• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama flet me shifra: 800 mijë vizitorë në parqet kombëtare për 4 muaj

by A R
12/06/2024 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në promovimin e kalendarit turistik veror, kryeministri Edi Rama prononcoi një shifër që sipas tij është tejet domethënëse. Ka pasur një numër të madh të vizitorëve në parqet kombëtare dhe monumentet historike, për 4 muaj.

“Monumentet historike kanë tërhequr 182 mijë vizitorë”

“Më vjen mirë që jemi këtu jo vetëm me përfaqësues të industrisë së turizmit që janë partner të pandashëm, por edhe përfaqësues nga sektori bankar, pushteti vendor dhe nga vendet mike. Këta të fundit padyshim kanë rolin e tyre të rëndësishëm në këtë përpjekjen tonë të përbashkët pasi janë dera e parë ku ata që na vizitojnë trokasin për të marrë informacione.

Një shifër kam dëshirë ta ndaj me ju, se besoj se është tejet domethënëse, shumë kuptimplotë për çfarë po përpiqemi të bëjmë. Por edhe orientuese për si do të shkojmë më tej. Monumentet historike, në 4 muajt e parë kanë tërhequr 182 mijë vizitorë, ndërkohë që Parqet tona Kombëtare Natyrore janë vizituar nga rreth 800 mijë vizitorë. Këto janë shifra marramendëse po të kemi parasysh nga jemi nisur. Jo vetëm që transformimi i vendit do bëhet i pakthyeshëm, por Shqipëria do rrezatojë në këtë rajon shëmbëlltyrën e një vendi që është Europa e Ballkanit.”

“TEA”, do pasurohet me një ‘gjenerator’ të AI

Sa i takon aplikacionit “TEA”, kryeministri u shpreh: “U njohët sot me versionin e ri të aplikacionit, që është një inovacion me rëndësi në turizëm. Do vazhdojë të pasurohet më tutje edhe me një gjenerator të AI, i cili do t’i bëjë të mundur turistëve që të bëjnë personalizimin e planeve të tyre të udhëtimit. Po ashtu që të kenë në dispozicion harta tredimensionale dhe opsione të reja për të pasur një përvojë sa më të plotë. Por nuk është vetëm ky aspekt, ajo që është e rëndësishme të theksohet është se aplikacioni është një pasqyrë atë që ndodh në realitet.”

Platforma digjitale Kombëtare e Turizmit TEA shërben si “udhërrëfyes” jo vetëm për eventet në destinacionet turistike të Shqipërisë, po edhe me shumë njësi shërbimin duke kryer detyrën e një sporteli digjital “one stop shop”.

/a.r

Next Post
“Aeroporti i Vlorës, operacional, në verën e 2025”, Rama liston projektet në infrastrukturë

“Aeroporti i Vlorës, operacional, në verën e 2025”, Rama liston projektet në infrastrukturë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2026
Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

October 3, 2026
Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

October 3, 2026
K*rvat e vërteta të një shoqërie!

K*rvat e vërteta të një shoqërie!

October 3, 2026
Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

October 3, 2026
Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

October 3, 2026
Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

Policia zbardh detajet e helmimit të 6 fëmijëve në një kopsht në Korçë, nën hetim për shpërdorim detyre drejtoresha e institucionit dhe një mjeke

October 3, 2026
Indeksim, rritje pensionesh, apo…/ Çfarë pritet të ndodhë duke nisur nga 1 tetori, ja sa para më shumë do të hyjnë në xhepat e pensionistëve shqiptar

Pensionet në pritje të rritjes, qeveria zbulon çfarë pritet të ndodhë me pagesat për 755 mijë qytetarë

October 3, 2026
Ja shenjat e horoskopit që nuk falin gabimet

Ja shenjat e horoskopit që nuk falin gabimet

October 3, 2026
Polonia përgatit “ligjin para luftës”, ja çfarë ndryshon në rast të një kërcënimi ndaj vendit

Polonia përgatit “ligjin para luftës”, ja çfarë ndryshon në rast të një kërcënimi ndaj vendit

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com