• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: I lutem shumë Lulzim Bashës… Negociatat nuk çelen vetëm me PS

by A R
11/12/2017 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste ka mbledhur sot Grupin Parlamentar për të diskutuar në lidhje me pasuesin e Adriatik Llallës.

Kryeministri Rama ftoi sërish opozitën për të gjetur një zgjidhje për kryeprokurorin e përkohshëm.

Ai deklaroi se do të presë një bashkëpunim nga opozita për emrin e ri në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, ose në të kundërt maxhoranca do ta zgjedhë vetë me shumicë të thjeshtë pasuesin e përkohshëm të Llallës.

Rama ka pasur edhe një lutje për kryetarin e Partisë Demokratike. Ai tha se PS kërkon ta vërë politikën në funksion të vendit.

“I lutem shumë Lulzim Bashës ta dëgjojë mirë këtë mesazh dhe të marrë të gjithë përgjegjësinë e udhëheqjes së opozitës në drejtimin e duhur. Dhe drejtimi i duhur është çelja e negociatave me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk çelen me Partinë Socialiste, negociatat çelen me gjithë Shqipërinë. Ato nuk jaën një proces që zgjat sa një mandat, por një proces më i gjatë. Sa më shpejt të çelen negociatat, aq më mirë është për Shqipërinë dhe çdo forcë opozitare që aspiron të qeverisë këtë vend” – tha Rama.

Fjala e Ramës:

Integrimi

Duke iu referuar takimeve në Bruksel, Shqipëria gjendet më afër se asnjëherë çeljes së negociatave dhe 6-mujori i parë i vitit që po hyjmë mund të jetë vendimtar për vendin tonë. Morëm vlerësime shumë inkurajuese lidhur me ecurinë e vendit tonë në të 5 drejtimet e përcaktuara nga Komisioni Europian si prioritete kyçe. Nisja e zbatimit të vettingut tashmë është një kusht i plotësuar dhe në muajt në vijim do të japë rezultatët e para të nevojshme për të shtyrë zbatimin e reformës në drejtësi, por edhe vendet e BE drejt një vendimmarrje pozitive.

Lufta kundër drogës

Morëm vlerësim për luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe korruppsionit, çka u konfirmua edhe në takimet e ministrit të Brendshëm, bazuar edhe në rezultatin shembullor në luftën kundër kanabisit, rezultat i konfirmuar edhe nga partnerët. Sot në Bruksel do të dëgjohet drejtpërdrejtë edhe GdF që ka raportin e monitorimit, çka dëshmon që e kemi fituar këtë luftë.

Vettingu në polici

Vettingu në policinë e shtetit që do nisë në janar është pritur shumë pozitivisht në BE.

Kryeprokurori

baza ligjore për zgjedhjen e kryeprokurorit është më se e qartë, por është krijuar një situatë moskuptimi nga ana e opozitës. I drejtohem sërish më thirrjen që ta shfrytëzojmë këtë moment për të shfrytëzuar çdo mundësi mirëkuptimi, për të patur një zgjedhje të mirëkuptuar mes palëvë. E kemi qartësisht mundësinë që ta zgjedhim vetë kryeprokurorin e përkohshëm, njësoj siç mund të hynim në zgjedhjje pa opozitën, por nuk e shfrytëzuam atë mundësi në emër të interesit kombëtar. Qëllimi ynë strategjik është i materializuar në çeljen e negociatave, ndaj është momenti të bëjmë pikënisjjen e një procesi ndërverprimi dhe bashkëpunimi me opozitën.

***

Partia Socialiste ka mbledhur sot Grupin Parlamentar për të diskutuar në lidhje me pasuesin e Adriatik Llallës. Mbledhja është hapur nga Taulant Balla i cili ka kërkuar edhe një raportim nga kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

“Komisioni i Ligjeve ka vërejtur se në ndryshimet Kushtetuese që miratuam me konsensus të gjerë, nuk është parashikuar ndonjë rregullim të posaçëm për ndërprerjen apo zgjatjen e mandatit të Kryeprokurorit” – tha Manja.

Sipas tij, Kushtetuta parashikon vetëm përfundimin e mandatit të tij 5-vjeçar. Manja theksoi se Partisë Socialiste nuk u intereson emri, por mjafton që kandidatët të plotësojnë kriteret.

“Pushtetin e hetimit në Shqipëri nuk e ka më Prokurori i Përgjithshëm, sot fatmirësisht me reformën në Drejtësi ne ia kemi kaluar gjykatës. Pra nuk ka asnjë merak, sepse kontrollin mbi dosjet e bën gjykata” – tha kreu i Komisionit të Ligjeve. /b.d

Next Post
Hapet bypass-i provizor, rinis kalimi i automjeteve në autostradën Elbasan-Tiranë

Hapet bypass-i provizor, rinis kalimi i automjeteve në autostradën Elbasan-Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me cilën protestë do të negociojë Rama? Me atë të ditës apo me atë të natës?

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

July 28, 2026
Rama për “The Financial Times”: NATO të rivendosë kontrollin në veri të Kosovës. Për të dalë nga kjo çmenduri e pafund…!

Të reflektosh jo me fjalë ndaj qeverisjes

July 28, 2026
Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

July 28, 2026
“Ambasada e SHBA, kontakte non stop me ne”, Berisha: Interes absolut për zgjedhjet

PD “leksion” ambasadës amerikane: Mbani qëndrim për protestën, mos rrini si struci…

July 28, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Mora atë që më takonte”, Shehaj flet për grabitjen e dokumentit: Ika me vrap se s’jam kukull unë…

July 28, 2026
Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

July 28, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Skrapari rrezikon të zhduket nga harta! Fushë-Krujës duan t’i marrin dy fshatrat e aeroportit”

July 28, 2026
Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

July 28, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Pushteti nuk fitohet nga dështimi i tjetrit

July 28, 2026
Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com