket muajit shkurt, kur u dogjën mandatet dhe që ende s’e ka rrëzuar askush formalisht. Ja ky është problemi i vërtetë i opozitës që sajon strategji dhe taktika naive, si thirrjet kundër qeverisë në një ndeshje sporti, duke harruar çfarë ka premtuar dhe vulosur me dorën e vet solemnisht para shqiptarëve.

Pas kësaj që pamë në Arena Kombëtare, mbetet vetëm që kur të inaugurohet Teatri i ri Kombëtar, të çohen në mes të “Pallatit 176” dhjetë apo njëzet veta, e të shajnë me “libër shtëpie” arkitektin danez, Edi Ramën dhe Erion Veliajn…

Next Post
FOTO/ Të veshur kuqezi, këta janë VIP-at që ishin mbrëmë në stadium

FOTO/ Të veshur kuqezi, këta janë VIP-at që ishin mbrëmë në stadium

Comments 1

  1. Luan Ziflo says:
    7 years ago

    NO COMENT

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria e Re: Me mendësi të re dhe në BE

Shqipëria e Re: Me mendësi të re dhe në BE

July 26, 2026
“Besa e thyer si kokërr vezë për Milot-Balldren”, Gjekmarkaj: Investim i premtuar mbi 13 herë nga Rama

“Besa e thyer si kokërr vezë për Milot-Balldren”, Gjekmarkaj: Investim i premtuar mbi 13 herë nga Rama

July 26, 2026
“Grupi i vlonjatëve ia hoqi thonjtë me pinca”, detaje nga pengmarrja e Nertil Buzit në Londër dhe pse prokuroria u tërhoq nga akuzat

“Grupi i vlonjatëve ia hoqi thonjtë me pinca”, detaje nga pengmarrja e Nertil Buzit në Londër dhe pse prokuroria u tërhoq nga akuzat

July 26, 2026
Kurti i përgjigjet Vuçiçit pas mesazhit për ushtrinë serbe: Kosova më e sigurt se kurrë

Kurti i përgjigjet Vuçiçit pas mesazhit për ushtrinë serbe: Kosova më e sigurt se kurrë

July 26, 2026
“Besa s’ka lidhje me sorrat dhe korbat”, Rama: Të vijnë për dorëheqje poshtë penxheres sime deri në 2029-ën!

“Besa s’ka lidhje me sorrat dhe korbat”, Rama: Të vijnë për dorëheqje poshtë penxheres sime deri në 2029-ën!

July 26, 2026
“Thellësisht i tronditur”, Rama reagon për sulmin në Berlin: Shqipëria qëndron pranë Gjermanisë

“Thellësisht i tronditur”, Rama reagon për sulmin në Berlin: Shqipëria qëndron pranë Gjermanisë

July 26, 2026
Një i vdekur dhe 16 të plagosur në Marshimin e Krenarisë në Berlin, reagon Merz: Sulm ndaj shoqërisë sonë

Një i vdekur dhe 16 të plagosur në Marshimin e Krenarisë në Berlin, reagon Merz: Sulm ndaj shoqërisë sonë

July 26, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 27 korrik 2026

July 26, 2026
Furnizoi makinën me karburant dhe pagoi me euro false, arrestohet 24 vjeçari në Rrogozhinë

Furnizoi makinën me karburant dhe pagoi me euro false, arrestohet 24 vjeçari në Rrogozhinë

July 26, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Bulevardi i flamingove dhe qeveria e empatisë

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In