• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama i shpall luftë çertifikatave: Refuzojeni atë copë të shëmtuar letre!

by Java News
05/10/2017 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për mediat të mbajtur paraditen e së enjtes, ka prezantuar masat e marra nga qeveria për reduktimin e burokracive në institucionet shtetërore.

Janë së paku 24 dokumente që hiqen nga praktika burokratike në zyrat e shtetit. Po ashtu, në vijim do të pastrohen edhe të tjera dokumente, të cilat në çdo rast që shteti i këkon nga qytetari, duhet t’i sigurojë po vetë nëpunësi oinline.

Kryeministri u kërkoi publikisht qytetarëve të refuzojnë çdo kërkesë të çdo zyre për çertifikata në letër.

“Duke filluar nga çertifikata personale e familjare. Qytetarët të refuzojnë çdo kërkesë të çdo zyre për çertifikatë dhe lekë dhe të kërkojnë aty në sportel që cilido që u kërkon një gjë të tillë, ta bëjë vet. Çertifikatat personale, çertifikatat familjare janë aty. Vërtetimet e pensionit po ashtu. Konfirmimet për gjendjen aktive të mjetit, vërtetimet për lejet e ndërtimit, kopje e kartelës së pasurisë janë të gjitha dokumente që janë aty.

Aty ku këto dokumente kërkohen, i takon nëpunësit përkatës që t’i sigurojë këto për llogari të qytetarit“, tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se heqja e burokracive të tilla shkurton 56 vjet pritje të qytetarëve për të marrë dokumente. Pjesa më e madhe e vërtetimeve dhe dokumenteve ofrohen me detyrim nga shteti përmes portalit “e-Albania” dhe administratës i është dërguar me shkrim urdhri.

Rama ka deklaruar se masat në fjalë do të ndikojnë edhe tek rritja ekonomike, e cila, sipas tij, lidhet me uljen drastike të peshës së burokracisë tek shpatullat e njerëzve.

“Ndërkohë, ministri i Financave dhe Ekonomisë ka urdhëruar të gjitha institucionet e varësisë që të mos kërkojnë më dokumentet e mëposhtme:

Çertifikatën e regjistrimit

Ekstraktin historik të kompanisë

Vërtetimin për regjistrin e investitorit

Vërtetim për individë të paregjistruar

Vërtetim statusi

Vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit

Dëshmi penaliteti

Dhe të gjitha llojet e dokumenteve që gjenerohen nga sistemi i gjendjes civile.

Për të gjitha këto është shteti, administrata që duhet të marrë masa t’i garantojë përmes sistemit “e-Albania”.

Kjo do të thotë 56 vjet pritje që konsumohen nga qytetarët, kompanitë thjesht dhe vetëm për të marrë vërtetime”, tha Kryeministri Edi Rama. /a.ç

Next Post
FOTOT e rralla/ Të çliruar nga diktatura…

FOTOT e rralla/ Të çliruar nga diktatura...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ëndrra 32-përqindëshe për një parti të re…

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

BALFIN: Karriera e Gen-Z meriton një hartë më të madhe

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

April 7, 2026
Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

Dallëndyshe Bici në SPAK, për çfarë u thirr ish-drejtoresha e IKMT-së

April 7, 2026
Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

Spiunazh dhe koordinata! Rusia dhe Irani kanë bashkëpunuar ngushtë gjatë luftës

April 7, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Dy Epirotë dhe Olimpiada

April 7, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Raporti sekret: Irani kërkon 2 milionë dollarë për kalimin në Hormuz

April 7, 2026
Politika e “aneksit”, në nivel mjeran

Një fajtor për të mbuluar mëkatet e PD me Integrimin. Narrativa e opozitës dhe jo vetëm…

April 7, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

“I bëhet qejfi ndërkombëtarëve dhe opozitës…”, Beqaj në GJKKO: Unë, Veliaj dhe Meta jemi të padënuar, por…

April 7, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In