• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sherr në Kuvend për eksodin

by
23/04/2015 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fenomeni i eksodit të shqiptarëve në ditët e fundit ka qenë tema kryesore e debateve dhe akuzave të ndërsjellta sot edhe në seancën parlamentare.

Nga njëra anë Kryeministri Edi Rama e cilësoi eksodin e shqiptarëve drejt Gjermanisë me qëllim për të përfituar azil ekonomik si një akt kriminal i nxitur nga eksponentë që synojnë të bindin shqiptarët se Gjermania do të mund t’u ofrojë azil ekonomik. Referuar rastit të Kosovës, Kryeministri Rama tha se ky fenomen në vendin fqinj u ndalua falë goditjes së këtyre strukturave kriminale, dhe jo për shkak se ekonomia u përmirësua.

Sipas kryeministrit Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur, ndërsa qeveria që ai drejton nuk ka një shkop magjik për të zhbërë çdo keq qeverisje të paraardhësve të tij.

“Ne nuk kemi shkop magjik, çfarë ju shkatërruat ta rindërtojmë, ta vëmë në vend. Ne kemi bindjen e plotë se Shqipëria po shkon në vendin e duhur. Shqiptarët s’janë dele që ti bëni ju bariun. Janë në gjende të gjykojnë dhe të japin vendimin e tyre. E presim vendimin e shqiptarëve në 21 qershor apo kur të doni, jam i bindur të them se në 21 qershor vendimi negativ do bjerë mbi ju, se nuk keni reflektuar mbi atë që bëtë ato çfarë bëtë na i lini neve në kurriz”. Tha në fjalën e tij Kryeministri Rama

Por nga ana tjetër, i ashpër në akuzat e tij ka qenë edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas tij ekonomia e vendit po shkon gjithnjë drejt kolapsit dhe kjo është edhe arsyeja se pse qytetarët po lënë vendin e tyre. Dhe përgjegjës për këtë situatë për Berishën është vetëm qeveria aktuale.

“Sot edhe shifrat e KE, të cilin ne duhet ta pranojmë thonë se shifrat për papunësinë e të rinjve në Shqipëri janë rritur nga 22 në 33 %. Deficit i llogarisë korrente janë rritur, nga 12.6 në 25.6. E dini çdo të thotë kjo, ekonomia është në prag të rrokullisjes. Këto 4 muaj doganat do ta mbyllim me 7.7 mld deficitin. Do ta mbyllim më pak jo me planin, por 12 % më pak se në 2014. Crown Agency ka zbuluar të gjitha skemat e vjedhjes në naftë. Kompania të cilën ju donit ta përzinit ka zbuluar të gjitha skemat e vjedhjes në kontenier, pra është fajtore se zbuloi vjedhjen.” tha Berisha.

Sakaq, kandidati i mazhorancës për bashkinë e Tiranës, njëherësh edhe Ministri ende në detyrë i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj, ka mbrojtur deklaratat e tij se pjesa më e madhe e popullsisë që po largohet i përket zonave të qeverisura nga PD. Duke dhënë fakte e shifra Veliaj tha se kjo vjen për shkak se krerët e këtyre zonave nuk u japing njerëzve ndihmën ekonomike paçka se ajo është gati në bankë.

Redaksia Online

(Javanews.al)

Next Post

Veliaj: PD nxit eksodin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kryeqyteti” i Ditës së Verës, rrugët që bllokohen në Elbasan nesër

Elbasani, kryeqyteti Ditës së Verës

March 11, 2026
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

Akuzohen për trafik dhe shfrytëzim personi, SPAK çon për gjykim tre shtetasit ukrainas

March 11, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Tetëdhjetë vjet dhe një penë ende në punë

March 11, 2026
Familja Cani reagon pas vendimit të Kushtetueses për TikTok: Martini u vra nga papërgjegjshmëria e institucioneve

Familja Cani reagon pas vendimit të Kushtetueses për TikTok: Martini u vra nga papërgjegjshmëria e institucioneve

March 11, 2026
Përrallë me gjela, pula dhe burra trima

A ka vdekur Partia Socialiste?

March 11, 2026
25-vjeçarja i dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, zbulohet letra e fundit: Nuk dua të më lëndojnë më

25-vjeçarja i dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, zbulohet letra e fundit: Nuk dua të më lëndojnë më

March 11, 2026
Spanja shkarkon zyrtarisht ambasadoren në Izrael pas përplasjeve diplomatike

Spanja shkarkon zyrtarisht ambasadoren në Izrael pas përplasjeve diplomatike

March 11, 2026
Lirohen rezervat më të mëdha të naftës! 400 milionë fuçi, pas krizës së karburanteve të shkaktuara nga lufta

Lirohen rezervat më të mëdha të naftës! 400 milionë fuçi, pas krizës së karburanteve të shkaktuara nga lufta

March 11, 2026
Nesër protesta e opozitës, vjen mesazhi i parë i Ambasadës Amerikane në Tiranë: Qëndroni larg tubimit të PD-së!

Nesër protesta e opozitës, vjen mesazhi i parë i Ambasadës Amerikane në Tiranë: Qëndroni larg tubimit të PD-së!

March 11, 2026
Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In